Dedikim njeriut pa emër, kryetarit të partisë hiç!

Dedikim njeriut pa emër, kryetarit të partisë hiç!

Nga Milaim Nela - 30/03/2024

Erdhi pa asnjë kontribut në partinë demokratike në vitin 2004!

U katapultua në postet më të larta duke marrë mbi vete meritat për punët kolegjiale merita që nuk ishin të tija dhe duke shmangur përgjegjêsite në ministritë ku ishte vetë përgjegjës dhe titullar!

Si ministër i transporteve në projektin më të madh dhe me të rëndësishëm infrastrukturor të qeverisë demokratike u akuzua nga opozita e asaj kohe për një abuzim të paktën 200 milionë eurosh proces të cilin e mbylli ju duke u përballur me drejtësinë por me procedura si burracak! E kjo nuk i shkon një ministri të rëndësishëm të partisë demokratike.

Si ministër i brendshëm pavarësisht se ishte titullar në ngjarjen e 21 Janarit 2011 çuditërisht nuk u akuzua asnjëherë nga e majta për 4 viktimat e asaj proteste të dhunshme.

Mori mbi vete meritat e heqjes së vizave të shqiptarëve kur në atë projekt përveç tij merita ishte e një ekipi të madh dhe profesionist gjigant i qeverisë demokratike.

U bë kryetar i Bashkise së Tiranës jo me meritën e tij po falë këmbënguljes se Kryeministrit Berisha për rinumërimin e votave të pavlefshme.

Për arsye që nuk i ka shpjeguar asnjëherë braktisi reformën territoriale në vitin 2014 pasojat e së cilës janë aktuale edhe sot!

Sabotoi protestën e Çadrës në vitin 2017 duke e përfunduar me një marrëveshje 5 orëshe kokë më kokë ku çoi përfaqësuesit e tij si titullarë ministrish, poste në të cilat nuk kishin fuqi ekzekutive as sa mbreti i Libofshës e i raportonin Edi Ramës!

Pasojat dihet - një humbje spektakolare e Partisë Demokratike ne zgjedhjet e atij viti!

La mandatet në Kuvend pa asnjë plan B për opozitën por duke ja lënë fushën e lirë Edi Rames dhe klikës rilindase për te bere ndryshime kushtetuese dhe të ligjit zgjedhor që në terma praktikë i garantoi ''rilindjes’ mandatin pasardhës me pak shpenzime.

‘Misionari’ jo vetëm nuk mësoi nga gabimet por bëri krimin tjetër ndaj të djathtës duke braktisur zgjedhjet lokale të vitit 2019 zgjedhje që në terma realë i hapën rrugën Erion Veliajt për të rrëzuar Teatrin Kombëtar pasi siguroi shumicë absolute në Këshillin Bashkiak.

Udhëhoqi Partinë Demokratike në zgjedhjet e radhës të vitit 2021 jo për ti fituar ato por për të dalë sërish në opozitë, për të vazhduar pasurimin e tij dhe familjarëve të tij!

E them këtë sepse ai pranoi ndryshimet në marrëveshjen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor duke pranuar heqjen e koalicioneve dhe duke fikur fushatën elektorale vetëm 1 jave para zgjedhjeve ku në këtë fushatë kishte praktikisht të njëjtën kompani (izraelite) që këshillonte edhe Edi Ramën.

Duket që ‘luftëtari’ që proklamonte fillimin e betejave që si fillonte kurrë e kishte bërë planin për qeverisje 'koalicioni të madh' me Edi Ramën! Ka shumë gjasa që kjo të ishte vendosur ne takimin 5-orësh të 17 Majit!

Kur nuk arriti të bindte Dr Berishën për këtë hap atëherë i doli në ndihmë negociatori i 17 Majit duke aktivizuar ‘non gratën’ nga DASH!

Këtu ai tregoi anën e tij më të poshtër jo vetëm të pabesisë por edhe karakterit të tij si njeri kur në publik gjoja mbronte Doktorin me deklarata ndërsa nën rrogoz përgatiste goditjen ndaj njeriut më të rëndësishëm të Partisë Demokratike nga krijimi i saj. Por pas 4 humbjeve në krye të opozitës i duhej mbështetja e Dr Berishës për tu rizgjedhur në krye të Partisë të cilën e kishte derguar nga humbja në humbje.

Pasi siguroi rizgjedhjen atëherë mendoi se tani kishte ardhur koha për të prerë dorën që e kishte ngritur aty ku as nuk e kishte ëndërruar!

Shpalli pezullimin e Dr Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Kjo datë shënon goditjen më të rëndë ndaj Partisë Demokratike por nga ana tjetër ju tregoi demokratëve, mbështetësve atyre që i kishte lënë burgjeve dhe stacioneve të policisë dhe kujtoj këtu në veçanti edhe zhdukjen e provave të arrestimit në 3 te natës të protestuesve të Rrugës se Kombit nga ekipi i juristëve të tij.

‘Misionari’ nuk e fshihte më aleancën e hapur me Edi Ramën ku injoroi lëvizjen për dinjitet dhe ringjallje të demokratëve lëvizje që u finalizua me Kuvendin Historik të 11 Dhjetorit kuvend që e shkarkoi nga kryetari i PD-se.

Ky njeri malinj, pa asnjë diskutim shkatërruesi më i madh i opozitës shqiptare por pa pikën e turpit do të organizonte në Pallatin Kongreseve një te ashtuquajtur Kuvend ku pretendonte 5004 delegate ne një salle qe mbante jo me shume se 1958 vete! Edhe ata qe ishin në sallë shumica dërmuese ishin punonjës të bashkisë se Tiranes dhe familjare te mbështetësve të tij pa asnjë të drejte mandati për atë kuvend!

Më 8 Janar te vitit 22 do të blindonte ambientet e brendshme të selisë, seli në cilën dy dyte para kishte instaluar banda kapuçzinjsh të mbështetur me logjistikë nga bandat qeveritare e sasi gazi helmues nga ai i Sandër Kimikut.

Ndaj mbështetësve të partisë së tij do lëshonte një dhunë të paparë me gaz, shkopinj gome dhunë kjo që do ti ndiqte demokratët deri në bulevardin kryesor.

Pa pikën e turpit duke bashkëpunuar me Edi Ramën e zvarriti regjistrimin e kuvendit të 11 Dhjetorit duke apeluar në kundërshtim flagrant me ligjin në gjykatat e regjimit!

Këtë vazhdon ta bëjë edhe sot që po shkruaj këto radhë!

Sot kur si letër higjienike e ka hedhur edhe ai që e ka përdorur në mënyrën më të pështirë e më të pamëshirshme ka mbledhur horrat e gjithë tranzicionit ku spikat Bamir Topi, Spartak Ngjela, Preç Zogaj e figura të tjera qesharake të cilëve as nuk dua të ju a përmend emrin e pretendon të jetë opozite, pretendon të jetë kryetar i opozitës!

Çfarë kllouni!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco