Dita kur Yuri Kim tërhoqi ‘barin’!

Dita kur Yuri Kim tërhoqi ‘barin’!

Nga Bledian Koka - 30/09/2022

Intervista e një nate më parë e ambasadores Yuri Kim tregon një pikë kthese të mirëpritur në rolin që duhet të ketë një diplomat në Shqipëri!

Sjellja prej "guvernatoreje" është rikthyer në hullinë e asaj që shqiptarët presin. Zonja të bëjë arbitrin dhe jo të prishë rregullat e lojës. Duket qartë se pakënaqësia gjithnjë e në rritje ndaj SHBA-së në Shqipëri ka mbërritur deri në Uashington, dhe që atje direktivat kanë ndryshuar. Aq sa gjuha, aspak diplomatike në raport me opozitën e një viti më parë, është zëvendësuar me togfjalësha standarde diplomatike me përmbajtje të lartë "institucionale" dhe takime të përzemërta dyorëshe me "ish-non grata" Ilir Metën.

"Bari" që përmendi zonja në derën e partisë së demokratëve është sot e gjithë ditën një incident i pakëndshëm, por që gjithsesi do të duhet lënë pas krahëve për hir të raportit special që selia blu ka me SHBA që prej themelimit, dhe që asnjë keqkuptim nuk mund ta zhbëjë.

Miqtë edhe gabojnë! Përtej të gjithave, aksidentet me pasojë për demokracinë, që janë prodhuar ne 4 vitet e fundit si pasojë e qëndrimeve të ambasadës, ka ardhur koha të korrigjohen. Dhe për këtë nuk ka nevojë që Rruga e Elbasanit të ndryshojë kahje, por thjesht ta lërë rrugën me dy korsi dhe me të drejtë lëvizje për të gjithë qytetarët.

Akti i parë e i pritshëm do të ishte ai i njohjes së vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që i kthen PD-në ligjërisht demokratëve, dhe kjo me shumë gjasë do të ndodhë më shpejt se vonë.

Hapi i dytë do të ishte rishikimi i hartës territoriale sipas nevojave të qytetarëve dhe jo sipas llogarive kriminale elektorale të Edi Ramës.

Dhe akti i tretë, goditja nominale e bandave kriminale që janë mekanizmi okult që Edi Rama ka ngritur në piedestal për të manipuluar vullnetin e zgjedhësve!

PS... sa për inatet e znj. Kim dhe kontrastin e saj të qartë me Edi Ramën, këto janë punë të brendshme të Rilindjes që kanë nisur të hanë kokat e njëri-tjetrit, por për këtë do flasim më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 10:49

Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë dëmtuar kurrë kaq shumë as nga Rusia, as nga Kina dhe nga asnjë pushtues i huaj se sa po dëmtohet këto 5 vjet nga SHBA dhe nga BE me këta plehra ambasadorë të qelbur dhe me këta mutër zyrtarë përfaqësues të ndryshëm ndyrësira dhe të korruptuar që na sjellin dhe na vijnë shpesh në Shqipëri!! Këta vijnë sa për t'i bërë qokën Edvin Ramës kundrejt pagesave të majme, dhe paturpësisht i thonë të zezës të bardhë dhe mutit i thonë mjalt!!
Shoqja Kimete nuk e përfaqëson kurrë SHBA dhe aspiratat demokratike amerikane dhe perëndimore!! Ajo thjesht ka zëvendësuar shoqen Lenka Çuko, sepse as shoqja Nexhmije dhe as shoqet e tjera të Komitetit Qëndror të PPSH, por as shoqja Spiropali dhe shoqja Nikolla nuk do të arrinin kaq larg në bythëlëpirje kaq qesharake dhe zhgarravitje kaq të shpifur pas pushtetit dhe parasë!!!

Shto koment

Denonco