Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojtarët e Kombëtares?

Nga Lutfi Dervishi - 29/09/2022

Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transparencë, konkurrencë e lirë, rezultate, kontrata,  media e lirë dhe profesionale- këto fjalë janë të lidhura me demokracinë, por sot i shkojnë më shumë futbollit.

Meritokraci. Çdo njeri në vendin e vet me meritë dhe jo për shkak të njohjes apo se babai është milioner apo me ndikim. Është aty ku është sepse është më i zoti.

Përgjegjshmëri: Puna jote matet me rezultatet dhe jo me premtime dhe justifikime.

Transparencë: Veprimet e tua janë në sy të të gjithëve!

Gjykimi është i drejtë dhe profesional.

Rezultatet: Janë të dukshme, të prekshme dhe të matshme për të gjithë!

Kontrata: Vendi i punës është i sigurt sa kohë që plotëson detyrimet. Në rast se kontrata prishet para kohe, ka penalitete financiare.

Po sikur të funksiononte edhe demokracia si futbolli?

Ashtu si në futboll, ku nuk ka fitues të përhershëm, edhe në demokraci nuk fitues të përjetshëm. Ashtu si në futboll ku publiku gjykon lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët, ashtu edhe në demokraci publiku gjykon, ministrat, zyrtarët, kryeministrin dhe gjykatat.

Në futboll raportimi mediatik është i saktë (një ndeshje që del 1-1 raportohet 1-1 nga të gjithë gazetarët dhe komentatorët). Ideale do të ishte që media të ishte po kaq e saktë edhe në raportimin jashtë sportit.

Ashtu si në futboll ku trajnerët, kapiteni dhe lojtarët mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatet edhe në një demokraci ideale kryeministri mban përgjegjësi direkte për rezultatet.

Ashtu si në futboll që ka transparencë për milionat në merkato, edhe në një qeverisje ideale publiku dhe media di çdo qindarkë që shpenzohet dhe merret borxh

Ashtu si në futboll kur gjyqtari gabon, është sistemi VAR, edhe në një demokraci ideale gabimet e qeverisë dhe kujtdo i korrigjon gjykata!

Ashtu si në futboll kur ndodh një gafë/skandal, veprimi i parë është kërkimi i ndjesës dhe shpesh dorëheqja, edhe në një demokraci ideale publiku pret kërkimin e ndjesës dhe dorëheqjen. Ashtu si kapiteni Cikalleshi për barazimin me Islandën.

Ashtu si në futboll tifozët nxehen, dalin nga vetja dhe u hakërrohen lojtarëve të Kombëtares, ashtu edhe në një demokraci ideale njerëzit revoltohen dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë kur nuk ka rezultate, apo kur ka skandale të mëdha.

Lojtarët mbrëmë me kokën ulur u afruan te tifozët. Të gjithë që folën kërkuan ndjesë. E megjithatë ndaj tyre u hodhën jo vetëm fjalë të padenja, por edhe shishe.

Sot nuk guxon të hapësh portalet dhe Facebook se ndeshesh vetëm me një kërkesë: dorëheqjen e trajnerit. Imagjino të ishte humbur ndeshja mbrëmë. Do të kërkonim ta varnim.

Sa trajnerë janë shkarkuar që nga nisja e sezonit për mungesë rezultatesh në 10 ndeshjet e para?

Sa ministra/zyrtarë janë shkarkuar për mungesë rezultatesh në 10 vitet e fundit?

Sa mirë do të ishte që edhe demokracia t’i ngjante më shumë futbollit.

P.S. Dikush me të drejtë mund të kujtohet për skandalet në futboll, për shit-blerjet e ndeshjeve, për faktin se rezultatin disa e marrin vesh para se të nisë loja. Ekzaktësisht kështu ndodh ndonjëherë në demokraci: "ndeshja" është e shitur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani29/09/2022 10:51

Shqiptarët më tepër i zemëron, i tërbon, i revolton, i ngre në kryengritje dhe i trimëron vetëm humbjet e ekipit kombëtar të futbollit apo ekipit të zemrës së qytetit ku banon, sesa ngritja stratosferike e çmimeve, mbetja pa punë, mbetja pa shtëpi, mbetje rrugëve të botës me trasta në krahë si lypsarë dhe pabuksa, me rrogat skandaloze dhe pensionet injoruese dhe ofenduese për aq shumë vite pune rraskapitëse, për analfabetizmin që dalëngadalë po bëhet kanceri i shoqërisë shqiptare, për jetët e tyre që po u ikin për lesh pa shijuar asgje nga ato bukuritë përrallore shqiptare, siç thotë vetë kryeqelbësira i Shqipërisë.
Lërini revoltat dhe tërbimet për topat e kombëtares, por merruni me topet e kryeministrit tuaj kriminel që po ua merr shpirtin dhe jetën çdo ditë!!! Atij shkuljani topet, po qe se jeni trima!!!

DEMOKRATI I BAZS29/09/2022 10:39

Mos e bëj kot këtë pyetje i nderuar Luti. Ti e di shumë mirë përgjigjen që kjo tek ne nuk ndodh. Kjo nuk ndodh kurrë sepse tek ne, sepse politikanët janë mbretër, janë sulltanë, janë perëndia dhe i mbron ushtria, i mbron garda e republikës, i mbron SPAK dhe i mbron fort narko-policia!!
Përveç kësaj, populli shqiptar bëhet trim dhe ulërin, ngre zërin dhe të godet me shishe plastike uji vetëm nëpër stadiume kur bëhen tapë me pije dhe behën dru me hashash apo kokainë!! Për të tjerat të rruan bythën!!!

Shto koment

Denonco