Sipas Guvernatores

Sipas Guvernatores

Nga Milaim Nela - 30/09/2022

(Si e kuptova unë intervistën e Yuri Kim)

Sipas guvernatores SPAK-u po bën namin e shfaqi habi që ne shqiptarët nuk kemi sy t'i shohim sukseset e tij!

Janë arrestuar ministra tha zonja e kjo ska ndodhur kurrë më parë në asnjë qeveri!

Fevziu pati dhimbje dhëmballe me sa duket e nuk guxoi ta pyeste cila qeverisje para kësaj ka bërë zullume dhe shpërdoruar paranë publike sa kjo e naltgjatësisë që të vlejë krahasimi!

Guvernatorja as nuk na tha as nuk u pyet se kur do na japë DREJTËSI për Teatrin Kombëtar SPAK-u i saj i mrekullive!?

Sipas guvernatores provat e parave ruse i kishte Uashingtoni por nuk na tha e as nuk u pyet se pse përfaqësuesja e Uashingtonit desh i detyroi shqiptarët të hanë bar nese nuk mbajnë Lulin e rublave kryetar! Bile zëvendësi i saj u fut nga dera e pasme për të inspektuar selinë e blinduar me tonelata hekur për të mbrojtur kryetarin që kishte lobuar me para ruse.

Sipas guvernatores Berisha ka kryer korrupsion madhor dhe ka minuar demokracinë (gjë që e përsëriti disa herë) pavarësisht se deri sot përveç llafeve kodra mbas bregut nuk ka asnjë provë!

Kjo është thuajse e njëjta gjuhë që përdoret për Putinin në Rusi!

Jo ore!

Demokraci është kjo e Edi Ramës dhe rilindjes!

Sipas Guvernatores Shqipëria ka bërë përparime por ne shqiptarët duhet të kemi sytë e saj dhe të jemi në këpucët e saj që ti shohim!

Sipas guvernatores demokraci quhet vetëm ajo që njeh Yuri e kryetar i PD-së është vetëm Alibeaj sepse atë e njeh "drejtësia" që ajo e drejton me grushtin e saj të hekurt!

Anipse Alibeajn nuk e njeh për kryetar as bashkëjetuesja e tij!

Ata dhjetëra mijera vetë që zgjodhën organet drejtuese të PD-së me votë dhe vullnet të lirë vlejnë një ZERO sa kohë që kjo është në kundërshtim me vullnetin e Yurit!

Guvernatorja as nuk u pyet e as nuk na tha se ku do t'i marrë votat në popull që ta mbajë Alibeajn kryetar apo një nga ata/ato që as nuk guxojnë ti afrohen selisë së demokratëve!?

Sipas guvernatores problem ishin zgjedhjet e 96-es (pavarësisht se ato zgjedhje ne që kemi jetuar atë kohë e dimë që ato i prishi Gramoz Ruçi dhe partia socialiste) por zgjedhjet e vitit të kaluar i pranoi ODHIR-i dhe ato i plotësuan standartet demokratike!

Pika që s'na bie çfarë na shohin sytë e çfarë na dëgjojnë veshët!

Pra sipas guvernatores që la të kuptojë që zgjedhjet e 25 Prillit nuk janë blerë, nuk janë tjetërsuar por janë të rregullta e duhen pranuar me hir apo pahir!

Guvernatorja, krahas arritjeve dhe sukseseve të vendit që ajo sundon me arrogancën e të fortit, foli edhe për projektet e qeverisë së saj që drejtohet nga Edi Rama siç është TEC-i Vlorës dhe Skavica!

Guvernatorja as nuk u pyet e as nuk na tregoi se si një copë kryetar i emëruar bashkie mbi të cilin rëndojnë akuza shumë të rënda arrin të ketë takime me zyrtarët më të lartë të Shteteve tē Bashkuara!

A ka ajo detyrë të paktën të informojë qeverinē të cilën ajo presupozohet ta përfaqësojë se çfarë problemesh ka ky njeri në vendin ku kjo është ambasadore!?

Ambasadorja guvernatore nuk u pyet nga intervistuesi si është e vërteta e refugjatëve afganë që ajo me shfaqje publike i solli në Shqipëri e DASH e mohon të ketë dakordësim për pranimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!

Pse nuk u pyet?

Guvernatorja as nuk u pyet e as nuk na tha se a ka ajo ndonjë përgjigje se pse gjatë mbretërimit të saj popullariteti i vendit që ajo përfaqëson është rrënuar më shumë se kurrë bazuar kjo në sondazhet e televizioneve që nuk mbajnë anën e opozitës!?

Guvernatorja duhet të ketë pasur vërtet hall të madh të ulet me Ilir Metën kur kryetaren e Kuvendit nuk zë gjumi i natës për gjërat e tmerrshme ne dosjen e tij!

Guvernatorja as nuk na tha e as nuk u pyet çfarë posti ka Aleks Soros në administratën Amerikane person ky që është në çdo tavolinë dhe takim të Ballkanit të Hapur?!

Asnjë pyetje sfiduese nga gazetari të cilit qartazi pyetjet i ishin vënë përpara veç për t'i lexuar e jo për të sfiduar të intervistuarin dhe me siguri asnjë nuk doli nga truri i tij ah po ndoshta pyetja për shefat e kuzhinës italiane mbase ishte e tij!

Sipas guvernatores ishte Shqipëria që ndihmoi Amerikën dhe Britaninë të shkruante rezolutën e OKB-së kundër Putinit!

Pika që si bie Keshillit tē Sigurimit kush e drejton e Zoti e mëshiroftë Amerikën kush ja shkruan rezolutat!

Guvernatorja as nuk u pyet e as nuk na tha se çfarë mendimi ka shteti që ajo përfaqëson për mbylljen e shkollave elitare në Shqipëri për interesa të brendshme të një shteti tjetër dhe për shkeljen flagrante në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është nënshkruese të të drejtave të azilkerkuesve në pikat aeroportuale të Shqipërisë!

Sipas Guvernatores punët e Shqipërisë po shkojnë vaj...vaj në të cilin po thyejnë qafën shqiptarët!

Unë ndryshe nga shumë analistë mediumesh apo portalesh nuk shoh as një ndryshim objektivash të ambasadores që vazhdon të mbetet guvernatore por vetëm me vendosmëri, mjete e fjalë të tjera për zhbërjen e opozitës shqiptare qoftë edhe duke mbështetur në mënyrë makiavelike Ilir Metën dhe partinë e tij që edhe në rastin më të mirë kurrë nuk mund të jetë opozitë e mjaftueshme për ndyshimin e gjendjes që është vërtet dëshpëruese!

Në rastin më të mirë ambasadorja guvernatore po përpiqet të zëvendësojë një klan të rilindjes sorosiane më një tjetër akoma më të zi për shqiptarët! Të gjitha lëvizjet e javëve të fundit të çojnë në këtë logjikë!

Unë i bëj thirrje Zj Kim të lërë postin e guvernatores e të bëjë punën e ambasadores në mënyrë që të riparohen sadopak marrëdheniet mes shqiptarëve dhe Amerikës së Madhe marrëdhenie të cilat ajo i ka çuar në nivelin më dëshpërues që prej vitit 1920!

Hiq dorë nga tentativa për opozitë kukull!

Kjo nuk funksionon me shqiptarët.

James Baker në vitin 1991 tha: Freedom works (liria jep rezultate). Liria buron nga njerëzit e lirë e jo nga lart e aq me pak nga ambasadat!

Zbrapsuni e lërini shqiptarët ta zgjedhin vetë rrugën e tyre!

Mjaft Zj Kim!

PS: E sfidoj publikisht Madhërinë e Saj Guvernatoren Yuri Kim t'i japë një intervistë gazetarëve Adrian Krasta  apo Sonila Meco në një nga emisionet e tyre. Ndjesë që flas në emër të tyre por jam i sigurtë që do më mirëkuptojnë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lek Muzakaj03/10/2022 16:55

Per vendet e vogla, sidomos mike-symbyllurazi, si Shqiperia, politika e DASH-it orientohet kryesisht nga Organizata Soros ne USA. Nen udheheqejen e demokrateve ne USA politika e DASH-it eshte plotesisht ne udhezimet e pashkruara te Organizates Soros, e cila eshte me shume se nje Departament ne DASH; dhe jo vetem. Kariera e ambasadoreve amerikane ne keto vende - te cilet jane profile fare minore ne USA - eshte tereesisht ne "dore te organoizaets Soros". Vec Rajerson-it nje nga qellimet madhore te ambasadoreve amerikane ne Shqiperi ka qene "largimi i Berishes nga politika aktive", dhe kane deshtuar te gjithe. Prandaj edhe kane perfunduar te gjithe pas detyres jashte sistemit te diplomacise amerikane, duke filluar me Joseff Lake deri tek John L.Withers II. Vetem Arvizu pati karriere pas qendrimit ne Shqiperi, pasi me te koincidoi dalja e Berishes nga vendimmarrja e larte politike. Te pakten kete teze e ka perdorur Arvizu. Qe Berisha ka rezultuar "mbasadorofag", nisur nga qellimet qe ata kane pasur, eshtee fakt kokeforte, por katandisjen qe i ka bere ambasadores Kim dhe DASH-it te Biden-it mbetet per tu bere pjese e curriculumeve te katedrave te diplomacise ne universitete.

Shqiptaro-Amerikani30/09/2022 14:46

Po çfarë ka për ta bërë lajm këtë deklaratë të Kimetes dhe për t'u habitur nga deklaratat e ditura të ministres sorosiane të propagandës së narko-qeverisë mofiozo-sorosiane Rilindase???!!!!
Deklarata të tilla antishqiptare me milionat dhe miliardat e vjedhura shqiptarëve paguhen!!!
Pse çfarë prisnit ju nga nje qeveri e dështuar sorosiane amerikane, nga një ambasadoreshë sorosiane aziatiko-amerikane, dhe nga një narko-qeveri caristo-fashiste, mafiozo-sorosiane dhe neo-komuniste Rilindase???!!!
A nuk e keni parë ju deri tani që edhe kur shkojnë për të bërë shurrën nëpër takimet për Open Balkan në pshurrëset e haleve në mes të Ramës dhe Vuçiçit është gjithmonë duke pshurrur edhe pinjolli Alex Soros???!!!!
Akoma nuk e keni kuptuar ju që po nuk ndryshoi qeverisja në SHBA dhe po nuk u larguan sorosianët e SHBA nga pushteti dhe të vijnë Republikanët, as që nuk bie kurrë qeveria e Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri as me protesta dhe as me votë???!!!! Sepse në një regjim caristo-putinisto-totalitar, autokrat, neo-komunisto-fashist dhe diktatorial nuk zhvillohen kurrë nga pushteti zgjedhje të lira, demokratike dhe të ndershme!! Nuk e besoni këtë???
Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!!
Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!!
Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!!
Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!
Kjo ishte ajo mender Reforma në Drejtësi dhe SPAK e BKH që do të bënin kërdinë mbi korrupsionin dhe të kurruptuarit me pushtet në Shqipëri!! Këta që do të ishin "Heronjtë e fëmijëve tanë"!!!! Por këta na dolën heronjtë e vërtetë të kriminelëve dhe horrave me pushtet!!!

Shto koment

Denonco