Ambasadorët i shqetëson  vitrina e tymosur e  flakadaneve  dhe jo  skëterra e korrupsionit

Ambasadorët i shqetëson vitrina e tymosur e flakadaneve dhe jo skëterra e korrupsionit

Nga Ndriçim Kulla - 20/04/2024

Protesta duhet të vazhdojë. Edhe unë peronalisht, si qytetar dhe intelektual  jam çdo herë aty me të tjerët.

Atje duhet të ketë shumë dhe më shumë qytetarë. Është më mirë kështu , t’i rezistosh të keqes, se sa të marrësh rraqet dhe të ikësh dhe kështu e keqja do vazhdoj rrugën e  asaj. Prespektiva më e mirë e gjithësecilit është këtu në këtë vend, që nga bukuria që ka dhe mundësirat e tjera për ta bërë të bukur, siç kemi shembuj me popuj të tjerë që e kanë bërë oaz edhe mes shkëmbenjëve.

Duhet patjetër dhe mos u ndikoni  fare nga burokratët e ambasadave perëndimore në Tiranë, që bëjnë rolin e shtetit të errët duke kompromentuar demokracitë e tyre nga ku  kanë ardhur. Ata janë fajtorë, madje shumë fajtorë që me axhendat personale po dëshmojnë se i japin jetë Republikës së Bananeve, që kanë krijuar aktualisht  në Shqipëri, duke shfrytëzuar mizorisht fuqinë e vëndeve të tyre në prapaskenë.

Ata do bënin  të tjera deklarata, në se do shikojnë vendosmërinë e pa tundur në luftën  tonë.  Mesazhet e gabuara dje, të ambasadës amerikane, britanike, europiane dhe italiane në Tiranë për mendimin tim janë një mesazh nxitës, që i japin edhe  më shumë hov zemërimit tonë, duke  nënkuptuar  mbështetjen e hajdutërisë së pushtetit.

“Dhuna nuk është rruga e duhur për të luftuar korrupsionin shtetëror” u shprehën në sintoni të plotë ambasadat perëndimore, sikur kishin parë një keqkuptim  në atë mënyrë se qytetarët kishin dalë aty për lezet, për të festuar karnavalet e pranverës dhe jo për tu shprehur zemërimin hajdutëve .

A thua se qytetarët e Tiranës dolën të protestojnë për një rastë të thjeshtë korrupsioni, për një mitmarrje  ose një veprim rutinë që shkel një ligj, i cili thjesht shkakton një dëm të vogël, kur ndërkohë dihet se bëhet fjalë për pasuri dhjetra milona dollarëshe që u janë rrëmbyer dhe tjetërsuar taksapaguesëve shqiptarë. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se këta burokrat meritojnë si përgjigje zemërimin edhe ndaj tyre të qytetarëve shqiptar. Kjo tregon se dënimi i korupsionit për ta është mbrojtja e korrupsionit.

Kjo tregon se ata e kanë braktisur shpirtërisht dhe zyrtarisht Shqiperinë. Kjo tregon se ata as nuk e duan dhe as e ndjejnë prosperitetin dhe demokracinë e këtij vëndi.  

Nuk është normale, kur nuk thonë një fjalë për drogën, e cila po shkatërron shtetin, po prish paqen dhe rendin, për krimin e organizuar, për mungesën e shtetit ligjor, për borxhin publik, për bujqësine e rrënuar, për arrogancën e kryeministrit, për luftën e klasave, për borxhin e kapriçove të kryeministrit, për kolerën që ka rënë në arsim dhe kulture, por bëhen  të gjallë vetëm kur qytetarët hedhin disa flakadan në derën e kështjellës së korrupsionit të Tiranës?

Një indiferencë tragjike!

I shqetëson vitrina e pushteti, kanavaca e kryeministrit. Ju vjen keq për vitrinën e tymosur nga bloza e flakadaneve .

Nuk i shqetëson skëterra e korrupsionit të pa ndaluar. Bloza   që i kanë bërë qeverisjes së qytetarëve është e zezë sterrë dhe qytetarët duhet ta dinë deri në fund hapsirën e skëterrës së saj.

Ndërkombëtarët me këto qëndrime diplomatike  po frenojnë luftën kundra korrupsionit dhe  kanë tejkaluar saktësisht detyrat e tyre.

Në vend që të monitorojnë qeverinë që jep shembullin e hajdutit pabesueshmërisht  në çdo aspekt monitorojnë opozitën, madje  edhe kur lëviz qepallat.

Kjo tregon më qartë, sa më ska, se Shqipëria aktualisht është një Republikë Bananesh(që në faktë është e tillë vetëm  aktualisht ) dhe të tillë e kanë bërë ambasadorët me qortimet dhe qëndrimet e gabuara herë pas here. Kjo që po bëjnë ata nuk është as këshille, nuk ështe as ndihmë . Ky është presion  dhe  arrogancë .Taksapaguesit e tyre nuk i kanë dërguar në një vend mik që ata të kërcënojnë viktimën që të buzqesh,  kur agresori, që në rastin konkret është hajduti, i sulmon i vjedh apo i diskriminon. Këta ambasador ë nuk janë  kështu përfaqësuesit e taksapaguesëve të tyre në Shqipëri, ata janë të remë. Edhe Papa Francesku aktualisht (At i së Shenjtë), kur Hamasi sulmoi Izraelin gjashtë muaj më parë me pasoja mijëra viktima deklaroi me të drejt, se” Izraeli ka të drejtën e tij të vetëmbrohet “çka donte  të thoshte që të luftoj kundra agresorëve. Po ne qytetarët e Tiranës pse nuk duhet të shpërthejmë, kur përfaqësuesët tonë na kanë grabitur deri në dhëmbje?

Pse duhet të rrimë dhe ta presim mbrojtjen nga qielli ose nga fryma e shënjtë, kur SPAK - u na sfidon me mospërfillje  në zemërimin dhe kërkesat tona për ti vënë nën hetim  zyrtarët që janë kapur me presh në duar, si për inceneratorët ashtu dhe për skanalin 5D ? Pse duhet të presim një besim të tepruar  në kotësi  nga e ashtëquajtuta drejtësi e re, kur e kemi provuar me shembujt më flagërant, se kjo është drejtësia e deziluzioneve  dhe jo drejtësi e vërtetë që vepron me filozofinë e peshores.

Ndërgjegjia ime si qytetar ma thotë me zenërim: Ata nuk  mund të jenë ambasadorë të perëndimit me këto qëndrime, të cilat  nuk konvergojnë me politikat e luftës kundra korrupsionit dhe xhvatjes.Edhe priftërinjtë janë më të qartë dhe më të drejpërdrejt në qëndrimet e tyre. Këtë e them me kuraj dhe zemërim zhgënjyes. Perëndimi dhe kultura e tij e epërme që e kanë shpurë botën në këtë nivel demokratik, kulturorë dhe teknologjik na kanë skalitur të tjera parime dhe norma  në kulturën tone demokratike.  Qëndrimnet e tyre nuk ngjasojnë këtu,përkundrazi.

Ambasadoret perëndimor në Tiranë  në këtë mënyrë po  na predikojnë skllaverinë. Kjo nuk shprehë  dashamirësinë për kombin shqiptarë, por përkundrazi shprehë cinizëmin , shpërfillje  dhe papërgjegjësi të plotë. Këtu nuk bëhet fjalë për një pakicë, por për opozitën shqiptare të diskriminuar deri në sakërficë, për alternatinën ndryshe të Shqipërisë, për të cilën ka nevojë urgjente ky vend, e goditur me rekorde  presionesh dhe trysnish absurde, që e ke të pamundur t’i besosh si të vërteta në shumë eksperienca demokratike në botës perëndimore.

Nuk kam  dyshim se këto lloj qëndrinesh që shprehin vetëm interesa lobuese në vëndet e tyre do ishin në rangun e skandaleve. Si duket ose janë të prirurr të mbyllin sytë dhe   bllokuar veshët, për të humbur lidhjet me realitetin në Shqipëri ose i kanë qëndrimet në raport me ngjarjet këtu sipas manualeve të politikave lobiste

Ne kemi 11 vjet që protestojmë në parlament, në qeveri, në ministri, në bashki për keqeverisjen dhe shtypjen që na bën regjimi dhe çuditërisht ambasadorët nuk kanë parë asgjë. Ne na ka helmuar policia e regjimit me gaz lotsjellës ju keni bërë rolin e të paditurit dhe nuk jeni shprehur sikur nuk kini parë asgjë. Ne po ikim e po ikim dhe po e zbrazim  këtë vend, për shkak të  mungesës së lirisë, drejtësisë dhe mungesë së mirëqënies, ju bëheni të gjallë dhe jepni një mesazh për një realitet që i përket një botë tjetër. Nuk e di  çfare përgjigje do ju jepnit qytetarëve tuaj nëse ata viheshin në dijeni për gëndrimet tuaja në raport me një komb të revoltuar kundra padrejtësive.Të tjera skena dhune do kishim parë me këto rekorde hajnërie po qe se do kishin ndodhur në Athinë, Zagreb, Lubjanë ose Varshavë pa lere më në vëndet tuaja. Aty do kishin marrë flakë edhe ambasadat tuaja kundrejt qëndrimeve të tilla në lidhje me padrejtësi  të tilla skllavëruese.

Këto janë  si receta priftërinjsh në dhomën e rrëfimit që shprehin qartësisht nënvleftësim dhe nuk përcjellin mesazhet që duhet të jipnin anbasadorët e vëndeve të lirisë dhe shtetit të së drejtës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco