Kronikë nga Shqipëria e vitit 2023

Kronikë nga Shqipëria e vitit 2023

Nga Sonila Meço - 27/03/2023

"Pal Kola është 60-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike orët e para të mëngjesit të sotëm pranë godinës së Top Channel.

Ai punonte roje në këtë televizion, dhe në momentin që autorët kanë shtënë me breshëri AK-47, i ndjeri ka qenë duke u ngrohur me ngrohëse brenda kabinës së tij.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari priste të dilte në pension teksa ishte i lumtur që kishte gjetur një punë me të ardhura minimale.”

I ka të gjitha ky tekst kronike nga lajmet e mëngjesit, mjaftueshëm t’ja bëjë copë zemrën edhe më të pandjeshmit. Si erdhëm deri këtu, në vrasjen e një të pafajshmi me “bukë në gojë”, në derë të një televizioni kombëtar, pjesë e rëndësishme e historisë mediatike shqiptare me breshëri kallashnikovi, zbrazur me urrejtje e mllef pa pyetur nëse plumbat preknin fasada xhami, shtylla hekuri a trup njeriu në punë të vet?

Në një vend pa konflikte etnike, fetare, racore, pa kërcënim territori, jo në luftë, sovran: Shqipëria, kjo skenë masive krimi.

Rrethojeni me shiririta të verdhë nga Hasi në Konispol!

Vrasësi dhe viktima janë skenari i përsëritur i “filmit”: “Kokat hëngshin!”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco