Përcaktimi non-grata nga amerikanët bëhet vetëm për çështje qejfi politik

Përcaktimi non-grata nga amerikanët bëhet vetëm për çështje qejfi politik

Nga Ylli Manjani - 05/10/2022

Për të qenë parimisht korrekt dhe në emër të gjithçka kam artikuluar më parë, me dizenjimin e mundshëm të Edi Ramës si persona non-grata nga SHBA, njësoj si kryeministri i Bosnjes, NUK do pajtohesha kurrë.

Le të jetë Edi Rama i dizenjuari, parimi vlen njësoj për të gjithë.

Siç kam argumentuar edhe më parë, përcaktimi grata apo non-grata i politikanëve të një shteti nga një shtet tjetër nuk bëhet për çështje ligji, por për çështje qejfi politik.

Në rastin konkret, përgjigja e pyetjes, që shumë e bëjnë sot, përse Rama nuk shpallet non-grata si homologu i Bosnjes, ka vetëm një përgjigje:

Kështu i do qejfi politikës amerikane.

Pra s’ka asnjë kriter tjetër përveç qejfit që e aplikojnë rast pas rasti.

Së dyti, nuk kam qenë e as jam përkrahës i sanksionimit politik të udhëheqësve politikë nga një shtet i huaj, sepse jam mbështetës i ndëshkimit ligjor dhe politik në vendin ku politikanët drejtojnë.

Pra, Edi Ramën duhet ta ndëshkojnë institucionet tona dhe, në mos ata populli shqiptar me votë. Idealisht duhet ta ndëshkojë edhe ligji, edhe populli i vet.

Por, atë që se bëjmë dot vetë, s’mund ta bëjë qejfi politik i një shteti tjetër. Përndryshe kjo quhet rrumpallhane.

Politikanët i zgjedhim vetë e duhet t’i heqim vetë. Ky është rregulli. Përsa kohë i mbajmë aty ku janë, s’mund t’ia kërkojmë një shteti tjetër të na i heqë!

Së treti, një shtet e vendos vetë kë pranon e kë jo të hyjë në territorin e tij, por nuk ka asnjë të drejtë të damkosë shtetas të një shteti tjetër, të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj të atij shteti që i refuzon hyrjen. 

Damkosja është cenim i rëndë i dinjitetit njerëzor dhe këtë mësim e kemi mësuar më shumti nga vetë Amerika.

Ndaj, nuk pajtohem aspak me të gjithë ata që i kërkojnë trajtim të barabartë politikës amerikane, në vend të kërkojnë barazi para ligjit në politikën e republikën tonë.

Nëse politikës amerikane do i vinte qejfi që të trajtonte edhe Ramën si kryeministrin e Bosnjes, personalisht do vendosesha në mbrojtje të dinjitetit të Ramës dhe jo të qejfit të politikës së ditës së Amerikës.

Ashtu siç nuk mbroj asnjë sekondë askënd që nuk lejohet të hyjë në shtetin tjetër sepse aty ka kryer një krim.

****

Kushdo që këto rreshta i lexon si mbrojtje të Edi Ramës, i sugjeroj ta kuptojë këtë logjikë si parim. Në të kundërt, e rujtë Zoti!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj08/10/2022 20:01

Në përkrahje të z. Manjani:
Elvani do ketë pësuar ...Metamorfozë e çuditshme. Metamorfoza e ideve të dikujt. Pësoi një metamorfozë të menjëhershme...
Nga brigadier në kombinat në "amerikanist".
I duhen tokës edhe ..krimbat

Elvan Sokoli05/10/2022 11:19

Ti, qe del dhe shan e kerdise Dynjane neper rrjete sociale dhe neper media sigurisht aty ku ty te japin hapesire, dhe ben Avokatin e madh ne fund te dites duke share dhe kerdisur edhe Ameriken, Aleatin dhe Vellain tone te madh. Sigurisht, ti pra nuk je asgje tjeter vecse nje Funderrine dhe Felliqesire, e i Pa Fytyre dhe i Pacipe i sistemit te Drejtesise se Kalbur qe dita dites po reformohet me Iniciativen dhe shtyrjen shume te madhe qe i ka bere, dhe po i ben Amerika pra ketij procesi te Domosdoshem te pastrimit te Korrupsionit ne Drejtesine e re. Por, ti nuk je i vetmi ne kete Logore te shpifur kundra ketij procesi, ne kete Logore te Felliqur jane shume si puna jote, qe me Njemije e Nje fije te pista te Korrupsionit jane te lidhur me ish-Sistemin e Kalbur dhe te korruptuar te Dretjesise. Por, edhe po te behen dy fish e kasaj Logoreje te Poshtur si ne Politike, si ne Media, si ne boten e Biznesit, absolutisht kjo Reforme Jetike dhe e Domosdoshme duhet, dhe do te ece perpara sigurisht e Financuar dhe e Suportuar nga SHBA-te pa asnje prapa kthehu ne Objektivin e qarte per shkaterrimin e Korrupsionit ne kete vend, Amerika, nuk po terhiqet dhe nuk do te terhiqet as nga Perballja me Diktatorin Putin te Rusise, jo me te terhiqet nga disa Legena apo shume Legena qe ka ka vendi yne.

Elvan Sokoli05/10/2022 11:15

Shto koment

Denonco