5 pyetje për Bujar Kapexhiun

5 pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 22/02/2024

1-Protesta e 20 shkurtit me mijëra e mijëra pjesëmarrës tregoi se opozita jeton dhe lufton. A duhet Basha urgjent të dorëzojë vulën?

-E mira, e bukura, e sakta dhe më e mençura është që Basha bashkë me vulën të dorëzohet edhe vetë. Bashkë me shokët e shoqet dezertorë.

2-Këto ditë në media është shfaqur një peticion i disa intelektualëve që duan të censurojnë mendimin e lirë. Po a sillen kështu intelektualët?

-E para, ata tregojnë që nuk janë intelektualë,janë vetë gojëkyçur. Së dyti janë sahan lëpirës e frikacakë dhe së treti si shërbëtorë janë fare mediokër.

3. Ekonomia po shkon poshtë e më poshtë ndërsa leku shkon lart e më lart. Si kështu?

-Për forcimin e lekut sot nuk mendon qeveria se ajo prej vitesh lekun e ka dhënë me koncesion te kontrabandistët, te drogaxhinjtë dhe te hajdutët zyrtarë pranë qeverisë.

4-Rama tha se këto ditë mori leksione nga Erdogani. Të ç’fushe?

-Leksione teorike dhe seminare praktike për autokracinë me nuanca diktatoriale si dhe skemën e betejës kundër gylenistëve.

5-Qeveria po bën një ligj për të amnistuar të korruptuarit. Pse?

-Me planet e të ardhmes që ka SPAK për te arrestuar te korruptuarit e te gjithave ngjyrave qeveria me siguri do e humbasë vendin e pare ne klasifikim si vendi më i korruptuar në Evropë. Pra e kupton çfarë disfate për qeverinë të humbasë një sukses,një vend të parë si vend hajdut. Se në treguesit e tjerë ne jemi të fundit. Me ligjin e ri dalin nga burgu mjeshtrat e korrupsionit qeveritar dhe kështu sigurohet përsëri vendi kampion. Ja pse duhet Amnistia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco