A ishte atentati ndaj Berishës krim shtetëror!

A ishte atentati ndaj Berishës krim shtetëror!

Nga Romir Saraçi - 06/12/2022

Atentati i sotëm ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, duket se ka pasur një skenar të mirëorganizuar, por që dështoi në finalizim, fal maturisë së treguar nga organizatorët e kësaj proteste. Pas ndjelljes së vazhdueshme të dhunës nga ana e kryeministrit dhe ministrave, duket se akti final i provokimit ishte planifikuar pikërisht në momentin kulminant të kësaj proteste, kur liderët opozitarë po i bashkoheshin turmës në perimetrin e sigurisë. 

Por le t’i shohim me radhë detajet, se si aktet e këtij skenari po zbatoheshin hap pas hapi. 31 vjeçari Gerti Shehu kreu sulmin në orën 12. 22 minuta dhe për rreth 20 minuta u mbajt i shoqëruar në selinë e Partisë Demokratike, ku u mor nga forcat e policisë dhe ambulanca për tu transportuar në Spitalin e Traumës. Teksa mjekët ende nuk kishin arritur të merrnin gjeneralitetet e tij, në mediat pranë qeverisë del emri i tij. Vetëm 40 minuta pas sulmit, kur edhe mjekët apo efektivët që kryen shoqërimin nuk kishin arritur të mësonin emrin e agresorit, në media publikohet vërtetimi se autori kishte probleme mendore.

Për të gjithë ata që kanë njohurinë më minimale të procedurës, është e paimagjinushme se si ky “drejtues konfidencial policie” në harkun e 30 minutave, arriti që të nxjerrë nga arshiva dosjen e Gerti Shehut, ta analizojë dhe me devotshmërinë e tij të informimin e publikut, mendoj t'ua shpërndante konfidencialisht disa gazetarëve. Jo, kjo nuk ka ndodhur! SPAK duhet të hetojë urgjentisht këtë drejtues policie, pasi nëpërmjet tij do të arrihet te porositësi i atentatit. Dokumenti, ishte i planifikuar që më herët të shpërndahej kur momenti të vinte.

Drejtuesi i Parë i Policisë Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp deklaroi se dokumenti u është servirur nga familjarët. Rrumbullaku ose gënjeu me qëllim publikisht, ose ka rënë pre e mashtrimit nga vartësit e tij. Gazetari i Syri TV ka shkuar në banesën e Gerti Shehut, në Rrugën e Elbasanit, në të njëjtën kohë me patrullën e policisë. Nëna e tij, ndodhej ende në banesë dhe jo që nuk u dha dokument efektivëve të policisë, por edhe lajmin e mori vesh afro 30 minuta pasi “Drejtuesi konfidencial i policisë” e kishte shpërndarë.

Dokumentet faktojnë se e shkuara e Gerti Shehut nuk ka qenë ajo e një shpërndarsi picash, i cili problemeve i shpëtonte si me magji. Si një person me precedent në fushën e narkotikëve, në muajin gusht ai del para Gjykatës për plagosje, por befas akuzat sfumohen si me magji, e Gerti Shehu lirohet brenda pak ditëve. Edhe për këtë rast, u përdor sërish i njëjti dokument, që “drejtuesi konfidencial i policisë” u shpërndau gazetarëve sapo Gerti Shehu po transportohej nga selia e PD-së për në Spitaline Traumës. Për të mos folur më pas për lidhjet e tij shoqërore, me eksponentë pranë së majtës apo edhe figura publike, të cilat kanë shfaqur një gjuhë urrejte të tejskajshme kundër Sali Berishës.
Dyshimet shtohen edhe për lirshmërinë e veprimit të këtij personazhi pranë perimetrit të sigurisë apo mes protestuesve! Protokolli i Policisë së Shtetit dhe SHISH parashikon që në rast protestash apo turmash, të ketë agjent të infiltruar. Duke parë rëndësinë e kësaj proteste dhe zhvillimi i saj në ditën, që në Tiranë kishin mbërritur liderët e Europës, numri i agjentëve në terren ishte edhe më i lartë.

Si ka mundësi, që ky kontigjent kriminal, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, përdorues droge, e me probleme psikike, siç policia pretendon, qarkullon lirshëm pranë agjentëve të Policisë, liderëve të opozitës, deputëteve të Kuvendit të Shqipërisë dhe një ish-Presidenti. Kemi parë skena lebetitëse, se si të rinjtë merreshin zvarrë në protesta nga këta agjentë civil, pse thyenin një stol në protestat e shkuara, e këto forca të shtuara në këtë tubim, nuk dalluan personin që vetem 3 muaj më parë e kishin arrestuar e më pas liruar për plagosje? Po agjencitë inteligjente, çfarë masash apo informacionesh kishin për këtë protestë, që po zhvillohej pranë liderëvë të Europës?

Kujtojmë që pak vite më parë, një atentat i inskenuar ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha shkaktoi alarm tek SHISH e Policia e Shtetit, të cilat morën masa ekstreme duke shtuar edhe numrin e gardistëve pranë tij. Po në këtë rast, kur siguria duhet të ishte më e lartë edhe për shkak të Samitit, çfarë ndodhi me këto agjenci?

Qershia mbi tortë, ishte ajo që dijnë të bëjnë më mirë, propaganda! Informacione lum pranë mediave proqeveritare, por kulmin e arriti një uebsit i financuar drejtepërsëdrejti nga korrupsioni qeveritar. Ky uebsit, vetem 60 minuta pas sulmit, pubikoi një dëshmi të pretenduar qe Gerti Shehu e kishte dhënë para OPGJ-ve. Ndërkohë që mjekët ende nuk ua kishin vënë në dispozicion oficerëve ta merrnin në pyetje Gerti Shehun, ky uebsit publikon një artikull, ku pretendohej se Gerti Shehu e kishte kryer sulmin në shenjë hakmarrje, për ngjarjen e Gërdecit.

Por e vërteta është se Gerti Shehu, të paktën deri në orët e darkës, ka deklaruar vetëm gjeneralitetet, ka kërkuar një avokat dhe ka ironizuar Oficerët se kur e pyesin se çfarë pune bën, po e pyesin për punën e krahut, apo duan përgjigje për punë tjetër. Duket se këtu komanduesi ka çeduar pak, pasi dëshmia u publikua ende pa dal nga goja e Gerti Shehut. Pasi ky artikull u kopjua me shpejtësi nga uebsite të tjera nën dirigjimin e Endri Fugës, autori mori përsipër të publikojë detaje të tjera, për lidhjet e supozuara familjare.

E në mbrëmje e mbylli me një artikull mëshirues për varfërinë ku ndodhej familja e Gerti Shehut!

Ndaj SPAK, siç mësyn tek mediat që denoncojnë patronzhistët apo aferat e Inceneratorëve, të paktën në këtë rast ka detyrimin të vërë në rreshtin hetimor “Drejtuesit konfidencial të Policisë”, “gazetarët ekskluzivë të Endri Fugës” e nëpërmjet tyre, të shkojë tek porositësi i këtij atentati, që dështoi të shtynte protestuesit drejt dhunës së ndjëllë nga Edi Rama dhe enturazhi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Messi 07/12/2022 06:02

Sigurisht, qe ishte nje krim shteteror! Sepse te gjitha skenaret e kesaj ngjarje te shemtuar te cojne vetem dhe vetem te Rama!!!

Shto koment

Denonco