Drejtësia e re ikën në PS! Bashkë me të i gjithë shteti dhe Shqipëria

Drejtësia e re ikën në PS! Bashkë me të i gjithë shteti dhe Shqipëria

Nga Klodian Tomorri - 08/02/2023

Hapa për kuriozitet këtë listën e personave që kanë shkarkuar aplikacionin Aktiv1st, të krijuar nga Partia Socialiste. Dhe nuk u zhgënjeva hic. I gjithë shteti ka hyrë në PS.

Një pjese e administratës ka hyrë aty me hir. Këta janë militantët, të cilët vendin e punës në shtet e mbajnë me këto punët e Partisë. Pjesa tjetër, ata që nuk janë militantë, janë futur me pahir.

Fundja Aktiv1st për këtë u krijua. Për të vëzhguar dhe mandej orientuar aktivitetin online të administratës. Me pak fjalë, një Big Brother virtual, i cili bashkë me sistemin e spiunazhit patronazhist në terren, praktikisht e fut të gjithë jetën publike të vendit në syrin e Partisë.

Kur një parti e fut të gjithë shtetin në kllapë dhe fillon t’i imponojë shoqërisë mekanizma pervers si ky, mbrojtja e fundit institucionale është drejtësia. Por në listën e aktiv1stëve ka 40 prokurorë dhe 27 gjykatës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, aplikacioni aktiv1st është shkarkuar nga pjesa më e madhe e prokurorëve të SPAK-ut, thuajse nga i gjithë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nga i gjithë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi. Pra të gjithë njerëzit e drejtësisë së re janë në kllapën e Partisë. Me qejf apo me detyrim? Une besoj se është e para, por kjo nuk rëndësi fare.

E rëndësishme është drama që ndodh në sytë e të gjithëve. Drejtësia e re, që na u tha se do të ishte e pavarur, ka shkuar në PS. Bashkë me të ka ikur në PS i gjithë shteti dhe Shqipëria.

Ndaj sot kemi një parti, që kontrollon gjithçka dhe një prokurori që shërben si qen gjahu i Partisë.

Shikoni vetëm sa herë janë ndërsyer që nga dita kur shpërtheu skandali McGonigal. Vetëm e vetëm për të larguar rrezen e shpërthimit nga qendra e Partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco