Zjarri në protestë, është mjet demokratik edhe në Perëndim

Zjarri në protestë, është mjet demokratik edhe në Perëndim

Nga Basir Çollaku - 19/04/2024

Aq dhunë sa alarmohen dynjaja diplomatike, për çfarë ndodhi pranë Bashkisë Tiranë, bëhet nga tifozët, në një stadium lagjeje në ndeshje futbolli nëpër botë, kur u humbet skuadra e tyre. Protestuesit e opozitës ndaj rojtarit krye-korruptiv Erion Veliaj, të Bashkisë së Tiranës, në përballjen me murin policor, hodhën dhe disa ndezëse zjarri në derën e godinës. Duheshin mbase më shumë.

Taulant Balla nuk mungoi me policët maska futur mes turmës për të pengmarrë të rinjtë e Forumit të Partisë Demokratike. Disa prej tyre u zbythën duarbosh drejt shefit. Rinorët demokratë i zbuan. Disa janë shoqëruar. Deputetë të PD e opozitës duhet të mos bëjnë asnjë orë punë tjetër, pa nxjerrë nga komisariatet këdo që kanë rrëmbyer policia.

Përse Zjarri është mjet demokratik ?!

Institucioni i bashkisë është publik! Paratë publike, taksat, i kanë plaçkitur

Dosja inceneratorëve afro 1 miliardë euro

Veliaj u paguan 80 mijë euro në ditë.

Para publike që digjen nga kryebashkiaku dhe drejtorët e tij. Dosja 5D. Deri më tani janë zbuluar nga denoncimi i Belind Këlliçit afro 30 milionë euro të vjedhura.

Para publike që digjen

Tendera drejtorëve e oborrtarëve të bashkisë djegin miliona euro të tjera grabitur nga xhepat e qytetarëve.

Kulla pastrojnë miliarda euro me firmat e Ramës e Veliaj duke djegur prona private e publike.

Edi Rama ka djegur çdo mundësi funksionimi të institucioneve, duke asgjësuar demokracinë.

Dogji balancën e pushteteve.

Dogji proceset e votimit.

Dogji Gjykatën Kushtetuese duke nos u bindur vendimeve të saj, Teatri, Xhaçka etj....

Dogji drejtësinë duke e gjithë kontrolluar.

Dogji të ardhmen e rinisë së vendit duke shpopulluar vendin me një eksod biblik.

Dogji pronat publike duke ua futur nëpër qoka oligarkëve vendas dhe të huaj.

Po djeg mundësinë e Prokurorëve e Gjykatësve të ndëshkojnë familjarët e tij me akuza të rënda korruptive e kriminale.

Në inceneratorin e pushtetit të tij të zi, Rama ka djegur edhe opozitarë qiraxhinj, duke i ricikluar sipas interesit të tij.

Ndaj qytetarët, të zemëruar e revoltuar me të drejtë, duhet të djegin djegiet e Ramës, e Veliajt, duke ndezur jo një zjarr demokratik por përditë e më shumë zjarre në vatrat kriminale e korruptive në bashki, ministri e kryeministri.

Zjarret i fik drejtësia jo qeveria.

Kur ajo bëhet palë dhe amniston të pandehurit e mëdhenj të pushtetit, atëherë çfarë dakortësie e ujdie bëjnë qytetarët!!!

Në Berlin, Paris, Uashington, e kudo, protestat kanë qenë shumë herë, dhjetëra herë më radikale se protesta e opozitës te Bashkia. Asnjë ambasadë nuk i ka kundërshtuar.

Ambasadat në Tiranë, bëjnë mirë të shqetësohen publikisht përse Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk merren në hetim, ndonëse ka dosje pafundësisht tronditëse të ligjshkeljes. Meqë mbështesin shtetin ligjor. Të thonë publikisht se janë kundër tij kur ai nuk njeh Gjykatën Kushtetuese dhe asnjë lloj gjykate. Diplomatë të dashur, nuk mund të ndodhë të mbështesësh të korruptuarit dhe drejtësinë njëherësh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco