Dita e besës së madhe!

Dita e besës së madhe!

Nga Sali Berisha - 02/03/2024

Në datën 2 Mars 1444, në momente kritike për shqiptarët, u krijua Lidhja e Lezhës. 

Lidhja e Lezhës ishte një aleancë e drejtuar nga heroi ynë mitik Gjergj Kastriot Skënderbe. Së bashku me trima, patriotë dhe shqiptarë që besonin në idealin e lirisë, kjo aleancë u krijua për të shpëtuar Shqipërinë nga pushtimi i Perandorisë Osmane. Besa e lidhur në këtë Kuvend midis princave shqiptarë ishte  pikënisja e shtetit Shqiptar.

Në atë kohë shqiptarët ishin të vjedhur. Në atë kohë shqiptarët dëboheshin nga vendi i tyre.
Në atë kohë shqiptarët nuk kishin liri. Por ata u bashkuan dhe fituan mbi superfuqinë më të madhe të kohës.

Shekuj më vonë, është e papranueshme që shqiptarët të gjenden në situata të ngjashme.
Nëse shqiptarët e Lidhjes së Lezhës triumfuan kundër Perandorisë më të madhe të kohës, është e pafalshme që ne mos ngrihemi sot kundra një bande që na vjedh çdo ditë dhe që çdo ditë dhunon liritë tona dhe dinjitetin tonë, dëbon shqiptarët nga Shqipëria.

Të dashur miq, kjo ditë frymëzon për jetë shqiptarët të bashkohen kundër çdo pushtimi të jashtëm dhe të brendshëm, si ky pushtim i albanofobëve të sektit të rilindjes me në krye Edi Ramën, armik i egër i kombit shqiptar dhe të shpëtojnë Shqiperinë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco