Sa i kushton shqiptarëve, lobimi amerikan i qeverisë?

Sa i kushton shqiptarëve, lobimi amerikan i qeverisë?

Nga Ola Xama - 27/09/2022

Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e shoqëruar nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim vizituan dy anijet që do të prodhojnë energji elektrike pranë Tec-it të Vlorës.

Anijet e vjetra dhe në gjendje shumë të amortizuar u shitën nga ministrja si një ‘fat’ për vendin tonë, pasi kishim qënë kokë më kokë me Gjermaninë në garën se kush do të merrte dy të fundit që kishin mbetur në gjithë rruzullin tokësor.

Sarkazma e talljes shkonte më tej, pasi si argument që kompania Exelerate Energy ishte bindur të sillte këto dy anije këtu dhe jo në Berlin, ishte fakti që pronarët kishin nisur t’a ndienin veten shqiptarë dhe kishin vënë dorën në zemër që ne të mos kishin kufizime të energjisë. Madje kompania e kishte bërë këtë duke humbur para, sepse në Gjermani ia kishin kërkuar me një vlerë ‘shumë më shumë më të lartë’ sipas ministres.

Për të thënë disa të vërteta në dimrin e madh të përrallave:

- Nevoja për konsum vjetor e Gjermanisë është 500 Terravat orë, kurse e Shqipërisë nuk i kalon 8 Terravat orë. Pra, nëse anijet do të shkonin në Gjermani, do të plotësonin vetëm 0.17% të nevojës për konsum! Gjermania ka fikur një pjesë të termocentraleve për shkak të direktivave të BE të vitit 2021 për uljen e çlirimit të karbonit. Standardi i emetimit të karbonit i anijeve është ai i Bankës Botërore për vitin 2017.

- Fatura që do të paguajë Shqipëria për prodhimin e energjisë nga anijet në vitin 2023 dhe 2024 është 336 milion euro, ose 168 milion euro në vit. Vitin e ardhshëm dhe në vitin 2024 energjia mund të jetë me këto çmime të larta si sot, por me shumë gjasë parashikimet janë për një zbutje në 2023-in dhe normalizim në vitin 2024.

- KESH u ngarkua me një vendim të Këshillit të Ministrave që të kryejë një procedurë të kufizuar prokurimi  bazuar në shprehje interesi të kompanive, pa publikuar kufi monetar apo fond limit. Njoftimi për shprehje interesi u publikua në buletinin e APP nga data 24 janar deri më 27 janar, ndërkohë që ligji për prokurimin publik detyron që edhe në procedura emergjente shpallja të jetë minimalisht për 10 ditë. Njëra nga kompanitë që shprehu interes nuk u përzgjodh dhe oferta financiare u dorëzua vetëm nga Exelerate Energy dhe Renco.

Me paratë që do të paguhen anijet mund të ishte ndërtuar më shumë se gjysma e hidrocentralit të Skavicës, apo gjatë gjithë këtij viti që u ‘pritën’ të vinin do të ishte ndërtuar një park diellor që të mbetej në pronësi të KESH. P.SH. parku i Voltalias në Karavasta do të kushtojë 100 milion euro dhe ka një fuqi prodhimi 140 MËh, ndërsa anijet e kanë 114 MËh. Me investim më të vogël, mund të fitoje energji më të pastër dhe me efiçencë më të lartë, ose me të njëjtën vlerë mund të ndërtoheshin 3 parqe me fuqi 400 MËh.

Kompania Exelerate Energy u duk në Shqipëri në fillim të vitit 2020 dhe qeveria nisi bashkëpunim me të duke ndryshuar tërësisht strategjinë e furnizimit me gaz të vendit. Nëse më parë në strategjitë që kishin kushtuar miliona euro nga donatorët e BE e ardhmja e energjitike e Shqipërisë ishte gazi i lëngshëm që do të vinte nga TAP, tashmë kur TAP po përfundonte, planifikohej që gazi të vinte me kontenierë nga SHBA . Exelerate bashkë me një firme tjetër të madhe amerikane Exxon Mobil, do të sillnin gazin dhe do të vinin në punë Termocentralin e Vlorës.

Por rrugës u ndryshua edhe marrëveshja. Tashmë plani për të bërë portin lundrues që do të verë në punë Termocentralin e Vlorës është shtyrë për shkak të krizës energjitike, dhe kompania po ‘shpëton’ Shqipërinë duke sjellë dy anije me kosto 336 milion euro, pa llogaritur ndërtimin e infrastrukturës të ankorimit që kushton 2.5 milion euro.

Kjo marrëveshje mund të mos konsiderohej si lobim, nëse në krah të ministers Balluku nuk do të dilte Ambasadorja Amerikane, e cila do të mbështeste tezën se të gjitha vendet ishin ‘të dëshpëruara për të gjetur anije të tilla’ dhe se ishte mjaft ‘e lumtur që Shqipëria kishte 2 prej tyre’. 

Përdorimi i parave të buxhetit për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare patjetër që është i nevojshëm, por duhet bërë në rrugën e duhur. Në rastin e partive ato duhet të deklarojnë donatorin dhe më pas të shihet nëse kontribuesi përfiton nga benefitet kur partia vjen në pushtet. Kur vjen fjala te lobimi i një shteti, mënyra më e mirë është plotësimi i detyrimeve që ke si vend anëtar në NATO, duke arritur plotësimin e kushteve për investime në fushën e mbrojtjes sa 2% të GDP që është detyrimi, apo modernizmin e infrastrukturës të ushtrisë. Prandaj dhe Gjermania nuk i mori anijet, sepse nuk i hynin në punë dhe detyrimet për marrëdhënie ndërkombëtare nuk i plotëson me kontrata sekrete siç bën qeveria shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

DEMOKRATI I BAZS28/09/2022 11:41

Qindra Miliona Euro dhe Dollarë janë paguar nga gjaku i popullit shqiptar për lobingjet mafioze dhe kriminale, për gjyqet e humbura nga veprimet prej gangësterrësh ordinerë dhe vendimet mafioze-kriminale të fekaleve të George Sorosit, Edvin Kristaq Ramës dhe Erjon Qelbësir Veliaj!!
Dhe njerëzit thonë që Shqipëria është e varfër, që shqiptarët janë të varfër!! Por Shqipëria është shumë më shumë e pasur, përderisa paska kaq shumë që vidhet dhe vidhet çdo ditë nga të gjithë, me të gjitha mjetet e mundshme të vjedhjeve dhe mashtrimeve, më hajdutëri të drejtpërdrejta, me mashtrime, me fshehje të ardhurash, me abuzime, me ryshfete, me tendera, me koncensione, me PPP dhe me çdo lloj poshtërsish!!! Pra kaq shumë vidhet sa përsëri mbetet diçka, mbeten lëmosha për mësuesit, për pedagogët, për mjekët, infermjerët, policët, pensionistët, për punonjësit e ndershëm të administratës shtetërore. Dhe njerëzit thonë pastaj se ku do t'i gjejë lekët Sali Berisha që premton kaq shumë???!!! Po ja pra, lekët aty janë midis jush dhe prej jush o popull. Mjafton që qeveritarët mos të na i vjedhin!!! Mjafton që një kryeministër ta përdorë buxhetin e shtetit njësoj sikur të ishte një mësues i mirë, një prind i mirë dhe të përdorte me nikoqirllëk dhe me zgjuarsi paratë dhe të ardhurat e familjes së vet!!! U shkatërruan rafineritë e naftës në të gjithë Shqipërinë, kishim 4 të tilla (në Ballsh, në Fier, në Kuçove dhe në Cerrik) dhe i shkatërruan me qëllim që të pasurohej Edvin Kristaq Rama, me të gjithë çetën kriminalo-mafioze të langove dhe zagarëve të vet!!! Pa llogaritur faktin që Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për prodhimin e naftës dhe të dytin në botë për sasinë e kromit, të parin në Botë për burime hidrike për frymë popllsie!!!
Por diktatori mafioz sulltano-putinist i Surrelit, na thotë me pompozitet kriminal: Asnjë biznesmen, asnjë trafikant, asnjë i korruptuar, asnjë hajdut kryebashkiak apo ordiner, asnjë ministër, deputet, zv/ministër, drejtor i përgjithshëm, dhe asnjë kriminel nuk i ka futur ndonjë cent apo qindarkë në xhep këtij kryendyrësire, këtij kryemafiozi, këtij kryekrimineli, këtij kryeqelbësirë, sepse ky nuk pranon lëmosha apo pare xhepi!!
Pooooo!! Poooo! Kjo është shumë e vërtetë!!! Plotësisht e vërtetë!!! Sepse këtij krimineli nuk ia fusin dot milionat dhe miliardat nëpër xhepa, por ia dërgojnë me thasë, ja dërgojnë me kilogram, ia dërgojnë direkt tek llogaritë bankare!! Ato janë miliarda euro dhe dollarë dhe nuk mbahen kurrë nëpër xhepa!!! Sepse ky diktator kriminel nuk është as idiot dhe as budalla që të mbajë miliarda euro dhe dollarë as nëpër xhepa dhe as në shtëpi!! Ua ka gjetur vendin prandaj kërcen si gjeli majë mullarit me mut!!!
Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 miliard euro!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 Miliardë euro dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!!
Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!!
18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë???
Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme!!!
Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!!
Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!!
Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Kasemi27/09/2022 22:38

Znj. Ola, une ju besoj me ato cfare shkruani dhe analizoni, pasi njoh dhe shoh prej vitesh cdo dite si kjo palo qeveri harxhon leket e poullit.
Por vetem me te shkruajtur ne portale, kjo qeveri as skuqet, as sverdhet, sigurisht nuk i vhen mire.
Une do ju keshilloja keto e me te detajuara se ju me siguri i dini, jepjani deputeteve te Pd, ato mund te kerkojne interpelanca, t'i drejtohen institucioneve qofte prokurorise apo gjykates kushtetuese.
Mendoj se ne kushtetuten tone do kete nene qe na mbrojne nga nje qeveri, qe me e pakta me veprimet e saj bie ndesh me interesat e qytetareve.

Shto koment

Denonco