Përse prej tri ditësh, Rama i përvishet Albin Kurtit!

Përse prej tri ditësh, Rama i përvishet Albin Kurtit!

Nga Sali Berisha - 03/06/2023

Ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjetër.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.

Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklarata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën. Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco