Prapaskenat/ ‘Kongresi i Zi’ i Erion Veliajt!

Prapaskenat/ ‘Kongresi i Zi’ i Erion Veliajt!

Nga Bledian Koka - 09/12/2023

Prej një muaji, enturazhi i propagandës përmes thashethemit i Erion Veliajt, kishte pararendur disa zhvillime në Kongresin e PS të cilat dje jo vetëm u shkrinë si kripa në ujë, por akoma më keq.

Fundi i kongresit solli reminishencat e kongreseve komuniste të prerjes së kokave, ose krahëve!

Thasheshthemi i shpërndarë nga Erion Veliaj, ishte se ai kishte ndërmjetësuar një paqtim të Edi Ramës me Fatmir Xhafajn deri në pikën ku ky i fundit do të rikthehej ministër e ndoshta edhe ministër-zv/kryeministër!

Një natë para kongresit raportohet se Xhafaj madje kishte festuar "rikthimin e bujshëm" në kabinet ndërsa rrugën të nesërmen do t'ia gatiste Erion Veliaj!

Dhe ashtu ndodhi, pak orë para fillimit të kongresit dje u shpërnda me shpejtësi një padi me target Ulsi Manjën, objektivi i parë i Veliajt për t’u goditur dhe me mediat e kontrolluar prej tij që e pomponin lajmin pa ndalim!

Dalja e Ulsiut në panelin e "arritjeve" të Rilindjes në Drejtësi, ishte sinjali i parë për Erion Veliajn që skema për rokadën Manja-Xhafaj, kishte dështuar. Fytyra e kryebashkiakut në momentin e njoftimit të paneleve filloi të merrte trajtën e limonit të shtrydhur.

Edhe sepse ai e dinte që me mbarimin e Kongresit, Edi Rama me duart e tij në SPAK i kishte pregatitur edhe një hallvë në vend të ëmbëlsirës së shumëpritur duke i arrestuar dy drejtorë të afërt te tij në Bashki për djegësit!

I pari Taulant Tusha si krah i djathtë i Veliajt, e i dyti Namik Simixhiu (familjar i afërt i bashkëshortes së Veliajt)! Fatmir Xhafaj u mbështoll akoma më shumë në vetminë e tij në kolltukun askurkundit të caktuar nga partia, ndërsa Erion Veliaj të vetmin ngushëllim e gjeti në krahët Lindita Nikollit që nuk po e kuptonte këtë "dashuri" të papritur të Veliajt kundrejt saj.

Teatri absurd i orkestruar nga Edi Rama edhe përmes refrenit të fjalimit 100 minutësh në Pallatin e Kongreseve lëshoi edhe njëherë mesazhin "ju ekzsitoni për aq sa dua unë".

Erion  Veliaj i cili kishte parashikuar një "hap tjetër" drejt akaparimit të pozitave të tij në PS e qeveri, kuptoi se dita mund të quhej "fitore" për aq kohë sa Edi Rama i preu "krahët" e nuk i dekapitoi "kokën politike" në "satërin" e SPAK-ut!

Autokrati ruajti status-quo që ka caktuar që prej fillimit të mandatit të tretë!

p.s...Rilindasit në fund dolën të kënaqur, mbi të gjithë Elisa sepse nga "Skënderbe" dje e pikturoi Edi Ramën tashmë si "atraksion turistik"!

v.o...vetëm ai, vetëm Erion Veliaj nxinte..., ashtu siç ishte dhe ngjyra e vërtetë e Kongresit për ambiciet e Uriah Hipit në PS!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco