20 Shkurti, fillimi i fundit të neo-putinizmit shqiptar!

20 Shkurti, fillimi i fundit të neo-putinizmit shqiptar!

Nga Milaim Nela - 19/02/2024

20 shkurti duhet të jetë fillimi i fundit të narko-regjimit rilindas!

Protesta e 20 shkurtit nuk është ditë proteste vetëm e Partisë Demokratike por e të gjithë qytetarëve me vetëdije minimale kombëtare!
Protesta e 20 Shkurtit nuk është protestë për Sali Berishën dhe "non-gratën" tij por të gjithë shqiptarët sepse nëse nuk largohet kjo qeveri të gjithë do të jemi "non-grata" në atdheun tonë!

Protesta e 20 Shkurtit nuk është vetëm protestë e opozitës së mirëfilltë shqiptare por e të gjithë shqiptarëve që duan një Shqipëri me shqiptarë dhe jo importe refugjatësh me detyrim!
Shqiptarët duhet të jenë më të motivuar se kurrë për të ndaluar më në fund një njeri që bën marrëveshje personale për zëvendësimin e shqiptarëve me fatkeqët e botës së vuajtur!

Shqiptarët duhet të ngrihen dhe me mjetet demokratike që njeh bota e qytetëruar ti thonë NDAL një rregjimi mafioz që bën "zgjedhje" me 1.6 milione votues në një vend me 1.4 milionë banorë!

Shqiptarët duhet të ngrihen dhe ti thonë ndal një rregjimi që po vjedh pasuritë kombëtare dhe paratë e taksave tuaja në dritë të diellit pa i bërë syri tërr nga drejtësia sepse atë e ka futur në xhep!
Shqiptarët duhet të ngrihen dhe të mos ndalojnë së protestuari deri sa të largohet rregjimi që po fshin historinë dhe kujtesën kombëtare të shqiptarëve pa u ndalur para asnjë bëme antikombëtare!

Shqiptarët duhet të ngrihemi dhe të mos ndalojmë deri sa të largojmë aleatin më të fuqishëm të Vuçiçit dhe armikun më të eger të Kosovës në trojet shqiptare dhe kryeministrin më të mire që Serbia ka patur ndonjëherë në Tiranë!

Me 20 shkurt 1991 hodhëm në tokë përmendoren e kriminelit Enver Hoxha që kishte vrare 6000 shqiptarë burgosur e internuar dhjetëra e mijëra të tjerë por këtë 20 shkurt ne duhet të largojmë bijtë e atyre që kanë larguar jo pak por 50 % të popullatës se vendit që ata filluan ta qeverisin para pak më shumë se 10 vitesh!

20 Shkurti ka edhe një simbolikë tjetër të nderuar miq!
20 Shkurti është ditëlindja HAVZI NELËS, simbolit të PAPËRKUELSHMËRISË ndaj regjimit të baballarève të këtyre që po zhbējnë Shqipërinë sot!
Havzi Nela këtë 20 Shkurt do mbushte 90 vjeç!
Ai luftoi për liri pa bërë asnjë hap prapa sepse liria pêr atë ishte e shenjtë dhe kompromisi me të keqen ishte jashtë çdo imagjinate!
Të marrim pak nga frymëzimi i MARTIRIT!

Në pamundësi për të qenë me ju në këtë ditë të shënuar për arësye krejt objektive do jem me ju çdo sekondë e minutë e do ju bashkohem në momentin më të parë që të mundem.

Kjo protestë duhet të shënojë fundin e indiferencës së atyre të cilëve e keqja nuk ju ka ardhur tek pragu i shtëpisë!
Nëse nuk ngriheni dhe reagoni, të majtë e të djathtë më nuk shtrohet pyetja se a do ju vijë e keqja tek dera por kur do të vijë!
Mos e lejoni këtë!

Mos i jepni mundësi mafias rilindase të miratojë kodin e ri penal me 3fishin e neneve që nëse lejohet do ta fusë vendin në diktaturë shumë më të egër se ajo e para vitit 1990!

Mos bëni eksperimente me jetën e fatin e fëmijëve tuaj por hapini sytë e shikoni çfarë është në horizont!

Mos hezitoni sot sepse nese nuk ngrihemi sot nesër do të jetë vonë!
Shqipëria nuk është vetëm e opozitarëve por e të gjithë shqiptarëve!
Mos e lini Shqipërinë në duar të Edi Ramës dhe beniaminit peng të tij Lulzim Bashës!

Zoti e BEKOFTË Shqipërinë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco