Regjimi dhe Yuri Kim vulën nuk mund ta kthejnë dot në kauzë dhe ëndërr!

Regjimi dhe Yuri Kim vulën nuk mund ta kthejnë dot në kauzë dhe ëndërr!

Nga Ndriçim Kulla - 21/03/2023

Kjo që ndodhi dhe po ndodh me vendimin politik që mori regjimi i instaluar qartësisht me ndihmën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim është sa tragjike aq edhe komike dhe që mund t'iu vlente shumë si subjekt regjizorëve të Hollivudit. Kjo që po ndodh me vulën dhe me stërkëmbëshat dhuruar Alibashajve dhe kompani më kujton romanin e shkrimtarit japonez Seicho Matsumoto të lexuar në femininë time i cili ka për subjekt intrigat skizofrenike që bëhen për t'iu fshehur një krimi. 

A është rrëmbi i vulës së një partie politike një krim elektoral e grabitur nëpërmjet makinacioneve të pa imagjinueshme juridike duke ua dhuruar çakenjëve të uritur si një kërmë per ta lëpirë? 

Jo vetëm se është një krim elekotal me regji të pushtetit i realizuar nga gjykata dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve por koha do çuditet dhe do tallet me marrëzit paradoksale të këtij regjimi në kurriz të rrënimit të demokracisë. 

Alibashët duan të faktorizohen në mënyrën më të rrejshme. Morën një kockë por nuk duhet harruar se në të ardhmen do faktorizohen edhe më për së keqi se çfarë janë. Do jenë një histori turpi në analet e demokracisë shqiptare, por edhe më tej, gjithashtu edhe një histori mallkimi për vuajtjet që iu shtuan edhe më tej demokratëve me mercenarizmin e tyre në shërbim të regjimit.

Maks Weber, filozofi më i përcaktuar i studimeve politike i ka përshkruajtur partitë politike frymë, frymë, që krijohet nga idetë të cilat frymëzojnë projekte politike për të transformuar shoqërinë. Frymën e krijon shoqëria e mbarsur nga nevojat e ndryshimit ekonomik dhe kulturorë.

Neve tashmë, nuk duhet të na mbetet në mëndje trubullira dhe dëshpërimi, se diktatura e instaluar rrëmbeu vulën. Vula nuk është asgjë në raport me frymën që njerëzit tashmë kanë krijuar. Vula është një formalitet dhe nuk e zëvendëson dot kurrë thelbin e frymës. Ajo është tashti një vegël pa rëndësi në duart e renegatëve dhe nuk ka asnjë mundësi ta ndalë forcën për ndryshim. Do jetë keq, shumë keq, sikur tek disa nga mbështetësit e kauzës së përbashkët të zmadhohet rëndësia e saj, sepse mund të kthehet edhe në verbëri që mund t'i vërdalloset çdokujt nëpër këmbë. E atëherë çfarë mund të ndodh ëme qëllimet tona? A do na mbetej forca e duhur të vazhdonim më tej? Ndokush kështu edhe mund të mbetej në baltën e dëshpërimeve. 

Prandaj le ta kemi në duart tona më të motivuar se kurre fatin tonë dhe retorikën ta zvndësojmë me trokitje derë më derë tek çdo njeri dhe çdo familje. 

Të "bashkohemi" në ditët e ardhshme dhe t'ia lëmë kopilin e turpit në prehër Edi Ramës, Elona Mihalit, Astrit Kalasë, Irida Kacerjes, Ilir Rusmailit, Ledio Brahos, Koli Beles…dhe zonjëzës tek "Rruga e Elbasanit". Fitohet me mençuri dhe qetësi. Kjo i ka bërë të gjitha kryeveprat në histori. Kjo i ka fituar të gjitha luftërat. Po e menduam veten thjesht si viktimën e një padrejtësie të madhe që po na bën regjimi do bëhemi viktima të Edi Ramës dhe të të palës tjetër Yuri Kim.

Të ndihmojmë me të gjitha forcat të fitojnë të gjithë kandidatët e primareve në gjithë Shqipërinë, të cilët janë produkt i një procesi demokratik model. Yuri Kim dhe Edi Rama na bënë një nder shumë të madh me prezencën e njerëzve të tyre të ankthshme në gjykatë, prezencë kjo që zbuloi dhe vulosi para syve të shqiptarëve presionin për të përjashtuar gjysmën e shqiptarëve nga votimet. Por në të njëjtën kohë na zbuloi para syve përmendoren e përmbysur të Reformës në Drejtësi, të cilën ata e krijuan si një instrument për luftën e klasave kundra demokracisë politike. Lulëzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë ndonjë parti. Ata kanë në duart e tyre një copë mishi me erë. Nuk e di si mund ta quash parti atë krijesë të rreme me sjellje fatale të sajuar nga diktatura e instaluar me ndihmën e pa kursyer të Ambasadës Amerikane në Tiranë?! Këto janë fjalë që jo thjesht thuhen, por fillimisht ndihen. 

T'i përulemi të gjithë fitores së nesërme! Por për të arritur fitoren tashmë duhet mënçuri, trimëri, besim dhe qëndresë. A nuk e arriti Albin Kurti i vetëm në mënyrë spektakolare këtë fitore në Kosovë? Çfarë nuk i bënë Albinit ambasadorët kryeneç dhe tekanjoz?! E pa mundësuan për të qenë edhe parlamentar i Kosovës me ligjet e dhunshme që i imponuan, por ai fitoi më thellë dhe sot është kryeministër dhe aktor me rëndësi ndërkombëtare.

Kjo është një dëshmi e pa masë se çfarë është vullneti popullor. Kjo është një provë se Amerika gabon, gabon shpesh madje, kur diplomatët e saj bëhen të paarsyeshëm dhe arrogantë në situatë interesash, por nuk e përmbysin dot kurrë vullnetin e lirë të njerëzve në demokraci. Sepse s'ka si e përmbys, pasi filozofia që e drejton atë vend të madh është pikërisht demokracia. Ndaj ne të bëhemi më fortë në vetëveten tonë dhe jo viktimat e dyshimit të verbër, sepse vula nuk bëhet dot kurrë kauz dhe ëndërr. Ka rëndësi e vërteta që ne jemi.

Ne e dimë tashmë që kemi përballë një regjim despotik dhe një faktori konjiktural amerikan, shumë armiqësore me ne, i cili e krijoi dhe po vazhdon ta mbështetë padrejtësisht me çdo mënyrë këtë regjim, duke shkelur me arrogancë çdo arsye parimore! Pse e mbështet vallë dhe pse po ndeshet me arsyen dhe interesat e veta Amerika?! Koha do ta ndriçojë qartësisht këtë poshtërsi para syve të të gjithëve kur të sjellë fitoren. 

Por ne tashm֝ë në këto zgjedhje le t'i besojmë vetëm vetvetes më shumë se të tjerëve, vetvetes, që të na ndriçon mendjen dhe na jap forcë në udhën tone të drejtë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco