Blenë FBI e nuk po blejnë zgjedhjet?! Bileta amerikane për gjyq, Ramës e Veliajt!

Blenë FBI e nuk po blejnë zgjedhjet?! Bileta amerikane për gjyq, Ramës e Veliajt!

Nga Basir Çollaku - 02/02/2023

Kur u nis hetim ndaj Lulzim Bashës drejtësia ishte me demek e pavarur. E dinte drejtësia, nuk kishte punë qeveria. Turfullonte PS-ja, Rama, Balla, Veliaj e Gjiknuri, sokëllinin për rublat e opozitës. Aty nuk kishte kokërr leku rus në adresë arkën e PD. Procedurat jane histori hetimesh pastaj. Ajo po del histori e keqpërdorur nga Edi Rama. Ai ka cënuar çdo siguri.

E kush turfullonte?

Ky kryerublaxhiu kinez e amerikan njëherësh, Edi Rama. Ai porositësi.

Po tani? Tani kur emri i tij eshtë së paku 14 herë në një aktakuzë në një dosje të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Tani që skuthet Prokuroria, duke mos nisur hetim ndaj Edi Ramës, për ngjarje ku ka indicie të tepërta, është serish e pavarur?!?!

E pavarur ga Opozita. E pavarur ga PD. E pavarur nga publiku. Nuk qenka vënë në dijeni asnjë prokuror në Prokurorinë Speciale, se Rama gjendet në veprime e mosveprime për tu hetuar edhe në Tiranë?

Pavarësia të bën gjëmën. Akrobacitë e SPAK janë njëlloj si me inceneratorët. Aty kanë vite duke u mbytur në burokraci e procedurë. Vetëm për të qëndruar larg Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Gjiknurit, Veliajt, Subashit, Sakos. Por nuk nguron të vrapojë pas një regjistrimi të 21 janarit, copëz e paqartë dhe larg provës. Po pikërisht për këtë debati në Prokurorinë e Posaçme është me temperaturë të lartë. Udhëheqja do ti bëjë nder udhëheqjes, për ta sforcuar e regjistruar përtej ligjshmërisë. Ngjan se të interesuarit nga partia duan tua shkojnë rixhanë Ramës dhe të tjerëve, duke shpërblyer shpërblimin.

Agjenti drejtor i kundërzbulimit të FBI me 2000 vartës, bashkë me agjentin e shërbimit të fshehtë dikur, Agron Neza me këshilltarin e florinjtë falas Dorian Duçka, sajdisen me qoka të rënda ekonomike nga Rama. Marrin para informale ne cash qindra mijë euro. Bashkë me oligarkun rus të sanksionuar nga amerikanët, Oleg Deripaska me shoqni, dënden deri në fyt në koncensione qindra milionë euroshe. Media amerikane dhe ajo vendase sjellin të dhëna se biznesmenë, politikanë, kryebashkiakë kanë paguar miliona euro për të përdorur ndikimin e McGonigal. Për të hetuar FBI. Për të hequr dhe vendosur "non grata" Takimet e Ramës janë informale, punët e shumëpërfituara janë formale. Rama është i alarmuar. Nuk lejon Komision Hetimor Parlamentar për Rama gate në historinë McGonigal. Nuk lejon atë çfarë Kushtetuta e detyron. Por hap krahun për një orë llogje në seancë plenare. Mbase SPAK pret një vendim të Jurisë amerikane ku t'i kërkohet hetim për episodet në Shqipëri. Vetë Prokuroria duhej të kishtë kërkuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, ndihmë juridike për fashikujt ku gjendet shefi i qeverisë dhe dosja mbërrinte në formën e kërkuar nga ligji. Mund të ketë ardhur edhe në Ambasadë në Tiranë. Ministri Manja e di këtë mesele dhe mbase ia kanë dhënë mesazhin kur vajti në USA muaj më herët. Veliaj dështoi në vizitën e tij në SHBA një javë më parë duke mos u pritur askund. Nuk ndihmoi dot as veten as shefin. Deputeti Belind Këlliçi kandidati i Tiranës dhe nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, janë në Amerikë në vizitë me takime të rëndësishme. Rama dhe Veliaj kanë dy bileta për të shkuar në USA.

Biletat e para për tu paraqitur në Juri për të dëshmuar para gjykatës.

Bileta e dytë mbase të dëshmojnë para Komitetit Hetimor të Kongresit.

Po nëse SPAK çmendet dhe bëhet i pavarur, siç presin shqiptarët, njëherësh taksapagues amerikanë dhe evropianë?!?!

Atëherë Rama dhe Veliaj merren të pandehur në pak ditë. Ata nuk mund të jenë kryeministri menaxhues i zgjedhjeve te 14 majit dhe kandidati për kryebashkiak i Tiranës kur kanë ftesë nga qelia. Kur kanë blerë zyrtarë shumë të lartë të FBI ata se rruajnë të blejnë zgjedhjet. Blerja ka filluar.

Miliona euro janë gati..!!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco