SPAK-u kërcënoi tre gjyqtaret e Gjykatës së Lartë për gazetarin Qyno

SPAK-u kërcënoi tre gjyqtaret e Gjykatës së Lartë për gazetarin Qyno

Nga Flamur Vezaj - 23/02/2024

Tre gjyqtaret e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj vendosën të lënë në fuqi gjithë paligjshmëritë e kryera nga gjyqtarët e dy shkalleve të gjyqësorit për rastin e gazetarit Elton Qyno! Këtë vendim, tre gjyqtarët e dhanë duke kundërshtuar edhe veten, pra vendimin e tyre të dhjetori 2021 për rastin ‘Lapsi’!

Një nga arsyet e Reformës në Drejtësi, ishte edhe unifikimi i vendimeve të Gjykatës së Lartë, për të mos dhënë dy vendime apo tre, të ndryshme, për të njëjtin rast! Kështu që vendimi i Simonit, Pandës dhe Binajt nuk ndryshoje asgjë nga para reformës, pra dy standarde për të njëjtin objekt!

Po kush i shtyu këta gjyqtare të kafshojnë gjuhën e tyre dhe të dalin kundër vendimit të firmosur nga vet ata në dhjetori të 2021!???

Për çfarë u frikësuan gjyqtarët që vendosën pro SPAK-ut, në kundërshtim të çdo parimi të së drejtës së gazetarëve!??

Çfarë problemesh kanë këta gjyqtarë në jetën, punën apo pasurinë e tyre, kush i shantazhoi???

Për mua, e thjeshtë fare, ata u kërcënuan direkt nga Altin Dumani, kreu i SPAK-ut! Si mund të ju kërcënojë një prokuror si Dumani që ka marrë shtëpinë dhuratë nga një fondacion kishtar!!!????

Janë kërcënuar për shkak të pasurisë, pronave në emër të tyre apo të afërmve, parave që kanë në llogari apo edhe komunikimeve me individë të ndryshëm gjatë kohës që ushtrojnë detyrën!

Për të qenë i ndershëm, votën e Ilir Pandës pro SPAK-ut e prisja! Pasi për mua është një gjyqtar politik në atë pozitë, ish-avokat dhe anëtar bordi në disa universitete private duke përdorur pozitën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë! Një gjyqtar pa dinjitet, i pa lexuar, frikacak që nuk i është nënshtruar vetingut dhe normalisht që është i kërcënueshëm dhe shantazhohet lehtë për të dhënë vendime në favor të paligjshmërisë, e duke cenuar rëndë punën e gazetarit!

Por për votën e gjyqtarit Sandër Simoni nuk e prisja kurrë! Nuk arrijë ta kuptoj edhe sot nga kush ka frikë ai!?? Çfarë ka bërë që u kërcënua duke shkelë fjalën (vendimin) e tij! Jam i zhgënjyer dhe më vjen shumë keq ku paska përfunduar edhe ai, duke u bërë pjesë e llumit dhe favoreve për të dhënë drejtësi me dy standarde!

Nuk paska atë guximin që kishte dikur ti thoshte JO paligjshmerisë! Mos ndoshta të kërcënuan për V. Pjetrin??? Sikur e kalove atë furtunë!??? Por jo vetëm kaq.

Sandër Simoni paske harruar vendimin ndaj Shekullit në 2006 të firmosur nga ti dhe 4 gjyqtarë të tjerë, ku në asnjë rast nuk thoshit atëherë të kontrollohen burimet e gazetareve, e të njëjtin qëndrimit kë mbajtur edhe te rasti ‘Lapsi’, por te kolegu Qyno e ndryshove!!!!

E nga ana tjetër unë e kuptoj gjyqtarin Sokol Binaj se ka bashkëshorten kancelare të SPAK-ut dhe normalisht do të dëgjojë gruan për të plotësuar deshirën e Altin Dumanit!

Pra reforma në drejtësi solli këtë slogan, çfarë kërkon gruaja për interes dhe dëshira të Altin Dumanit, i miraton burri (Sokol Binaj) në Gjykatën e Lartë!

Ja pra ku e keni degdisur drejtësinë e re! Ju tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që pranoni paligjshmëri të SPAK-ut, në kundërshtim të vendimit tuaj (lëpitë atë që keni pështyrë)!

Vendoset kundër vendimit te Gjykatës së Strasburgut, e OKB-së e shumë institucioneve që  ngritën zërin për pengmarrjen e kolegut Qyno, terrorizimin e fëmijëve, kontrollin fizik, makinës, banesës, lokalin ku kishte telefonat, sekuestrimin e lodrave të fëmijëve, kompjuter pune etj., etj.!

Kjo drejtësi Nuk i duhet askujt!

#TurpiDoJuNdjekGjithmone#

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco