Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Edhe 'Zotin' ta kanë blerë! Bëhu vetë Zot, shqiptar!

Edhe 'Zotin' ta kanë blerë! Bëhu vetë Zot, shqiptar!

Nga Gent Strazimiri - 19/04/2024

Vjedhja, korrupsioni e krimi i organizuar, i denoncuar nga Sali Berisha që në ditën e parë që hajnat hynë nëpër zyra, sot janë fakte proçeduriale që i ka dhe prokuroria.

Korrupsioni e krimi në zyra u kundërpërgjigj dhe më së pari sulmoi prokurorët, e gjyqtarët!

Të gjithë ata që guxuan të arrestojnë Saimir Tahirin, të nisin hetimet për dosjet "184", "339" me të gjitha fraksionet që rrodhën prej saj, janë përjashtuar nga sistemi.

Të gjithë ata magjistratë që arrestuan e dënuan Dritan Zaganin, Emiljano Nuhun, lëshuan trafikantin në makinën e Mark Frrokut, nuk bënë zë për "45 vjeçarin e paidentifikuar" të dosjes "Xibraka", janë promovuar!

Janë zotër të sistemit!

Janë personalisht ata që nuk e gjejnë dot "kush ishte kryeministër mbi Arben Ahmetajn", e që "nuk kanë arritur ende zbardhjen" tek ajo pjesa e chat-it privat të 5 Drejtorëve me Erion Veliajn...

Janë këta që, për të totalizuar sundimin e krimit dhe korrupsionit, arrestuan Sali Berishën, të vetmin luftëtar të pablerë e të pableshëm deri tani.

Në këtë vrimë të zezë po rrokulliset vertikalisht një prej shteteve anëtare të NATO-s, nën mbikqyrjen dhe heshtjen bashkëpunuese të të gjithë atyre që kanë për detyrë e paguhen ta ndalin, veçanërisht të atyre që në Shqipëri gëzojnë privilegje diplomatike në kuadër të partneritetit euro-atlantik dhe standardeve demokratike.

Në të njëjtën vrimë të zezë po rrokulliset edhe kredibiliteti i NATO-s, OSBE-së, SHBA-së, BE-së që ky popull i kishte "Zot", e i besonte më shumë se Zotin, pasi prej reagimit të tyre priste dhe merrte më shpejt se nga Zoti udhërrëfyesin e standardeve të demokracisë!ë

Ta kanë blerë dhe "Zotin", kështu që ke veç një rrugë shqiptar: bëhu vetë ZOT!

Dhe ky nuk është një lajm i keq... si çdo qartësi!

KAQ!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco