Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Hiqeni këtë rrangallë të mykur, këtë republikën e vjetër!'

'Hiqeni këtë rrangallë të mykur, këtë republikën e vjetër!'

Nga Artan Fuga - 16/05/2017

Na e hidhni në plehra këtë rrangallë të vjetër!

Cfarë po ndodh në Francë këto javë me zgjedhjen e zotit Macron?

Ai ka vendosur të propozojë ligjin që asnjë deputet nuk mund të ketë më shumë se tre mandate rradhazi.

Pastaj të shkojë në shtëpi, të rrisi ciliminjtë ose të skuqi vezë për mëngjes.

Pse si te ne që ca deputetë të një sistemi vetëm njëzet vjeçarr bëjnë sikur janë pasardhës të një kaste shtetformuese prej disa shekujsh, bëjnë si mise nëpër zona turistike dhe si kalorës teutonë të paheqshëm.

Ikni o na lini rehat, mjaft!

Deputetët do të jenë para taksave njësoj si cdo qytetar, do t'i paguajë detyrimet një më një. Jo si ne ku deputetët, shërbëtorët tanë janë qindra herë më të pasur sesa niveli mesatar i shqiptarit dhe jo më lart sesa niveli i tij kulturor.

Jo më shumë se 15 ministra për një shtet të madh me disa dhjetra milionë qytetarë, në zemër të Europës, jo me administratë të fryrë ku militantët marrin rroga pa bërë asnjë një koqe ve punë.

Na i hiqni qafe parazitët!

Kryeministri nuk është fare deputet dhe nuk drejton fare as partinë në pushtet, por është i rrethuar nga pushtete të tjera që e kontrollojnë dhe ja bëjnë rrupi supi, dhe kokëulur shkon në punë cdo mëngjes duke mos bërë nga mëngjesi në darkë fushata dhe show nëpër televizione servile para gazetarësh super servila nga e keqja për të fituar parà.

Lëre ministrat që shumica do të caktohen nga shoqëria civile, nuk janë deputetë, por funksionarë në shërbim të shtetit.

Bota po lëviz.

Modelet e vjetra të shtetit po i hedhin në kosh, po e rinovojmë demokracinë.

Jetojmë në kohën e Internetit.

Ne na mbajmë në kohën e ujit me pompa të pista.

Hiqeni këtë rrangalle të mykur që mban erë, këtë karakatinë që na ka zënë brenda, këtë republikën e vjetër!

Kush është i lidhur pas saj le të rrijë poshtë qegllave të thyera, hatllave të bëra copë, por lëreni rininë të ndjeki rrugën që po ndjek bota.

Se pse cdo gjë më mban era vjetërsirë dhe si? Duke marrë gjoja ca të rinj pothuajse pa shkollë dhe vendosur si hunj gjoja për t'i dhënë një fasadë rinore karakatinës që kërcet, kalbet, e kanë ngrënë mizat e dheut dhe lëkundet duke na bërë çdo ditë të kemi frikë edhe tërmetin më të vogël që do na e hedhi sipër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

dikush17/05/2017 16:39

Eshte pak si shpejte z.Fuga, qe modelin qeverises te Makronit qe nuk ka mundur te qeverise mire jeten e tij familjare, t'ju a rekomndosh te rijve si nje "republike te re". Te shohim se cfare do te beje ai per Francen qe socialisti Holland e beri nje shtet vasal te Gjermanise, e kur te shohim qe Franca te rimare veten ekonomikisht, mandej te flasim per republika te reja. Gjithsesi, sistemi socialist i deshtuar, nuk mund te prodhoje ndonje "republike te re" progresive. Progresivja nuk vjen me liberalizmin ekstremist moral e social , pasi ky quhet nje regres, dekadence, kthim ne primitivizmin e komunave te kopeve.Nese me parullat e liberalizmit kemi shkatruar bulzen e organizimit te shoqerise, familjen, duke ligjeruar e paraqitur si vlera homoseksualizmin e martesat e crregullta, me te cialt mbyllet cikli i riprodhimit, atehere do te vije puna qe ne vend te njerezve , kete bote do ta popullojne e drejtojne robotet, makinat.
Si nje emigrant shqiptar shtetas europian, shoh tek levizja Makron, shpresen per te shmangur shkaterimin e BE, por tani per tani,kaq mund te jete konsiderata per te. Nese ai do te ndjeke politiken e vjeter te establishmentit tashme te deshtuar, Le Penet do te fuqizohen ne Europe. Retorikave te vjetra te politikave hipokrite internacionaliste socialiste, ju ka dale boja tashme. Tani eshte vertetuar se bota mund te shkoje ne progres me fillozofine popullore, sejcili per vete, e te gjithe per nje. Nese nuk je i zoti te ndertosh jeten tende, mos prit te te ndihmoje dikush.

Arber17/05/2017 03:01

Ky dhe Taku tarallaku vuajne nga "madheshtia" e mendimeve "brilante, akademike, me fjalor folklorik". Njeri hakerrehet "amerikanet do bejne ate e kete e do fusin Saliun ne burg". Ky tjetri e ka me cirakun e Rothchildeve e kelyshin e Merkelit, Macronin e Frances qe do na "reformoka" demokracine. Levizja Naciobaliste Europiane nuk po behet nga Macronet o Fuge, por nga Marine Le Pen, nga Nigel Farage i Brexit, Viktor Orban, Putin, e Trump ne amerike keta jane ata lidere qe po ndryshojne boten, jo konia Macron.

Likja16/05/2017 17:35

Shume dakort me ju z. Prof Fuga.

demokrat pri Kavaje16/05/2017 14:21

OOOO Fuga me ke e ke ti mo b.. q... ?! ça te keqe pe ti nga Sali Berisha qe po i thua derrase e kalbur dhe e honger nga mizat ?!!

vetingu 16/05/2017 14:06

ti nuk je ilire ilire ti je imberthyer nga mashtrimet e rames dhe kastes se tij turp per ty qe ve ne dikutim dhe vertetsin e pr fuges .shqiperis nuk i duhen njerz si ty por si prof fuga

vetingu 16/05/2017 14:06

ti nuk je ilire ilire ti je imberthyer nga mashtrimet e rames dhe kastes se tij turp per ty qe ve ne dikutim dhe vertetsin e pr fuges .shqiperis nuk i duhen njerz si ty por si prof fuga

Dea Kapllanaj show16/05/2017 14:01

Po shikoja tek shijak tv, nje emision me kastriot myftarajn qee ka ber link ne fb e tij. ne studio thote qe bashke me te ishte nje fare Dea, e forumit rinor te PD. Pika emisionit, pronarit te tv, atij dhe Myftarajt, sepse ne 27 min qe foli Myftaraj ajo vetem qeshte, por se hapi gojen fare fare, po fare fare. per cfare e moren ne studio? i ben turp edhe atij qe e mban me para. Ne djall partia e Bashes, sepse e Berishes nuk eshte me prej kohe

Qytetari16/05/2017 13:53

Profesori flet kryesisht per Francen

Ajo16/05/2017 12:32

Jam dakort qe duhet te zhduket njehere e mire republika e kalbur bashke me kalbezuesit qe na morren frymen per 27 vjet, por dyshoj se Republika e Re do vije nga pranimi i ofertes McAllister, pra duke bere kompromis me Ramen dhe " qeverisur" me te per te siguruar " zgjedhje" te lira dhe te ndershme. Besoj nese kjo ndodh, e ashtuquajtura Republike e Re do ta marre virusin vdekjeprures brenda saj qe ne momentet e konceptimit dhe dihet se cfare do ndodhe me pas.

artani16/05/2017 11:20

Ka te drejte profesori.
Jane keta te pa kontrollurit anakroniste qe ideuan 21 Janarin.
Tani po korrin suksesin.
Kane te drejte nuke i kontrollon kushe.
Dje gjykata i njohu parate e pista njerit prej tyre.
Eshte populli qe duhet ti zhduke nga ekranet mediatike.
Duhet populli te marre ne dore fatin e tije dhr ketyre minje arash tu tregoje vendin njehere e mire.
Shenja e pare ishte dje ne Shkoder.
Nuke duhet te ndaloje gjere ne fitoren perfundimtare.
Vetem nje bashkim i largon njehere e mire keto gjakepires qe me paren e fukarase trashin qafen pultroneve te studjeve televizive dhe zyrave te shtetit.
Eshte koha tu ngele ne fyte parja e fukarase.
Momenti eshte tani.
Mos e humbni.

nino 16/05/2017 11:19

basha degjoje profesorin se per keta njerz kemi nevoj e jo per klyshat erilindjes se qelbsirave

Djali16/05/2017 10:55

Le te .marin shkas nga artan fuga dhe te reagoj rilindja le ta degjojme te gjithe se ne te miren tone eshte reagoni mos hezitoni
Kemi nevoj per mendje te tilla te ndritura jo si e rilindjes

admiri16/05/2017 10:10

projekte idealiste te tilla kane nevoje per mbeshtetje shume te madhe ne shoqeri...une mendoj qe ne kushtet aktuale opozita duhet te tregohet me shume pragmatiste...objektivi per zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte me afer realitetit dhe me i mundshem per tu realizuar...n.q.s paketa e propozuar nga ky amerikani i fundit qe erdhi perfshin 4 ministri, zv/kryeminister, kryetarin e KQZ dhe misione monitorimi te policise dhe administrates shteterore (publike) PLUS shtyrjen e zgjedhjeve me te pakten nje muaj nga 18 Qershori, MENDOJ SE OPOZITA DUHET TA PRANOJE...dhe BESOJ se eshte ne te miren e saj ta pranoje...opozita dhe PD ne vecanti eshte prone dhe aset i te gjithe shqiptareve dhe te djathtes ne vecanti...fatet e saj nuk mund te lidhen me interesat dhe deshirat e nje grupi te caktuar njerezish apo drejtuesish...kontrolli, mbikqyrja dhe monitorimi i zgjedhjeve eshte ne rradhe te pare nje proces qe kryhet nga partite politike te nje vendi...ata kane resurset e nevojshme njerezore, financiare dhe intelektuale per ta kryer kete...te huajt jane vetem vezhgues dhe notere te procesit...

thesproti16/05/2017 09:54

bravo Fuga je i jashtezakonshem shkurt sakt dhe qarte na mbyten plehrat

mali16/05/2017 09:54

Ne fakt ojq-istat jane marksistet e sotem ! Ojq-istat jane te vetmin qe nuk ju kerkohen llogari se ku , se si dhe se sa para harxhojne ! Jane vatra te korrupsionit , jane vatra te krimit , jane vatra te pisllikut , jane vatra te ceshtjen te kota !! Funksionojne si mafia ! Xhirot e parave te tyre nuk I kontrollon kush edhe se nga I marrin edhe pse mund te jene para trafiku , para droge , para pengjesh etj , bile nuk e dijne si fitonte paraja me pune ! Keshtu te rinj ishin edhe komunistet , fasaden keshtu e kishin ,po u pa qarte ku e cuan boten ! Ojq-te bashke me politikanet qe cudite rishte hapin fondacione pas detyres shteteterore jane me te rrezikshem se mafia !! Nga zotnit e pjekur e me eksperience qendror ne kembe amerika e madhe e demokratike , ndersa europa funksionon si nje organizat mafioze , qe pasi eshte katandisur e pakontrollueshme nga kufijte , qytetareve europizne u kontrollohet xhepi nga nje grusht bankieresh qe e mbajne ne krize pambarim ! Keto qe thot profesorI jane njesoj sikur akademiket ti zevendesojme me disa te rinj te ojq-ve , ose profesoret me ojq-ista !! Edhe per osamen ashtu thane , I ri e I zI , por bota pa qindramij jete te humbur neper konflikte te sajuara ! Do ti behet bilanci edhe makronit , po jo sot !

Daj Jaku16/05/2017 09:38

Të fundit dolëm nga Turqia, të fundiProfesoromunizmi, të fundit po ecim drejt demokracisë. A e dini përse? Sepse në krye kemi pasur njerëzit më ti poshtër antishqiptarë tip EDrama. Ndërsa Shqipërisë i duhen njerëz si ti Profeso

...2 . 316/05/2017 09:36

Respekte profesor por kujt ja thua nje populli injorant si delet e Edvin Rampalles jo mor jo se te ishim nje popull i cilivizuar nuk e duronim diktaturen per 50vjet por u beme pale me te dhe masakruam njeri tjetrin.
Me vjen keq per disa komentuesa dhe disa portale gazetash qe akoma edhe sot kujtojne se jane si para 27vjetesh.
Por ta marrin vesh mire qe ndryshimi mes partise demokratike qe u krijua nga njerezit qe kerkonin qe edhe shqiperia te jete si evropa , dhe jo si PS -ja qe vazhdon edhe sot te perfajqesohet nga komunistet , kriminelat, trafikantet drogaxhijte ja pra ndryshimi eshe si dita me naten.
Popullit i ka ardhe dita qe keta maskarej ti denoje njehre e pegjithmone qe vendi te qlirohet nga keta kriminela.

Iliri16/05/2017 09:23

Ky ka shkarre!

Shto koment

Denonco