Lali Eri, je kapur në flagrancë

Lali Eri, je kapur në flagrancë

Nga Agim Xhafka - 14/04/2024

Në fjalorin e Gjuhës Shqipe fjala “Flagrancë” ka kuptimin:

“Çasti kur dikush kapet në vend duke kryer një faj ose një gabim të rëndë.”

Dhe këtë faj e këtë gabim të rëndë e kanë kryer toga e drejtorëve të Veliajt,të cilët pa urdhërin e kryebashkiakut as frymë nuk marrin. Tashmë kur i madh e i vogël beson 120% që bashkia është fole korrupsioni kryetari në detyrë jo që s’jep dorëheqje,por lëshon mesazhe shantazhi ndaj Ramës deri qarje vulgare për gjoja mosdijeninë e tij në këto grabitje. Të mendojmë një çast sikur Lali do të qe në opozitë dhe bashkia do drejtohej këto ditë nga PD. Me kaq vjedhje ai do lyente me bojë të kuqe kokat e gjithë rilindasve dhe bashkisë do i sulej me molotov,me gurë,me bishta lopatash siç bëri për 700 mijë eurot që gjasme i kishte përlarë Meta.

Fati i keq i tij dhe fati i bardhë i popullit është që Lali u kap në flagrancë. Sado të përdridhet nuk shpëton dot nga rrjeta e drejtësisë. Sado që po ve në jetë atë banalitetin kur gruaja e gjen burrin e saj me dikë tjetër në krevatin martesor e nga bashkëshorti vjen shfajësimi më qesharak:

-O gru,nuk është ashtu siç duket! Siç po e sheh!

Lali je kap në flagrancë! Përdridhu sa të duash. Jo Edit,po tani as Majkos nuk i shkon ndër mend të të bëhet mburojë. Ndaj bëj gati ca bluza të trasha se do ftohet moti javën që vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco