Format e revolucionit në demokraci

Format e revolucionit në demokraci

Nga Hysni Gurra - 27/01/2023

Nuk rrëzohet qeveria me dhunë.

Kjo është një narrativë e thurur me shumë kujdes këtë dekadën e fundit në Shqipëri.

Kryesisht në diskursin publik këtë tezë e kanë elaboruar larot e pendës dhe janë treguar gjithmonë të kujdesshëm që si gogol të kësaj të përmendin ‘97 dhe trazirat e ‘98.

Po si mund të rrëzohet qeveria me revoltë?

Koncepti i parë është ai i revoltës në formën e grushtit të shtetit ose një kryengritje e armatosur si ‘97.

Ky variant nuk ndodh më në Shqipëri, dhe shqiptarët duhet të ngrihen në nivelin mesatar si qënie politike dhe të dinë të ndajnë konceptet bazike.

Në një demokraci të brishtë, e cila është vetëm fasadë, dhe proceset demokratike kthehen në farsa (zgjedhjet) atëherë demokracia ka një mekanizëm tjetër të revoltës që detyron pushtetin të largohet.

Kjo formë është demostrata në kufijtë e revoltës. Që mund të jenë protesta, të së njëjtës natyrë, por pak më masive dhe më agresive se ajo që ndodhi me rastin e vrasjes së Klodian Rashës. Të tilla protesta janë krejt normale në vendet e civilizuara.

Ndodhin në Greqi, ndodhin më Spanjë, ndodhin në zemër të demokracisë, në Amerikë, BLM jo shumë kohë më parë.

Pse nuk i përmendin këto larot e pendës, por përmendin ‘97 kur bëhet fjalë për këtë gjë? Pse e kanë zët t’i përmendin si raste? I kanë edhe të vetat, këta e nxitën ’97, të majtët ishin edhe ata që iniciuan Black Lives Matter në SHBA.

Pra, mos të tremben shqiptarët për ‘97 sepse ata që bënë ‘97 janë në pushtet, nuk ka kush e bën '97, ka forma revolucioni demokracia plot se si rrëzohet ky pushtet. Thjeshtë duhet vrarë frika dhe duhet ngritur përgjegjshmëria qytetare për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo lloj diktature liberale e formës më të keqe që po aplikohet në këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco