Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

Tam-tamet e Sulltanit dhe diaspora patriotike

Tam-tamet e Sulltanit dhe diaspora patriotike

Nga Agim Nesho - 23/11/2023

Takimi i Samitit të Diasporës Shqiptare nuk ishte veçse një grand showi Ramës, i cili ka nevojë për diasporën vetëm për të treguar se është vetëm ai që mund të mbledhë dhe të jetë lideri i shqiptarëve në botë. Midis propagandës së regjimit, përdorimit që i bëhet diasporës dhe njerëzve të zgjuar dhe të mirë të diasporës të cilët duan pa kushte mëmëdheun e tyre, fiton gjithmonë demagogjia.

Autokrati i ri i Shqipërisë, Rama, ka treguar se nuk ka asnjë vizion në lidhje me diasporën. Ai ndjen nevojën ta përdorë atë për qëllim të pushtetit të tij, por jo në mënyrë që diapora të ndjehet afër me vendlindjen. Ai e konsideron diasporën të pafuqishme për të bërë investime në Shqipëri, nuk ju krijoi asnjë mundësi ose strategji, por vazhdon të favorizojë sheikët dhe individët e fuqishëm që i krijojnë “komfort personal”.

Rama nuk ka ndërtuar asnjë strategji si për të forcuar diasporën, organizatat e saj për ti fuqizuar ato si grupe influence në vendet e rezidencës për interesat e kombit, por merret me individë që përkrahin atë dhe lobojnë për regjimin e tij. Ai dhe ministrinë e Diasporës e krijoi, harxhoi dhjetëra million euro dhe e mbylli se nuk i pëlqeu ministri që e drejtonte atë. Rama nuk ka ditur (ose nuk ka dashur) ta përfshijë diasporën për investimet e reja teknologjike dhe prurjen e investimeve për ti mundësuar brezit të ri të rikthehet në Shqipëri dhe të japë kontribut në përparimin dhe zhvillimin e kombit. Vizioni i tij është ta kthejë Shqipërinë në një oaz turizmi, ku ai dhe oligarkët e tij të jenë pronarë ndërsa shqiptarët të ikin për mbijetesë dhe ndoshta të kthehen për të harxhuar kursimet e tyre në pronat e rezorteve luksoze të turizmit, ku luksi i sheikëve dhe pasuritë e cmendura të kompanive offshore do zbehin shkëlqimin e atdheut të tyre.

Samiti i Diasporës ishte vetëm një ide propagandistike e kastës në pushtet pa pjesëmarrjen e opozitës që përfaqëson gjysmën e vendeve. Cmimet e Shqiponjës që për shumë pjesëmarrës ishin të merituara për kontributet dhe talentet e tyre mbresëlënëse, ishin kombinuar me të njëjtat cmime për klientët e kryeministrit si cmimi për Abazovicin,i cili më shumëështë përfaqësues i idesë anti-Shqiptare për Ballkanin e Hapur apo kishën serbe sesa ka një kontribut për Shqiptarizmin. Nuk besojmë se shprehja e tij se “Rama është babai i kombit’ ta bëjë atë të vlefshëm ti bashkohet elitës së kombit Shqiptar.

Në këtë show mediatik të Ramës mungonin dy gjëra të rëndësishme: Mosangazhimi i pushtetit për realizimin e detyrimit kushtetues për pjesëmarrje të diasporës në zgjedhje, si dhe mungesa e një kritike konstruktive për statusin e mjerueshëm të demokracisë Shqiptare ku shteti ështëi kapur, parlamenti nuk funksionon dhe jemi në krizë kushtetuese, si dhe për shkaqet e largimit të 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria.

Shqiptarët e talentuar të Diasporës, si njerëz të botës së lirë dhe me mundësi të influencojnë në atdheun e tyre, mbetën të heshtur kur panë përfaqësues qesharakë qëi thurnin lavde Ramës për rolin e tij parësor në kombin Shqiptar.

Për kombin nuk mund të bësh kompromise dhe ti përshtatesh konjukturave. Për më tepër kur sot ky komb po ndjen rrezikun e humbjes së pluralizmit dhe demokracisë. Nesër do të jetë vonë. Samiti tjetër i diasporës do të bëhet vetëm virtual dhe vetëm me një fjalim të Autokratit Shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco