Kë zgjedh Berisha dhe kë zgjedh Rama

Kë zgjedh Berisha dhe kë zgjedh Rama

Nga Hysni Gurra - 21/03/2023

Çdo krahasim çalon dhe krahasimi mes Berishës dhe Ramës në zgjedhjen e ekipit është krahasim pindarik.

Nëse fjala vjen Berisha zgjidhte për ministër të Financave Ridvan Boden, - Rama zgjodhi Ben Ahmetajn dhe Delina Brahimin. A mund të krahasohen? 1000 vite dritë larg - njëri tjetrit.

Nëse Berisha kishte ministër të Brendshëm Sokol Olldashin dhe Bujar Nishanin, Rama zgjodhi për ministër të Brendshëm (madje e quajti më të suksesshmin) Saimir Tahirin. Nëse karriera e Nishanit përfundoi si kryetar shteti, karriera e Tahirit përfundoi sa në burgun e Lushnjës aq edhe në atë të Fierit.

Nëse Berisha zgjidhte Aldo Bumçin ministër drejtësie, Rama zgjedh Ulsi Manjën…për ma nalt o burrë, për ma nalt…

Nëse për ekonominë, Berisha zgjidhte për ministër Genc Rulin, ky lideri i madh zgjedh.., ndjesë se nuk po më kujtohet emri.

Nëse për ministër të Jashtëm, Berisha zgjodhi Besnik Mustafajn dhe Lulzim Bashën, Rama zgjedh Olta Xhaçkën dhe Gent Cakën. E kuptoni sa poshtë ka rënë pazari i diplomacisë?

Nëse për ministër të Arsimit, Berisha zgjodhi Genc Pollon dhe prof. Myqerem Tafajn, Rama zgjodhi zonjën Kushi dhe Besa Shaninin. O tempora o mores do të thoshte edhe vete Enver Hoxha.

Është e kotë të skanosh listën e dikastereve, mjaft të shohësh kë zgjedh për poste kyçe lideri global.

Nëse Berisha zgjodhi për kryetar shteti (në kushtet kur nuk i kishte votat, Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin), një herë pati rast Edi Rama të zgjidhte kë të donte dhe shkoi dhe zgjodhi mysybet.

Njeriu gjykohet jo vetëm nga ajo që bën, por edhe nga ekipi që zgjedh. Një “lider” që ka frikë nga personalitetet dhe në poste kyçe vendos anonim dhe njerëz pa kontribute sigurisht që dëmin më të madh nuk ja bën vetes, por vendit.

Edhe njëherë ndjesë lexuesve për krahasimin e çalë, por ja vlen të kujtojmë se pse bashkëpunëtorët e Berishës vijojnë të jenë njerëz të nderuar dhe me kontribute në shoqëri dhe pse bashkëpunëtorët e Ramës po përfundojnë një nga një në qeli.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj22/03/2023 14:55

Z. Gurra,
Për mua është ndër shkrimet më serioze në 2023!
(Më thuaj më kë rri, të të them kush je.).

Shto koment

Denonco