Kjo tokë është e begatë me njerëz apatikë, dembela, frikacakë

Kjo tokë është e begatë me njerëz apatikë, dembela, frikacakë

Nga Agim Xhafka - 06/10/2022

Dyshoj shumë që në Shqipëri ka pasur forca partizane të mirëorganizuara dhe që është bërë Luftë e ashpër Nacional-Çlirimtare. Thjesht ne u çliruam nga lufta e Amerikës dhe e Rusisë kundër nazizmit. Pra qemë rrjedhojë.

Kam disa arsye dhe fakte, por po sjell më kryesoren: “Populli ynë nuk lëviz qimen për lirinë”. Nëse do e kishim shporrur vërtet me pushkë fashizmin, pra do derdhnim gjak për lirinë, atëherë në shpirtin e brezave do të qe gdhendur revolta ndaj çdo shtypje e çdo poshtërimi. Në fakt ndodhi e kundërta. Heshtëm 50 vjet kur njeriut iu hoq çdo e drejtë. Nuk lëshuam një zanore të vetme kur internohej për bindje fqinji ynë me pleq e me fëmijë. Shihnim si hiqeshin zvarrë nëpër qytete ata që mendonin ndryshe dhe nuk lëvizëm as gishtin. U ushqyem me tallon, jetuam në uri e në heshtje....

Reagim i një populli luftëtar është ky?Vazhdojmë sot kur qeverisemi nga fëmijët e nipat e pushtetit të diktatorit. Na rrejnë, ne duartrokasim; u japin drogë fëmijëve, ne qeshim; na rrahin, ne trembemi; rrëmbejnë copa të atdheut, ne nuk ulërijmë, por si popull marrim arratinë nëpër botë.

Ja pse provohet që lufta jonë partizane ka qenë hiperbolë komuniste,një ëndërr e frikacakëve. Se popujt antifashistë gjakun e kanë me leukocite lirie, me shkëndija proteste, me zjarr përvëlues ndaj çdo shtypje e mashtrimi. Ja, në këmbë evropianët kudo në se qeveria i gënjen, u rrit taksa a çmime. E gjithë Franca, Italia, Holanda etj bëhen trup për të drejtat e njeriut. Shqiptari tundet, shkundet në kafene. Fle dhe pandeh se ka pasur trima e partizanë kjo tokë. Kjo tokë është e begatë me njerëz apatikë, dembela, frikacakë. Nanuriset në gënjeshtra e në kotësi...

Lufta është bërë, por nga Kinostudioja komuniste. Me skenar nga historianët e leshit. Na i dhanë si hashash cilësor. Akoma s’po na del gjumi. Gërhasim dhe gërhasim. Flemë, flemë dhe flemë. E kur zgjohemi sytë i mbajmë mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj08/10/2022 17:37

Shtrohet pyetja :
Ky shkrim a duhet të na prekë pak sedrën e të ngrihemi kundër së KEQËS? PO!
...dhe asgjë e re nga fronti i përendimit!
Përfundimisht,
Popull i mbaruar...nuk i ng....!!!

MANI USA06/10/2022 20:36

HEU, KJO TOKË ËSHTË E BEGATË ME NJERËZ APATIK, DEMBELA EDHE FIGACAKË!"
EU, OJ LOKE; RESHTË MERGATË ME DJERËZ HATAFIKË, BERDELA MË GRIKALAKË!!
NJË ISH KRYETAR I NJË KOMUNE NË DRENICË, PARA LUFTES SË DYTË BOTËRORE,
EDHE PSE KISHTE QENË MBI NJË DECENJË KRYETAR KOMUNE, AI KISHTE RENË NË
DAKORD QË TË GJINDEJ NDONJË KRYETAR I RI, MË I SHKOLLUAR DHE I AFTË QË TA
UDHËHEQTE KOMUNEN E ISH GLLOGOCIT, TANI DRENASIT TË DRENICES ËH, PORSE
GJATË VOTIMIT PËR KRYETAR KOMUNE, SI KUNDËR KUNDIDAT SERBIA FASHISTE QË
KISHTE CAKTUAR NJË KOLONIST SERB; EDHE, KËSHILLAT E KORRUPTUAR I KISHIN
VJEDHUR VOTAT DHE E KISHIN SHPALLUR ATË KOLONISTIN SERBË POSI KRYETAR TË
KOMUNES, QË NË ISH GLLOGOC-DRENAS KISHIN DERGUAR VETËM DY TRE KOLONI-
STË NGA SERBIA!! ATËHERË, ANKOHEN NË BELIGRAD PËR VJEDHJE TË VOTAVE DHE,
PËRGJEGJJA NA ISHTE: JU NË DRENICË JENI MBI 99% SHQIPTARË; PO UA KTHEJMË
VOTIMET DHE RUANI KUTITË E VOTIMIT SE, NUK MUNDET KOLONISTI SERB PËR TË
FITUAR NË DRENICËN MBARË SHQIPTARE!!" NË RUNDIN E DYTË AI FITOI 99% EDHE,
MU GJATË LUFTES SË DYTË BOTËRORE, MASAKRAT NË DRENAS EDHE SKENDERAJ
TË GJITHË KRYETARËT O PRIJETARËT SHQIPTARË NEPËR TERË KOSOVEN MBYTEN
DHE I MASAKROHËN; AI KRYETAR PARA SE T'MASAKROHEJ, KASAPROHEJ O, MU NGA
FASHIZMI,DRAZHIZMI RUSO SERBO FASHISTO KOMUNSIT; NA KA LËNË AMANET: UNË
PO VRITEM E MASAKROHEM, KASPROHËM, VETËM PSE JAM KRYETAR KOMUNE TEK
NJË POPULLKOMB QË GJATË KA QENË I NENSHTRUAR, OKUPUAR, MASHTRUAR DHE
QË KA PAJTUAR ME ROBËRIMIN E ROBIT NËN KOBERIMINE KOBIT, DUKE HUMBUR OR
SHKRUMBUR TERË TARDITAT, AGDRITAT KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE; PRANDAJ,
KURRË MOS LAKMONI AS MOS PRANONI TË BEHËNI UDHËHEQES NË POPULLI MË TË
ROBËRUAR-NENSHTRIMI T'ROBERIMIT!!" NGA REFUGJATË LUFTË KOSOVË! MANIUSA USA

Adrian06/10/2022 20:28

Ca nga keto gomarlleqet qe shkruan edhe mund te duken te qendrueshme llogjikisht ne pamje te pare. Pastaj kujtohesh qe ka luane e tigra qe sillen si kotele ne cirk… ka arinj qe bejne kllounin.
Po llogjika jote, njesoj si ajo e nje perdhunuesi fajeson viktimen. Nqs te paguajne per keto marrezira te ceketa nuk di c’te them.

tirana06/10/2022 15:22

Nje shkrim krejt pa kuptim ne adrese te POPULLIT ....???!!! , nga nje gazetar i pjekur e me mjaft pervoje profesionale , qe duket se nuk e ka njohur kurre urine , skamjen dhe denigrimin politik ( shyqyr ) ; jo vetem ne kohen e diktatures , por as edhe sot kur vendi yne me te vertete i begate e ne dukje i lire e pluralist , nuk ka pike dyshimi se ndodhet nen MINIMUMIN JETIK USHQIMOR E POLITIK ...???!!!
Sot ne jemi nje popull , i cili ka me se 25 vjet qe goditet sistematikisht çdo nate e ne çdo ekran TV-je nen pushtetin e MEDIAVE dhe ANALISTEVE - gazetare gjoja pa ngjyre dhe me origjine te thelle fshatare .
Te emigruar ne Tirane , shumica e tyre gjate 20 viteve te fundit , e kane kthyer ne profesion shume fitim - prures SHITJEN e mendimit te tyre politiko - ekonomik deri ne papergjegjshmeri extreme , duke mos mbajtur asnje lloj pergjegjesie , qofte edhe morale .....????!!!!

Qytetari06/10/2022 14:26

E bejme si gomari kur e sulmon ujku. O zot beje ender.

zaho06/10/2022 13:39

E vertete por shumices tone te trullosur nuk i pelqen! E ka thene Konica; "Popul krenar e i dhjere s'u ngrite asnjehere" ...."Pooor te lindet nji njeri i madh si hyjni"

DEMOKRATI I BAZS06/10/2022 12:47

Shumë, shumë e vërtetë!!! Shumë e vërtetë për popullin shqiptar!!
Po këta që na gënjejnë, këta që na mashtrojnë, që na shtypin, na rrjepin, na grabisin, na vjedhin, na rrëmbejnë pasurinë, na e kufizojnë apo na e marrin fare lirinë, na tallin, na përqeshin, na pështyjnë, na rrënojnë, na varfërojnë, na heqin nga puna dhe na poshtërojnë, a nuk janë edhe këta shqiptarë??!!!! A nuk janë këta bijët dhe bijat, nipërit dhe mbesat trima dhe të guximshëm, pikërisht të atyre 'trimave" partizanë e komunistë që të merrnin dhe të marrin gjak në ballë???!!!!! Pra, etërit dhe gjyshërit e tyre paskan qenë pakicë dhe paskan ditur se si ta merrnin dhe ta mbanin pushtetin për 45 vjet dhe ta nënshtronin, dhe ta shtypin një popull të tërë për 45 vjet, po ashtu edhe keta bijtë e bijat e tyre dhe nipërit dhe mbesat e tyre, janë përsëri një pakicë që ditkan ta marrin pushtetin dhe ta mbajnë atë fort me çdo mjet, dhe ta shtypin e ta nënshtrojnë po të njëjtin popull për kaq e kaq vjet!!! Pra, ata "partizanë" që paskan luftuar kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk paska qenë i gjithë populli shqiptar, por një pakicë komunistësh, organizuan disa çeta të vogla në çdo cep të Shqipërisë dhe bënin sikur luftonin fashistët dhe nazistët por më shumë luftuan kundër nacionalistëve dhe ballistëve dhe e kthyen në një luftë të vërtetë civile, deri sa lufta mbaroi dhe aleanca e Amerikës dhe e Rusisë dolën fitues, dhe pushtuesit gjermanë po ashti ashtu si pushtuesit italianë ikën vetë nga Shqipëria. Atëherë kjo pakicë e shfrytëzoi këtë moment historik, shpalli veten "Fituese" të luftës dhe me agjitacion, propagandë dhe me demagogjinë ultra-komuniste duke luajtur lojë të trefishtë me të treja anët, me Anglo-Amerikanët, më Titistët jugosllavë dhe me Rusët, duke e privatizuar LANÇL!!! Kështu kur e gjithë politika botërore e vendeve perëndimore fituese të Luftës së Dytë Botërore, nuk e kishin mendjen tek vendet e vogla si puna e Shqipërisë, ashtu si sot, PKSH vendosi me propagandë, me mashtrime, me demagogji dhe me dhunë diktaturën komuniste dhe dënoi, burgosi, masakroi, eleminoi dhe zhduku të gjithë kundërshtarët e saj politike, duke mbjellë frikë dhe terror në çdo qelizë të popullit shqiptar. I mori popullit me dhunë gjithçka, çdo pasuri dhe mjet monetar, i shtetëzoi të gjitha dhe e shndërroi popullin shqiptar psikologjikisht në servil, në egoist dhe frikacak dhe të varur në çdo aspekt, deri në gen dhe në çdo qelizë të trupit brez pas brezi nga Partia dhe nga Diktatura. Diktatura komuniste ia hoqi popullit çdo pushtet, çdo të drejtë deri edhe tek e drejta e votës së lirë!!
Ja pra që pakica e mundka dhe e nënshtroka shumicën!!!!
Prandaj, detyra e PD që erdhi në pushtet në vitin 1992, sigurisht pasi diktatura komuniste ishte vetë-kalbur, dhe për shkak po të ndryshimeve politike të Lindjes dhe me ndihmën e Perëndimit dhe jo nga populli shqiptar, ishte që t'ia jepte popullit pushtetin që i takonte, ta ndëshkonte fort dhe rëndë diktaturën komuniste, të dënonte dhe të ndëshkonte eksponentët dhe të gjithë përgjegjësit që e mbajtën gjallë atë diktaturë. Të vendoseshin themelet e vërteta të demokracisë dhe shtetit ligjor, duke nisur që me gurin e themelit të çdo demokracie funksionale, kthimin e pronave tek pronarët e tyre!!!!
Një popull që proteston, një popull që kundërshton, një popull që lufton dhe fiton është vetëm ai popull që ka pronën e vet, të ketë vendin e punës me djersën dhe mundin e vet të mbrojtur me ligj!!! Populli shqiptar është një popull që nuk ka pronë, as vendin e punës nuk e ka të vetën, nuk e ka me mund, me meritë dhe me djersë!!! Edhe atë pronë dhe vend pune që ka, ia ka dhënë, ia ka dhuruar, ia ka falur dhe dokumentuar pushteti, partia dhe politika. Këtë pronë dhe vend pune pushteti, partia dhe politika mund t'ia marrë në çdo moment, sepse nuk është e tija, dhe populli e di këtë prandaj, trembet, intimidohet, shantazhohet dhe ka frikë të ngrihet. Ky është dallimi kryesor dhe themelor midis popullit shqiptar dhe atyre popujve evropianë dhe perëndimorë që ngrihen dhe protestojnë, luftojnë dhe fitojnë ndaj çdo pushteti, partie, politike dhe ndaj mbretit!!!!
Këtë as Partia Demokratike nuk e bëri kurrë!!! Prandaj, po nuk u kthye prona të zotit, po nuk u mbrojt vendi i punës me ligj, po nuk e dënuan të korruptuarit, hajdutët dhe kriminelët me pushtet, Shqipëria nuk ka për t'u bërë KURRË!

Shto koment

Denonco