Masakrimi i zgjedhjeve dhe maskarenjtë e medias

Masakrimi i zgjedhjeve dhe maskarenjtë e medias

Nga Hysni Gurra - 26/05/2023

Nëse gazetarët dhe opinionistët që bëjnë të mençurin në studiot e mbrëmjes do të thonin dy fjalë për:

1. Faktin se partia e Tom Doshit mori 84 mijë vota. (ndoshta për shkak të programit)

2. Zarfin me lekë që shkoi te secili prej 650 mijë pensionistëve para zgjedhjeve

3. Për rënien historike të euros gjatë fushatës zgjedhore.

4. Për ngritjen e rrogave në fushatë elektorale (në kundështim me ligjin.)

5. Për presionet dhe frikësimin e administratës në zgjedhje.

6. Për kërcënimin publik të Kryeministrit që zonat që do të votojnë për opozitën nuk do të kenë fonde.

7. Për mobilizimin e kriminelëve në zgjedhje.

8. Për përdorimin e të burgosurve në ditën e votimit.

9. Për vënien e policisë në shërbim të partisë në pushtet.

10. Për ministrat që boshatisën ministritë për 4-5 muaj dhe shkuan në fushatë….

Nëse do të merreshin me këto çështje ose me disa prej këtyre çështjeve ose makar me një prej tyre, do t’i benin një shërbim të madh vetes se opinioni e ka të qartë se çfarë zgjedhjesh janë bërë në Shqipëri më 14 maj.

Në vend që të venë alarmin se deri ku mund të arrijë Rama në zgjedhjet parlamentare të 2025 për të deformuar vullentin e zgjedhësve, “analistët” “analizojnë” zgjedhjet a thua se janë zhvilluar në kushte barazie. 

Harrojnë që Berishën me gjykate, KQZ, KAS, nuk e donin në zgjedhje.

Eshtë rast i rrallë që edhe raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë është më kritik se “analistët” shqiptarë. 

Sot gazetarët dhe analistët me ose pa dashje po bëjnë lojën e Ramës ose kanë rënë në kurthin e të qenit “interesant”.

Në vend që të merren me çështjet e shkatërrimit të zgjedhjeve, një pjesë e “analistëve” merren me çështjen e shkatërrimit të opozitës. 

Në vend që të përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes: Pse me Ramën kryeministër standartet e zgjedhjeve po vijnë duke u rrënuar, “analistët” shohin filxhan dhe sipas filxhanit të tyre; masakrën zgjedhore e ka bërë opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco