Ish-agjenti i arrestuar është imazhi perfekt i korrupsionit politik

Ish-agjenti i arrestuar është imazhi perfekt i korrupsionit politik

Nga Sean Hannity - 24/01/2023

Analisti i njohur i FOX NEWS, Sean Hannity reagoi pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, i dyshuar për lidhje me oligarkët rusë. McGonigal është i përfshirë në një aferë në Shqipëri dhe njihet si miku personal i kryeministrit Edi Rama

Nga Sean Hannity, FOX NEWS

Shpresoj që gënjeshtari i lindur, Adam Schiff po mbahet fort diku sepse dikush sapo u arrestua për bashkëpunim me Rusinë. Por nuk ishte Donald Trump apo ndonjë nga fushata e tij apo Shtëpia e Bardhë, apo vetë Adam Schiff kur i bënë një rreng rusët duke folur për materialet komprometuese. E mbani mend atë?

Në vend të kësaj, ishte një burrë i quajtur Charles McGonigal. Ai ishte një zyrtar i rangut të lartë të FBI-së, i cili për vite të tëra punoi për të hetuar lidhjet e Trump me Rusinë. I gjithë mashtrimi ishte aty. Ai, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk mund ta shpikë më këtë.

McGonigal akuzohet se ka marrë pagesa sekrete nga një oligark i fuqishëm rus, në këmbim të favoreve politike, duke përfshirë një hetim ndaj një oligarku rival.

Ai rrezikon të përballet me 20 vite burg. Pra, ai ishte një nga njerëzit që po hetonte Trump për marrëveshje të fshehtë. Një tjetër ishte edhe hetuesi kryesor, Peter Strzok, i cili ende nuk e ka përmendur arrestimin e ish-kolegut të tij në Twitter. Sepse është shumë i zënë duke mbrojtur Joe Biden dhe duke fantazuar për ndjekjen penale të afërt të Trump këtu, atje apo kudo.

Ky ish-agjent i arrestuar dhe turpëruar është imazhi i korrupsionit politik dhe paragjykimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco