Unë e kam të pamundur të festoj!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Nga Milaim Nela - 28/11/2023

Nga Milaim Nela

Ta përkujtojmë 28 Nëntorin si ditë që na kujton se më 28 Nëntor 1912 u shpall mëvetësia e një Shqipërie gati 4-fish e asaj që ka ngelë sot!

Unë e kam të pamundur të buzëqesh dhe festoj!

Sot, vetëm 11 vjet nga 100-Vjetori i Pavarësisë, Shqipëria është pa pasuritë e saj më të çmuara kombëtare si Porti i Durrësit dhe pjesët e saj më të bukura të bregdetit shqiptar, të cilat, sipas të gjitha gjasave i janë shitur mafias!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sot, 11 vjet pas festimit të 100-Vjetorit të Pavarësisë, Shqipëria dhe Vlora është pa Sheshin e Flamurit - simbolin e shpalljes së pavarësisë, pasi “Rilindja” e ka zhbërë dhe tjetërsuar në park autobusësh! Po zhdukin edhe simbolikën! Për këtë arsye unë e kam të pamundur të festoj!

Sot, vetëm 11 vjet nga 100-Vjetori i Pavarësisë, Shqipëria ka të paktën 1 milion njerëz më pak, me rini në rrugët e botës dhe pleq tē ngelur vetëm, në pallate ku nuk afrohen dot as autoambulanca, as zjarrfikësja! A mund të festojmë zbrazjen e Shqipërisë?!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sot, në 111-Vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar, Shqipëria udhëhiqet nga sekti kriminal më famëkeq që asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte 11 vjet me parë, i cili kontrollon çdo aspekt të jetës së gjithkujt dhe po e shpopullon dhe zhbën Shqipërinë me një shpejtësi të paparë!

Jo vetëm kaq, por po planifikon zëvendësimin e popullatës me të vendosur nga vendet e tjera të botës dhe kjo edhe në marrëveshje me vendet e tjera të Evropës, që kanë sfida të jashtëzakonshme me valët e emigracionit!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sekti famëkeq antishqiptar i “Rilindjes” po feston dhe ka rikthyer simbolet e diktaturës komuniste në arterien kryesore të kryeqytetit shqiptar dhe po na sfidon të gjithëve me yllin e kuq bolshevik dhe po përgatitet të festojë ditën më të zezë për shqiptarët në 100 vitet e fundit siç është 29 Nëntori, dita e çlirimit të Jugosllavisë dhe fillimi i ferrit dhe gulagut komunist 45-vjeçar për shqiptarët!

Unë e kam të pamundur të festoj!

Sot, klika drejtuese e Tiranës mban lidhjet më të ngushta dhe në koordinim me Vuçiçin dhe Serbinë është hedhur ne aksion për zhbërjen e shtetit Dardan përmes luftës për krijimin e një asociacioni që është shkatërrues jo vetëm për Kosovën, por do të ndezë fitilat e luftës në Ballkan e më gjerë.

Unë e kam të pamundur të festoj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco