Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Ortakëria e dymetroshëve dhe fytyra tipike e 'rilindësit'

Ortakëria e dymetroshëve dhe fytyra tipike e 'rilindësit'

Nga Erion Dasho - 25/11/2023

Shkurtesa BB për shqiptarët është bërë prej kohësh sinonim i Big Brother, por ky status i sotëm nuk ka lidhje me reality show-n e famshëm.

Lidhet me një tjetër show, veçse jo zbavitës, por tragjik, një show famëkeq i cili ka 10 vjet që shkund xhepat dhe rrënon shëndetin e shqiptarëve.

Është partneriteti midis dy burrave dymetroshë, njëri prej të cilëve qeveris shqiptarët prej 10 vjetësh, ndërsa tjetri gjatë katër prej këtyre viteve ka qeverisur shëndetësinë, ndërkohë që gjashtë vitet e tjerë ka mbajtur poste pëllumbash.

Është e qartë se shkurtimi BB nënkupton në këtë status ortakërinë politiko-korruptive të Boratit dhe Beqes së vet të koncesioneve.

* * *

Çfarë e bën kaq të famshme këtë ortakëri?

Historia e koncesioneve në shëndetësi është një prej kapitujve më të errët, në mos më i errëti, i historisë së korrupsionit politik në Shqipëri.

Bëhet fjalë për gjysmë miliard euro që zhvaten prej sistemit më të varfër shëndetësor në Europë! Prej sistemit që financohet me më pak se 300 euro për frymë (10 herë më pak se mesatarja e BE-së)! Për më tepër, më shumë se gjysma e këtyre pareve dalin direkt nga xhepat e qytetarëve në formën e shpenzimeve private!

Edhe në vitin 2024, kur koncesionet janë në hetim nga SPAK-u, mbi 15% e buxhetit të shëndetësisë (60 nga 400 milionë euro) i dedikohet koncesioneve zhvatëse!

Edhe pse ekzekutuesi i koncesionit të sterilizimit ndodhet në paraburgim prej disa muajsh, sërish mbi 15 milionë euro parashikohen si pagesa për kompaninë e tij gjatë 2024-ës!

Por ortakëria BB është e famshme (ose famëkeqe) edhe për një arsye tjetër.

Ndërsa B-ja e parë, Borati, i ka flakur si limonë të shtrydhur gjithë ortakët e mëparshëm, duke i lënë të dergjen burgjeve, ai po e mbron me fanatizëm të pashoq B-në e dytë!

Në kohën kur ortaku i vet me të cilin udhëtonte "rastësisht" sa në Itali dhe sa në Vjenë, ndodhej në paraburgim, Beqja menaxhonte miliardat e ndihmës europiane për Shqipërinë!!!

Në kohën kur ish-vartësit e vet në Ministri, specialistë të nderuar (një prej të cilëve tashmë pensionist), dënoheshin me arrest shtëpie ose detyrim paraqitje, Beqja emërohej si përfaqësues i Shqipërisë në grupin negociator të anëtarësimit në BE!!!

Kjo sepse Beqja mishëron tiparet më karakteristike të rilindësve:
》Së pari, ai nuk akuzohet për ndonjë "vjedhje xhepash", por për një hajdutëri të përmasave kolosale. Rilindësit e vërtetë nuk merren me vogëlsira!
》Së dyti, Beqja është fytyra tipike e rilindësit shqiptar, ose më saktë, mungesa e saj. Beqja është një mashtrues i pafytyrë që as skuqet dhe as zverdhet para asnjë akuze.
》Së treti, Beqja nuk ka asnjë skrupull t'i lëpihet Boratit si një servil i bindur, sistematik dhe pasionant.

Këto veçori, por mbi të gjitha shkalla e krimeve për të cilat akuzohet Beqja dhe dëmi që ato i kanë shkaktuar shëndetit dhe jetës së shqiptarëve janë të paprecedentë.

Përballë një drejtësie të pavarur krimet për të cilat akuzohet Beqja mund të përkthehen në dënime dhjetëra vjeçare pas hekurave. Me konstitucionin e vet psikologjik, qartësisht të thyeshëm, Beqja mund të përfundonte në një të penduar të drejtësisë që do të merrte pas vetes në greminë edhe Boratin.

Kjo e fundit, ndoshta e bën Boratin mbrojtësin më fanatik të Beqes së vet të koncesioneve duke e kthyer atë në të përkëdhelurin e madh të SPAK-ut!

* * *

Disa vjet më parë kur u pyet nëse ishte apo jo hajdut, Borati dha përgjigjen kontroverse që u bë objekt humori dhe memesh: "A keni parë ndonjëherë një hajdut dymetrosh?!"

Sot kur shohin Boratin dhe Beqen e vet të akuzohen për gjysmë miliard euro hajdutëri, shqiptarët jo vetëm që nuk kanë dyshim se hajdutë dymetroshë ka, madje edhe po binden se këta të fundit nuk paskan qënë as të paktë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco