Moska po avancon me politikat e saj në Ballkan: Është koha ta ndalojmë atë

Moska po avancon me politikat e saj në Ballkan: Është koha ta ndalojmë atë

Nga Agim Nesho - 26/09/2022

Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme, gjatë punimeve të Debatit të Përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ishte një goditje e

rëndë për politikën perëndimore, në një kohë krize që po thellohet nga dita në ditë me kërcënimet e Putin për të përdorur armët bërthamore në qoftë se interesat e Rusisë e kërkojnë një gjë të tillë. Kjo marrëveshje ishte një goditje ndaj politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Biden, që në fjalimin e tij ju bëri thirrje vendeve të botës për tu bashkuar kundër një rreziku eminent që kërkon të shkatërrojë funksionimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj

dhe institucione dhe krijimin e një rendi të bazuar në përdorimin e forcës dhe ndarjen e zonave të influencës midis fuqive të mëdha. Ky veprim i Aleksandër Vucic të Serbisë, një vendi kandidat dhe negociator për tu pranuar në BE, ka tronditur naivët e politikës amerikane, ata që entuziazmohen nga lobistët dhe aktorët që duan të luajnë një rol në Ballkan, pa e ditur se me kë kanë të bëjnë; ka acaruar ligjvënësit europianë dhe raporterët e BE-së që ndjehen të keqpërdorur në vlerësimet e tyre; ka tronditur vasalët dhe argatët politikë të Vuçiç që sillen si prostituta politike në projektet e tij ballkanike, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur, për të ruajtur pushtetet e tyre autokratikë.

Të vetmit që nuk u surprizuan nga kjo marrëveshje ishin opinioni publik në Ballkan, opozitat demokratike ballkanike që gjithmonë kanë parashtruar rrezikun që po i vjen Ballkanit nga nacionalizmi i ri serb dhe regjimet kleptokratike dhe autoritare të Ballkanit që bashkëpunojnë me Vuçië për të ashtuquajturën paqe dhe stabilitet ballkanik. Por fatkeqësisht zërit qytetar dhe kërkesave të opozitës për rivendosjen e rendit demokratik në Ballkan, si bazë e funksionimit të shtetit ligjor, burokratët e perëndimit i janë përgjigjur në heshtje, duke justifikuar status-quo dhe protagonizmin e tyre se duhet përkrahur Serbia, duke harruar se me veprimet e saj Serbia ishte vetëm një satelit i Rusisë dhe i kishte hapur kësaj të fundit dyert e Ballkanit për të shtrirë ambiciet e saj revizioniste. Në takimin e tij të fundit me ambasadorët e vendeve të akredituara në Moskë, Putini çmoi politikën e jashtme të Serbisë, madje përkrahu dhe politikën e saj të paangazhuar, duke e ditur mirë që politikat e saj të ‘paangazhuara’ ishin kundër BE-së, Perëndimit dhe për krijimin e zonave të reja të influencës në zemër të kontinentit europian.

Projekti Rama-Vuçiç i Ballkanit të Hapur është një projekt anti-europian, që e afron Ballkanin Perëndimor më shumë me influencën ruse. Vetëm mediokrit, naivët dhe ata që pëlqejnë shpjegimet e lobistëve të paguar mund të besojnë se Ballkani i Hapur është një iniciativë komplementare e Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.

Ballkani i Hapur është një iniciativë që i shërben dominimit serb në rajon, i kontrolluar nga Rusia, që kërkon prishjen e kordonit të sigurisë europiane në Ballkan dhe prishjen e perspektivës europianiste të vendeve të rajonit.

Marrëveshja e fundit politike midis Moskës dhe Beogradit zbeh të gjitha pritshmëritë që Vuçiç dhe klika e tij mund të bëhen pjesë e vendeve perëndimore. Perëndimi duhet të heqë dorë sa më

shpejt nga ideja se Vuçiç-Rama janë agjentët e ndryshimit dhe stabilitetit në rajon. Ata u rritën dhe u përkëdhelën si të zgjedhurit e Perëndimit dhe përfunduan si argatët dhe vasalët e autokratëve të Europës, Putin e Erdogan. Qëllimet e tyre mbeten pushtetet e korruptuara dhe jo ambiciet e popujve për t’ju bashkuar Europës.

Ka ardhur koha që Perëndimi të mos humbë kohë me sugjerime dhe propozime se çfarë duhet të bëjmë. Moska ka avancuar në pozicionet e saj në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm me projekte por edhe me strukturë qeverisje të modelit putinesk.

Ne duhet t’i bashkohemi Perëndimit në këtë veprim se e ardhmja jonë perëndimore vihet në rrezik. Është populli që duhet të vendosë për fatet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA26/09/2022 20:16

HEU, MOSKA PO AVANSON NË POLITIKAT E SAJ NË BALLKAN; ËSHTË KOHA TA NDALO-
JMË ATË!" EU, KOCKA DO KASAPRON MË HORRIFIKAT HË VAJ, NË KALLKAN!! A, FJALA
BALLKAN NË LINDORE: GJUHË HORRIGRIKE RUSO TURKO ARABE-PUSO FURKO BAR-
ABE; AHIII VALLË, QË ME SHEKUJ DHE TEMPUJ A NUK U NGOPËT AS NUK U KOPET ËH
ME GJAK E PRAG TË TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË HEEJ, VELLAZËRO
RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRISË! OUH, A PAK QË NGA KËTA PËR HATA O, POSI BISHA
KANIBALE; HANË MISH E ASHTA TERË NJË POPULLI, GJERË GRIA HORRBULLI; GLLAB-
ËRUAN MBI 80% A, ENDE KËRKOJNË 100% ËËH, PËR ÇUDI, PËR KËTE LUBI DHEMPIRE
TRËMBNXIRE, QË PËRKRAH O FERRAH EDHE EUROPA OH, BASHKË VRAZHDË A KËSO
FERRZO KASAPRIME, MASAKRIME TË KASAPËVE SATRAPËVE, BANDA POLITIKE E HO-
RRIGRIKE: RUSO TURKO ARABE-PUSO FURKO BARABE; KËRKOJNË, TENTOJNË OUUH
TË NA SHKATRROJNË,SHPARTALLOJNË, TERË POPUJ JO RUSO JUGOSLLAVË AHIII O,
A VEÇANTË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARINË: T'ZOTË PËRJETË E MOT TË GADISHULLIT
ILIRO SHQIPTARINË; QË MË KANIBALE, KATASTROFALË, GLOBALE, NA LIKUDOHËN OR
NGA SIPËEFAQJA E DHEUT; EDHE NGA KRITER PAQJA E KREUT; DUKE FUTUR, MRTUR,
SI XHOKER AH, KORBER KANIBALIZMIN, KATRANIZMIN, RUSO SERBO TURKO GREKE-
PUSO VERBO FURKO FERRKË!! TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA TROJET SHQIPTARE!
MANI USA

Shto koment

Denonco