Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Primaret - një hap vendimtar i PD për rritjen e pushtetit të votës së anëtarëve dhe simpatizantëve të saj

Primaret - një hap vendimtar i PD për rritjen e pushtetit të votës së anëtarëve dhe simpatizantëve të saj

Nga Myqerem Tafaj - 03/10/2022

Miratimi nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD i Rregullores ose procedurave së përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor, përmes primareve, është një hap historik për rritjen e pushtetit të votes, jo vetëm të antarëve por edhe të simpatizantëve, për thellimin e demokracisë së brendshme të PD për shumë arsye.

Për herë të parë kandidatët për bashkitë do të përcaktohen nga vetë qytetarët e këtyre njësive vendore. Me të vërtetë ata që do të votojnë janë antarët dhe simpatizantët e PD, por ata janë, më së pari, banorë të këtyre njësive, pastaj antarë apo simpatizantë. Në parim, rreth gjysma e këtyre njësive mund të fitohen nga kandidatët e PD dhe opozitës, cka do të thotë që kandidati/tja janë të zgjedhur me votë direkte nga vetë votuesit që në momentin kur përzgjidhen kur kandidojnë në primare.

Risia tjetër shumë e rëndësishme është pjesëmarrja e simpatizantëve të PD në një process kaq vendimtar, sic është përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë të bashkive dhe më vonë përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Dhe kjo lidhet jo vetëm thjesht me të drejtën e votës së simpatizantëve në një proces kaq vendimtar, por edhe me krijimin e hapësirës reale për thithjen e kandidaturave përtej strukturës dhe antarësisë së PD.

Numri i simpatizantëve dhe votuesve të PD është të paktën 12 – 15 herë më i madh se sa ai i antarëve me tesër të saj. Edhe nëse në këtë process do të merrnin pjesë gjysma e simpatizantëve të PD, pjesëmarrja në votimet e primareve do të mbizotërohej dukshëm jo nga antarët me tesër, por nga mbështetësit e PD pa tesër, cka krijon besim që të kandidojnë për tu bërë “Qytetar i parë” i bashkisë edhe figura të spikatura pa tesër antarësie në PD, nga grupet e ndryshme shoqërore të komuniteteve të bashkive.

Ky është një shans i jashtëzakonshëm për PD për të shtrirë përfaqësimin e saj në grupet dhe shtresat e shoqërisë, si dhe për të rritur cilësinë e përfaqësimit me figura shumë të spikatura që gëzojnë një simpati dhe reputacion të madh tek qytetarët e njësive vendore.

Sa më shumë figura të spikatura të hyjnë në garë dhe të fitojnë në zgjedhje, aq më shumë do të rritet “forca tërheqëse” e PD për të rinj e të reja të mirëshkolluar, profesionistë, ekspertë, sipërmarrës të suksesshëm, qytetarë me histori suksesi në këshillat bashkiakë dhe administratat e bashkive.

Madje, tërheqja e këtyre burimeve njërëzore, duhet të jetë një nga indikatorët kryesorë të vlerësimit të cdo kandidati që në garën e primareve. Secili prej tyre duhet t’a shpreh vizionin e tij për ekipin që do t’u afroj qytetarëve në qeverisjen e bashkisë.

Qytetarët dëshirojnë ta dijnë thjesht me kë do të qeveris ky ose kjo kandidat/e që në momentin e prezantimit në primare. Ata janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga bashkiakë “të fortët nga muskujt” dhe të pasurit, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me hallet e qytetarëve, të qyteteve dhe fshatrave.

Ata presin njërëz më të urtë, që i njohin mirë hallet e tyre dhe i përfaqësojnë ata me dinjitet. Të tillë ka shumë në të gjitha bashkitë e vendit dhe që janë të gatshëm t’u shërbejnë qytetarëve. Por partitë u mbyllin rrugën sepse nuk kanë tesër.

Prandaj ky hap që bëri tani PD është gati historik për vitalizimin dhe shtrirjen shumë më të madhe të saj në shtresat dhe grupet e shoqërisë ku ajo akoma nuk ka arritur plotësisht.

Tani mbetet që kryesia e PD dhe degët e saj në gjithë vendin t’a zbatojmë me përpikmëri këtë platformë, e cila, realisht, i rrit shumë shanset e PD dhe opozitës për të fituar zgjedhjet vendore të 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

altini05/10/2022 12:05

E si do behet e mundur te votojne simpatizantet apo votuesit e opozites pa qene anetare partie apo pa patur lista?

Shto koment

Denonco