Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ditë pas dite 'Perandoria' po rrënohet

Ditë pas dite 'Perandoria' po rrënohet

Nga Ardian Turku - 30/01/2023

Më pak se një dekadëmë parë, të afërmit e një politikani lokal jo aq periferik, e cilësonin atë “perandor”. Në fakt kishte thjesht dhe vetëm aftësinë për të shtrirë dhe ushtruar pushtet nëçdo instuticion përfshirë policinë dhe prokurorinë si edhe të ushtronte ndikim, kontroll dhe përdorte fasha a grupime të caktuara deri në botën e krimit. Në thelb institucionit që drejtonte asgjë e mirë nuk i  vinte nga kjo influencë veç sa e ndihmoi në etjen për pasurim, pushtet e kontroll.

E sigurisht që mendjet e pakultivuara në dallimet midis individit, institucioneve të shtetit, pushtetit dhe pushtetit personal si mjet për tu imponuar dhunshmën dhe shfaqur në fasadë krejt ndryshe nga ai që je, fetishizonin individin “perandor”. Kjo pati një fund që mund të përmblidhet me shprehjen postulat “perandoritë shemben nga pesha e vet”. Edhe pse perandoritë përpiqen të krijojnë shumë shkëlqim ato ngrihen mbi shumë vuajtje dhe pas rënies lënë shumë mjerim. Bien pa lavdi dhe në fakt me turp. Kështu ndodhi me individin perandor.

A ka synuar Rama një “perandori” pushteti dhe kontrolli (në kontekstin shqiptar) duke eliminuar qeverisjen e mirë si parim dhe realitet i një rendi dhe vendi demokratik? Për këtë nuk ka dyshim, çdo iluzion i viteve të para të qeverisjes së Ramës ka rënë edhe për vetë rilindasit. Jo pak të majtë që njohim kanë ulur kokën dhe nuk debatojnë. Skandalet ndjekin njeri tjetrin. Skandale të rënda, nga ato të rëndat fare. Që janë vetëm maja e ajsbergut. Që dëshmojnë jo thjesht për amatorizëm por për papërgjegjshmëri e paaftësi, për korrupsion e kriminalizim endemik. Justifikimet kanë zbritur në nivelin e bajates. Deputetë dhe zyrtarë, analistë dhe gazetarë, media dhe zullumqarë janë angazhuar në një mbrojtje për të qeshur e për të qarë. Skandalet e fundvitit të kaluar dhe këtij fillimviti kanë qenë tej imagjinatës dhe kanë skanuar realisht kalbësinë e qeverisjes rilindase.

Para publike në dhjetra e qindramilion euro që rrjedhin në labirinthet e institucioneve deri në qeveri, labirinthe që presupozohej se do të ishin filtrat e garancisë së mirëpërdorimit të tyre. Këto rrjedhje në përmasa të pabesueshme kanë “vajisur” sistemin në të gjitha nivelet. Rama nuk i kontrollon dot më vartësit. Sepse vetëështë modeli më i keq. Barinjtë, pleqtë e azilit figurojnë me numura llogarie miliona euro pa e ditur as vetë, kompani që përfitojnë miliona euro pa bërë një gram punë, zyrtarë që grumbullojnë qindramijë euro në shtëpia dhe nuk i deklarojnë dot, pastruese qëu vjedhin zyrtarëve këto para në shtëpia etj. etj. Fakte të denja këto për skenare filmash hit të Hollywood-it. Por arrestimi iCharles McGonigal në USA qe i një natyre tjetër. Ai nxorri në dritë të diellit natyrën bizantine të kryeministrit tonë, jo thjeshtdhe vetëm mungesën e skrupujve për pushtet por mungesën e limiteve në raportet me vendet e tjera.

Arrestimi nxorri në dritë të diellit se Rama nuk ka asnjë lidhje me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, se për pushtetin e tij ai shitet e blihet. Katër takime në Shqipëri me përfaqësuesin tashmë të arrestuar të FBI, dy dreka a darka në SHBA dhe asnjë lloj axhende dhe shënimi a dokumenti zyrtar nga asnjera anë. Vetëm përndjekje e opozitës, para të dhëna dhe hapje biznesesh e dhënie konçesionesh si shpërblim për shërbimet e kërkuara. Dhe në këto takime të pranishëm dy jo zyrtarë shqiptarë që ngrejnë e kurojnë bizneset e tyre në Shqipëri, me bekim kryeministror, për mos të thënë më shumë. Thjesht shfrytëzojnë makutërinë për pushtet dhe makiavelizmin e Ramës. Nuk ka më të turpshme se kjo skemë trafiku influence, korrupsioni dhe pasurimi në nivel kryeministror dhe zyrtarësh a ish zyrtarësh të FBI. Trafik i dalë sheshit në dokumentet e akuzës në SHBA, stamposur me emrin e kryeministrit. Dhe të pacipët na thonë se nuk ka asnjë lidhje kjo e Amerikës me kryeministrin. Të më ndjeni por në të tilla raste populli thotë se kanë qenë “bythë e brekë”.  Ne ndjehemi keq e shpresoj po kështu për ambasadën e USA këtu. Ajo, edhe pse nuk prononcohet, të paktën me heshtjen, duket sikur e ka lënë vetëm në zullumin e tij.

Rama është rëndë. Ai e ndjen se perandorisë po i shkërrmoqen themelet. Nga pesha e pushtetit të grabitur e të pamerituar. Nga pesha që ai i ka shtuar edhe vetë padrejtësisht duke prishur balancat e pushteteve. Perandoria po shembet nga etja për pushtet, para e kontroll. Ai e ndjen se nuk e ndal dot. Denoncimet dhe kallëzimet nuk po ndalen. Rastet po bëhen gjithnjë e më të rënda. Mllefi i qytetarëve ndaj keqqeverisjes po kthehet në urrejtje. Perandoria po shembet nën peshën e vet. Ai e ndjen e po ashtu edhe të tjerët rreth tij por thjesht nuk duan ta besojnë. E ardhmja e tij duket më e rëndë se e atij politikanit lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco