Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bashkë me kë, moj vajzë?

Bashkë me kë, moj vajzë?

Nga Mehmet Elezi - 23/03/2023

Ndodhizë në rrugë.

- Bashkë me kë, moj vajzë? - pyet qytetari.

Vajza është e gjatë, e bukur, vështrimin guximtar. Mbase studente. Te Biblioteka Kombëtare, përballë një burri të shëndoshë që thotë s’ka si Lali e i fryn klarinetës, të zgjat një fletushkë. Ftesë me mbështetë një parti, që u quajtka “Bashkë”. Me vajzën është një grup. Te Qendra Turdiu një tjetër grup.

Dialogu vijon pak a shumë:

- Bashkë me opozitën a me pushtetin?

- Jemi në opozitë.

- Atëherë bashkohuni me koalicionin opozitar.

- Janë njësoj të korruptuar.

- Kush ju financon?

- Partia “Bashkë” ka njëmijë anëtarë. Ata.

- Druaj se ju financojnë taksat tona. Që i mbledh bashkia. Ose djegësit (inceneratorët). Ju i merrni vota opozitës.

Vajza ngul këmbë se janë të pavarur. Se duan të japin shembullin e një politike “të re”.

Qytetari i thotë nëse doni të votoni për Ramën e Veliajn, është e drejta juaj. Por bëjeni hapur, mos bini pre e lojnave të pista.

Prapë:

- Si dolët nga hiçi pikërisht në prag të zgjedhjeve, kush jua derdh paret?

Pyetjet nuk vdesin, thotë Pablo Neruda.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco