Kush e fiton Tiranën? Ky është sondazhi më i mirë për Këlliçin

Kush e fiton Tiranën? Ky është sondazhi më i mirë për Këlliçin

Nga Hysni Gurra - 18/03/2023

Është shumë vështirë të marrësh të dhëna të sakta në sondazhe nga një popull që edhe kur denoncon, thotë- anonim të lutem, mos ma nxirr emrin, ose që krijon profil fake nëpër rrjetet sociale për të thënë mendimin e tij.

Është e vështirë edhe për shkak të të qënit i dorëzuar, nën sulm propagandistik 24/24 nga pushteti. E megjithatë kandidati i opozitës në 1 muaj rritet me 3.8%, kandidati i mazhorancës 0.2%.

Mos harrojmë që ky i mazhorancës kontrollon shumicën e medias, ka pas vetes një parti që kontrollon të gjitha pushtetet në vend, e prapë në popull reaksioni ka nisur.

Një nga ‘kënaqësitë’ e njerëzve të mazhorancës, qofshin këta politikë ose mediatikë është përgjigja “nuk e njoh” për Këlliçin.

Një parantezë këtu, në kushtet që është Shqipëria sot, të jesh i kënaqur dhe ta gjesh veten në anën e një force që po tenton të asgjësojë demokracinë, s’besoj se është ndonjë kënaqësi që do të të zgjasë shumë. Ka më shumë rëndësi demokracia se gjithçka. Të kënaqesh me këtë do të thotë se zgjedhjet e ardhshme s’do ketë nevojë më për ditë votimi, mund të ulemi më studio dhe me një sondazh me 1000 të anketuar caktojmë kryeministrin, kryebashkiakun etj.

Gjithsesi, çfarë do të thotë e njoh dhe nuk e njoh?

Ne jemi në kontakt me njerëzit çdo ditë. Nëse pyet një njeri në bisedë të lirë, edhe një i majtë i thekur, kur thotë e njoh Veliaj dhe mendoj që do fitojë ai, nuk rendit argumente që lypsen për kësi rastesh. Nuk thotë që do fitojë se është i zoti, ka punuar mirë, është i ndershëm… thotë do të fitojë se ka para (pra nënkupton i korruptuar), do fitojë se ka patronazhistët, administratën, do fitojë se është marifetçi etj. Pra, e njohin Veliajn më shumë, por e njohin si jo të ndershëm, jo të vërtetë, marifetçi etj.

Për Këlliçin nuk thotë kush që është i korruptuar, gënjeshtar, s‘është i zoti etj. Edhe atë vështirësi së që Këlliçi në këtë garë është prej punës së pareshtur të Ramës e Veliajt për të asgjësuar opozitën.

Sondazhi më i mirë që tregon se Këlliçi ka në dorë t’ia dalë kësaj gare me sukses, të përmbysë një model të poshtër e të rrezikshëm qeverisës lokal, është përpjekja e jashtëzakonshme për ta ndaluar atë të futet në garë, në mos ia dalshin kësaj, përpjekja për të mos e lënë të garojë në kushte të barabarta.

Ky është sondazhi më i mirë dhe më i saktë që duhet të lexojnë qytetarët e Tiranës dhe Këlliçi vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fifi26/03/2023 11:22

Po nuk u vodhen e fiton Kelliçi!

Shto koment

Denonco