Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Goditja që të lartëson!

Goditja që të lartëson!

Nga Luçiano Boçi - 06/12/2022

Nga Luçiano Boçi/

Me një akt burracak, të shpifur, neveritës sot në ushtrimin më demokratik dhe europian kushtetues, atë të protestës, një mi gjirizesh, u trimërua për të zbatuar një direktivë të qartë nga një njeri që sot ka tejkaluar çdo normë, çdo ligj, çdo vlerë njerëzore, çdo kufi logjik!

Edi Rama pasi u zotua se do të zhdukte opozitën, do të ndalte protestën, do të mbyllte çdo media kundër tij, sot përdori një mjeran për të kryer një gjest që nuk falet!

Goditja e paburrë e Ramës nuk e gërvish lartësinë e Berishës dhe misionit të tij politik e qytetar.

Përkundrazi!

E rrit dhe angazhon më shumë.

Rama por dhe frymëzuesit e këtij akti të çdo ngjyre, basifondi e kanali, sot dëshmuan panikun dhe tmerrin e vet.

Prapa çdo akti kriminal e korruptiv që ka ndodhur e ndodh në Shqipëri, ai që hedh gurin e fsheh dorën është gjithmonë i pështiri dhe i urryeri Edvin Rama.

Krimineli që nxit krim dhe dhunë i ka bërë llogaritë shumë gabim!

Çdo përpjeke për të lëkundur Sali Berishën, për të shantazhuar opozitën, mbështetësit e saj dhe qytetarët e lirë, është e dështuar.

Grabitësit e votave dhe pasurisë publike nuk do mund t’i grabisin shpirtin e nderin shqiptarëve.

Opozita nuk ia fal Edi Ramës këtë cënim të kodeve morale dhe politike. Ai është sot armiku ynë publik dhe politik, dhe me të do të ndeshemi me të gjitha mjetet që lejon mosbindja civile, dhe që bota demokratike i ka dëshmuar çdo ditë në të pesë kontinentet.

Shpagimi është tek porta!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco