Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

Projekt-idetë e kohës për webet kulturore, turistike dhe historike i mungojnë qeverisjes së sotme

Projekt-idetë e kohës për webet kulturore, turistike dhe historike i mungojnë qeverisjes së sotme

Nga Ndriçim Kulla - 27/11/2023

Rrjeti duhet të trajtohet si një sistem biologjik.

Nëse 15-20 vite më parë një koncept i tillë shihej me dyshim e nënqeshje, sot ky fakt është pohuar dhe siguruar nga studiuesit më të mirë të këtij argumenti.  

Ndaj, të flasësh për “kultivimin” e internetit nuk është aspak një provokacion apo një mënyrë të thëni.

E kjo, për faktin se “shoqëria në rrjet” ngjan më tepër me atë agrikulturore sesa me “linearitetin” dhe homogjenitetin e epokës industriale.

Zhvillimi i rrjetit nuk është thjesht  i tipit “linear” apo dixhital, ai rritet si një bimë. Kësisoj, zhvillimi i tij fizik është më tepër problem politikash sesa problem financiar; ai kërkon më tepër kulturë njerëzore sesa njohje teknike; më shumë kompetencë në komunikim sesa në elektronikë; më shumë vizion sesa njohuri në informatikë.

Në Shqipërinë e këtyre viteve, nga pikëpamja e infrastrukturës teknike të rrjetit, janë bërë hapa gjigante.

Tashmë, shkollat dhe universitet janë të lidhura që të gjitha me internet, edhe pse një domosdoshmëri për të qëndruar me hapin e kohës është lidhja, të paktën për universitetet,e brezit të gjerë.

Mirëpo, si i janë përgjigjur këtij hapi cilësor faktorët ose strukturat kulturë-formuese kryesore në Shqipëri?

Tema është e gjerë, por le ta nisim me strukturën kryesore, që mund të formojë produkt dhe bazë për kulturën tonë në internet: bibliotekat.

A e kanë parë ndonjëherë në vizionin e kultivimit të tij të vazhdueshëm? A e kanë konsideruar si një bimë që kërkon durim e përkujdesje për t’u rritur?

Pse vallë të gjitha këto probleme të rëndësishme vizioni nuk janë pronë, as edhe e debatit më të vogël të shoqërisë sonë, duke e lënë kështu pemën e internetit dhe të “rrjetit organik” ende të pambjellë, e jo më të zhvilluar?

Që më 4 prill të vitit 2001, pas një pune të gjatë midis ekspertëve, janë formuluar të ashtuquajturat “10 parimet e Lundit” (vendi i takimit në Suedi)”, mbi cilësinë dhe përdorimin e web-ve kulturore, ku përfshihen të gjitha kriteret-bazë për të gjithë agjentët e kulturës (biblioteka, muze, arkiva, institute kërkimore-shkencore etj.), që duhet të jenë domosdoshmërish të pranishëm në rrjet. Ka vite të tëra, që çdo institucion publik e privat i Evropës, qoftë edhe lindore apo ballkanike, kërkon të jetë në rrjet – sipas këtyre kritereve dhe parimeve.

Aq më tepër, që themelorja është se këto kritere janë në vetvete edhe udhërrëfyese të zhvillimit e të integrimit kulturor të çdo vendi drejt integrimit evropian, duke i dhënë më shumë rëndësi identitetit të tij kulturor, historik, etnografik e kështu me radhë.

Por, si një nga produktet më të para që duhet të ndërtonte çdo vend, web-et kulturore të bibliotekave (me produkt dixhital ose të ndonjë lloji tjetër) në rrjet,ëebet e trashëgimisë kulturore dhe historike(shumë të rëndësishme dhe promovuese këto),webet e bukurive natyrore të strukturuara sipas qarqeve ose qyteteve me trashëgimi  kulturopre dhe historike të dallueshme etj,etj , në mënyrë që ata të shërbejnë si bazë për shërbime të qendërzuara te përdoruesi janë ide dhe projekte që I mungojnë qeverisjes së sotëme.   Vizioni i  më embrional  i kësaj ideje do të ishin një webet kulturore modele dhe shumë të pasura në të dhëna dhe metadata, bazuar te parimet, kriteret e vlerësimit dhe të testimit që shoqërojnë “10 Parimet e Lundit”.

Kështu, në radhë të parë, ato do të ishin një produkt shumë i mirë për edukimin dhe mësimdhënien në shkollat tona, ku interneti përdoret për shumë gjëra të tjera, përveçse për edukimin me produkt pedagogjik.

Së dyti, do të ishte produkt shumë i mirë për turizmin kulturor; së treti, do t’u shërbente sektorëve shkencorë dhe atyre studentorë për studime të mëtejshme, duke kaluar kështu një problem të madh social, atë të hendekut dixhital midis atyre që janë në rrjet dhe atyre që s’i kanë mundësi të tilla. Por, tek e fundit, për një përfaqësim dinjitoz – jo mjeran – të kulturës e të identitetit tonë në rrjet.

Detyrë e çdo instucioni shtetëror do ishte shpërhapja e produktit, për të shkuar sa më pranë lexuesi,shikuesit apo turistit që viziton apo që do të dëshironte të vizitonte një vend . E ku është më mirë se në internet që të mund të arrihet një gjë e tillë!

Për sa i përket kësaj arritjeje, pra krijimit të ëeb-ve kulturore, projekte të tëra pesëvjeçare, që nga viti 2001, në fillim me Kartën e Parmës, pastaj me Minervan, që vijoi me Minerva Plus, prodhuan dokumente e manuale bestseller në të gjitha vendet e Evropës, brenda ose jashtë Komunitetit Evropian, për mënyrën e implementimit të një biblioteke dixhitale, për praktikat dhe shembujt më të mirë, për mënyrën e reduktimit të kostove etj.

Shumë vende përfituan edhe nga projekte konkrete ndihmëse në skanimin dhe dixhitalizimin e materialeve të bibliotekave të tyre. E gjitha kjo tregon se ky problem, së pari është çështje vizioni, jo çështje parash, madje problemi i parave është fare, fare i pa konsiderueshëm edhe pse shpesh nxirret si preteks për të justifikuar mugesën e vizionit dhe të shpërdorimit të tyre pa prioritet.

Ndërkohë që ka shumë qendra e firma të njohura botërore që në Shqipëri kanë ofruar ndihmë edhe për infrastrukturën e Internetit, kurse për produktet e tij lihen dhe anashkalohen.

Ku jemi pas afro 20 vitesh, kur në Evropë janë arritur të hidhen e të skanohen (jo më në format pdf), por të afrueshme në format digjital, me miliona libra në rrjet? Pse e kemi nisur me kaq vonesë këtë proces? Nuk e kemi kuptuar në kohë apo nuk e kemi vlerësuar me vizionin që kërkon?

Ka libra të tërë për Shqipërinë dhe shqiptarët, pra për historinë dhe albanologjinë, që ne(sidomos ne studiuesit) i gjejmë të skanuara dhe falas në rrjet nga kolosë të tillë si Google e Microsoft. Ndërkohë që ëeb-i kulturor i Bibliotekës sonë Kombëtare ekziston dhe është goxha i mirë dhe i organizuar, jo më me 10 kriteret ndërkombëtare, por as në nivelin e institucioneve tona publike; në një kohë kur ai duhet të ishte maja e diamantit për paraqitjen dhe përhapjen e vlerave shqiptare në rrjet.

Mos ndoshta nuk ka të ardhura?! Tregu i krijimit të ëeb-ve në Shqipëri tashmë është zhvilluar dhe për shërbimin e jashtzakonshëm që kryen nuk është aspak i shtrenjtë. Në Internet gjithçka duhet të ishte e kapshme, e realizuar në mënyrë të thjeshtë për t’u kapur e përpunuar, jo siç është sot.

Gjithçka do të ishte e kapshme për gjithkënd: për mësues, nxënës, studiues, udhëtues,turistë ,madje edhe për ata me aftësi të kufizuar; e jo siç është sot: vetëm për ata që e gjejnë CD-në, apo për ata që duan t’ua japin atë. Sot sociologë e filozofë thonë prej vitesh që edhe shoqëria ka arritur të ngrihet në rrjet, e jo më një institucion i saj. Sot – për të perifrazuar Adam Smithin dhe “Pasurinë e tij të kombeve”, një rrymë e tërë filozofike thotë se “çdo komb tashmë duhet të zotërojë pasurinë e tij të rrjeteve” (duke u nisur nga bestselleri i Yokai Benkler, “Pasuria e rrjeteve”).

Ja se përse është urgjente nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit të ndryshojë njëherë e përgjithmonë mendësinë që ky vizion të revolicionarizohet ku ,të parashikohen urgjentisht madje mundësisht që në  vitin a ardhshëm projekte të tilla.

Para dy viteve unë me shumë përkushtim paraqita nje projekt ide Ministrisë së Kulturës  ti  paraprinte duke parashikuar projekte të tilla, por nuk pata asnjë përgjigje dhe asnjë reagim mbi të.Ndjej keqardhje për mënyrën si vriten idetë e kohës, por sërish kam mirkuptimin dhe dashamirësinë time për ta zgjuar sërish këtë ide. Mjedisi informatik shqiptar thërret me forcë për mosaftësinë e thithjes së kapaciteteve të tij nga ana e këtyre institucioneve.

Ja pse kultura jonë nuk ka pse të zvarritet më, pasi në epokë të tilla – që ndryshojnë shumë shpejt – kjo zvarritje kthehet në dënim. Ja pse pema e saj e moçme dhe e fortë – që u ka rezistuar shekujve – duhet t’i rezistojë edhe sfidës së botës së sotme dixhitale.

Le ta mbjellim, ta rrisim dhe ta kultivojmë atë ashtu siç i ka hije kulturës sonë kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco