Frika nuk janë paratë ruse, por gafat amerikane

Frika nuk janë paratë ruse, por gafat amerikane

Nga Andi Bushati - 30/09/2022

“Financimet e Kremlinit”… “ndikimi i Moskës”, “rreziku rus”… Ambasadorja amerikane i ka dhënë edhe njëherë zë një fortune në gotë që zgjat prej disa ditësh. Në intervistën me Blendi Fevziun, Yuri Kim foli për djeninë që ka, se disa media financohen nga burime putinane, duke theksuar se paratë ruse synojnë, në Shqipëri ashtu si kudo, të minojnë demokracinë, besimin në proceset e saj dhe zgjedhjet. 

Askush nuk ka të drejtë t'i shohë me mosbesim këto pohime. Po, ne duhet ta marrim të mirëqenë se faktorë të tretë, që nuk i përkasin sferës perëndimore, rreken të kenë influencë në vendin tonë të vogël. Pra, në asnjë moment nuk mund të përjashtohet që Rusia apo Kina të kenë sponsorizuar politikanë apo gazetarë për qëllimet e tyre. 

Le ta themi me zë ta lartë dhe ta quajmë të mbyllur këtë kapitull. Ama, tjetër gjë janë përpjekjet për të ndikuar dhe krejt e ndryshme fuqia për ta bërë këtë. Në një vend në veshët e të cilit buçasin ende thirrjet: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, i cili mburret me vanitetin e provincialit, si më pro-amerikani në rajon, mundësia që Moska të minojë demokracinë, është qesharake. 

Sado para të derdhë, sado intriga të thurë, ajo nuk e arrin dot këtë qëllim. Nga ana tjetër, këtë fuqi dhe këtë peshë fatkeqësisht e ka vetëm ShBA. 

Kur Uashingtoni tregon padurim për të përshëndetur fitoren historike të mandatit të tretë të Ramës, pas ngjarjeve si ajo e Elbasanit, përdorimit të fondeve publike për blerjen e votës, pas implikimit të bandave dhe parave të zeza në zgjedhje, kjo i shërben minimit të demokracisë. E njëjta gjë ndodh kur për interesa të vogla konjukturale apo lobiste, diplomatët e përtej Atlantikut nuk gjejnë asnjë fjalë për të denoncuar minimin e zgjedhjeve me një skandal disafish më të rëndë se ai i 'Cambridge Analytica'. 

Këtu rreziku është kur një ish-prokuror i komunizmit, që ka ndëshkuar ata që rrëzuan bustin e Stalinit, shpallet nga Sekretari i Shtetit si heroi i drejtësisë së re. Këtu shtetit ligjor i bien të mbathurat kur ambasada amerikane përshëndet zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilën Komisioni i Venecias e përshkruan si në shkelje të ligjit themeltar të shtetit. Këtu ndërhyrja bëhet flagrante kur ish presidentit nuk i lejohet të manifestojë me flamur amerikan, ndërkohë që kryeministrit i hapet rruga për të kërcënuar: “kush prish zgjedhjet e mia moniste, do i ndalohet hyrja në SHBA”. Këtu demokracia nuk minohet, por përdhoset kur ambasadorja përfshihet në një fushatë brendapartiake, për të veçuar barëngrënësit nga pro-atlantikët.

As në ëndrrat e veta më të guximshme, Moska nuk do të kishte mundësi t'i impononte Shqipërisë një lider autokrat dhe t'i jepte legjitimim popullor regjimit të tij. Këtë fuqi e ka tjetër kush. Prandaj kur nisim të diskutojmë seriozisht për risqet e minimit të demokracisë, duhet të kuptojmë se më të rrezikuar sesa nga strategjitë perfide të Kremlinit, jemi nga gafat naive të Uashingtonit. Më shumë se pesha e financimeve të dërguara nga kryeqyteti rus, mund të na dëmtojë lobimi me para pa burim që bëhet tek ai amerikan. Më tepër sesa pagesa në rubla e ndonjë politikani apo gazetari, Shqipëria e pëson kur Amerika mbyll sytë ndaj një bande kleptokratësh në pushtet.

Pikërisht për këtë, kur na duhet të flasim për shëndetin e demokracisë, shtetin ligjor dhe rspektimin e vlerave të botës perëndimore, nuk kemi pse shpikim armiq imagjinarë dhe pa ndikim, por duhet të kemi guximin për të debatuar mbi ata që janë realisht faktorë dhe që kanë fuqinë e mjaftueshme për të instaluar qoftë të mirën, apo qoftë të keqen./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 13:33

Yuri Kim apo shoqja Kimete, sekretarja personale politiko-ideologjike e narko-satrapit kriminel të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, po vazhdon zbatimin e programit mafioz sipas axhendës mafioze sorosiane!
Dëmin më të madh kolosal që i kanë bërë Shqipërisë, popullit shqiptar dhe demokracisë, zyrtarë të tillë ndyrësira, palacio, sorosianë të korruptuar dhe mafiozë, pa personalitet dhe pa dinjitet që SHBA, BE, OSBE, KE, KiE dhe PE, këto 8 vitet e fundit, nuk ia kanë bërë as pushtuesit, as diktatori Enver Hoxha dhe as armiqtë më të egër dhe më të pabesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite dhe shekuj!!!
Kjo është pabesia më e madhe dhe tradhëtia më e dhimbshme që i kanë bërë ndonjëherë Shqipërisë dhe shqiptarëve partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë!!!
Nuk ka gjëmë dhe akt më të dhimbshëm dhe më të hidhur për cilindo dhe jo për një popull apo për një komb të tërë më tepër se vetë vrasja, se sa pabesia dhe tradhëtia!!!
Këtë gjëmë kombëtare, fatkeqësisht, na e bënë aleatët dhe partnerët tanë strategjikë dhe gjeo-politikë perëndimorë euro-altantik!!!

Drejtesi30/09/2022 12:48

Pikes i ke rene

Skrapari30/09/2022 12:02

Pavaresisht bindjeve te Z. Bushati, eshte per ta falenderuar per guximin qe ka per te thene te Verteta Absolute. Nje nder opinionistet me reale ne trajtimin e ceshtjeve madhore qe ka sot Cqiperia.Bravo dhe te falenderojme.

Mirela Kopliku30/09/2022 11:26

Si gjithmone z. Andi Bushati, duhet tju falenderoj per artikullin e bukur dhe shume aktual tuajin! Ne te njejten kohe dua tju pyes ne se ja perthejne kete artikull znj. Kim, ashtu si e ka kuptimin? Sepse nuk ka aresye qe kjo zonje perdor njesi mase te ndryshme kur vjen puna per te gjykuar veprime te ndryshme te bera nga persona te ndryshem. Une per vete i di aresyet, por populli a kupton se cfare lojrash luan kjo ambasadore? Them se nje pjese e popullit e ka kuptuar, duke e shprehur me epitetet nga me te ndryshme qe i kane vene. Po alibeaj & compani e kuptojne? Apo atyre nuk ju plas per shqiptaret, para interesave te tyre! A i takon kesaj punonjese te administrates amerikane ne Shqiperi, ti jape te drejta te pakufizuara vetes ne punen e saj duke dhene orientime te drejtperdrejta ose te fshehura se kush do ta ndertoje demokracine ne Shqiperi ? A mos valle kjo zonje nuk ben punen e Amerikes, por te dikujt tjeter? Si po lejon( po e them meqe i jep te drejten vetes te nderhyje kudo) ti plotesohet cdo kapricio nje figure me probleme mendore, te verbuar nga idili i madheshtise? Besoj se kjo zonje do te largohet nga Shqiperia, ndoshta edhe ne ndonje post me te larte per sherbimet e kryera ndaj "njerezimit"por mos te harroje se opinioni per te nuk eshte aspak i mire. Dhe lum kush le nje emer te mire dhe mjere kush ben te kunderten! Bota sa e madhe eshte, njekohesisht eshte edhe e vogel! Nuk ka te drejte ajo ti vere damken Doktor Berishes dhe ne te njejten kohe te perkrahe me force personat qe e kane katandisur Shqipeine dhe shqiptaret si vendet me te humbura te Afrikes! Ashtu si analizoni edhe ju z. Bushati ne shkrimin tuaj, ku i rendisni me qartesi gabimet e saj( ose te drejtuesve te saj) te cilat ju i quani argumenta naive , por per mua jane te bera me ndergjegje te plote. Na sulmon Z. Berisha, i cili qe prej nje viti kerkon provat per akuzat ndaj tij dhe qe po e ndjek nje popull i tere, dhe na perkrah alibeajn qe e ndjekin pese njerez. N.q.s nuk do te besh mire z. AMBASADORE, te pakten mos bej KEQ! N.q.s e mira harrohet e keqja nuk harrohet kurre ! Po keshtu e drejta zhytet por nuk mbytet! Mesojini edhe keto fjale te urta nga Shqiperia ashtu si mesuat edhe barengrenesit.

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 10:25

Bravo të qoftë Andi Bushati!
Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë dëmtuar kurrë kaq shumë nga Rusia dhe nga asnjë pushtues i huaj se sa po dëmtohet këto 5 vjet nga SHBA dhe BE me këta plehrat që sjellin në Shqipëri!!
Shoqja Kimete nuk e përfaqëson kurrë SHBA dhe aspiratat demokratike amerikane dhe perëndimore!! Ajo thjesht ka zëvendësuar shoqen Lenka Çuko, sepse as shoqja Nexhmije dhe as shoqet e tjera të Komitetit Qëndror të PPSH, por as shoqja Spiropali dhe shoqja Nikolla nuk do të arrinin kaq larg në bythëlëpirje kaq qesharake dhe zhgarravitje kaq të shpifur pas pushtetit dhe parasë!!!

DORA30/09/2022 10:07

O ZOTNI ANDI BUSHATI .JU LUMT!!!!!!!!

Shto koment

Denonco