Një tjetër mashtrim i dalë në shesh

Një tjetër mashtrim i dalë në shesh

Nga Erion Dasho - 11/02/2024

Të gjithë shqiptarët u ndjenë krenarë për rritjen e konsiderueshme të numrit të turistëve gjatë vitit 2023. Personalisht, nuk kam dyshim për këtë, pasi tre kolegë pune gjermanë vizituan familjarisht Shqipërinë dhe disa të tjerë po përgatiten ta vizitojnë këtë vit.

Por propaganda e shpifur e Boratit për gjoja 10 milionë "turistë" bën që e gjithë kjo ndjesi pozitive të të kthehet në pështirosje. Greqia, një destinacion botëror i turizmit dhe me përvojë dhjetëra vjeçare, raporton 30 milionë turistë në vit, pra vetëm tre herë më shumë se Shqipëria.

Si shpjegohet?

Tabela e mëposhtme sqaron gjithçka. "Turistët" e Boratit janë së pari gati 6 milionë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ose më saktë, jo 6 milionë, por disa qindra mijëra që kanë ardhur disa herë gjatë vitit në Shqipëri.

Kategoria tjetër përbëhet nga shqiptarë me banim në Angli, Itali, Greqi, Gjermani dhe në vendet e tjera destinacion i emigracionit shqiptar. Këta sipas të dhënave duhet të jenë më shumë se 2 milionë.

Pra, në rastin më të mirë, janë 2 milionë turistë "realë", çka sërish është një arritje e madhe për turizmin tonë.

Nëse nuk do të kishim një demagog mashtrues në krye të shtetit, 2 milionë do të ishte statistika e saktë e turizmit shqiptar. Uroj që ky numër të bëhet 3 apo 4 milionë këtë vit, sepse industria e turizmit shqiptar dhe aktorët e saj të shumëvuajtur kanë të drejtë të shpërblehen për mundin dhe investimin e kryer. Nga zemra u uroj:
Këtë vit më mirë!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco