Shteti më i drejtë në botë, po vodhe miliona euro, të bëjnë hero

Shteti më i drejtë në botë, po vodhe miliona euro, të bëjnë hero

Nga Klodian Tomorri - 29/09/2022

1-Fusin në burg mjekun që mori 20 mijë lekë, por nuk prekin asnjë nga ata që vjedhin 100 milionë euro në vit me tenderat dhe koncesionet e shendetësisë. 

2-Fusin në burg kamerierët dhe lavazhierët për skemat e faturave fiktive, por asnjë nga ndërtuesit e mëdhenj që blejnë faturat. As emrat nuk u nxjerrin dot. 

3-Fusin në burg plakën 82 vjeç për kotecin, por asnjë nga trafikantët dhe ndërtuesit e mëdhenj të kullave pa leje në Tiranë. 

4-Futen gjithë Lushnjën në burg për kanalin e Bishtqethmit që ishte 200 mijë euro gjithsej. Por nuk prekin asnjë nga ata që bëjnë batërdinë qindra milionë euro me tenderat e rrugëve. 

5-Kanë mbushur burgjet me punëtorë hashashi, por trafikantët ndërkombëtarë i presin me nderime në kryeministri.  

6- Futën në burg me mijëra njerëz për energjinë elektrike. Por nuk kapën dot asnjë hajdut tek tenderat e energjisë. As atëherë kur KESH zbrazi kaskadën në mënyrë kriminale për të shkëmbyer energjinë ditën me natën me privatin. 

7-Donin të fusnin në burg gazetarët për dokumentat e hakeruara nga iranianët. Por nuk arrestuan asnjë nga përgjegjësit te AKSHI. Madje vazhdojnë t'i japin miliarda kontraktorit privat pergjegjës për sigurinë kibernetike. Sepse ajo është kompania e oborrit. 

Morali këtu është kështu. Në Shqipëri po je fakir, që merr ndonjë copë bukë për mbijetesë të dërrmojnë. Po vodhe miliona euro të bëjnë hero. Ky është shteti më i drejtë në botë. 

Ah po. E ka fajin llumi i drejtësisë dhe policët e korruptuar. Kush mendon ndryshe e faltë Zoti.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mirela Kopliku29/09/2022 11:05

Keni te drejte dhe shume z. Tomorri per krahasimet me se te verteta qe beni, por derisa kjo klike te perkrahet haptazi nga oportuniste te BE-se, apo nderkombetare te tjere, qe bejne ligjin ne Shqiperi dhe qe i thone te ZEZES TE BARDHE, pavaresisht fakteve kokeforte qe i perplasen cdo dite ne fytyre dhe ata nuk shohin dhe nuk degjojne asgje, por zgerdhihen me sadizmin me te madh, do te vazhdohet keshtu, pa ndryshuar asgje. Kjo do te vazhdoje deri sa populli shqiptar te kete kellqe per mos te rene perfundimisht ne humneren ku po kacavjerret !!!!!

Nuk ka rendesi29/09/2022 10:10

Fjale e urte e vjeter afrikane : Po te vjedhesh nje kothere buke, te fusin ne burg. Po te vjedhesh hekurudhen, te bejne senator.

Shto koment

Denonco