Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin

Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin

Nga Genc Pollo - 23/09/2022

Urdhri i befasishëm i qeverisë (Ministrisë së Arsimit) për të mbyllur kopshtin e fëmijëve të institucionit arsimor Turgut Ozal është i paarsyetuar dhe dukshëm arbitrar. Po kështu edhe mbyllja e Fondacionit Gjylistan.

Vetëm kaq nuk është lajm në vendin tonë. Fatkeqësisht!

Vendime arbitrare dhe antiligjore kemi parë vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Por si rregull ato kanë qenë të lexueshme si akte në shërbim të grand-korrupsionit dhe të akaparimit të pushtetit. Në pak raste ato shpjegohen me inkompetencën e paaftësinë.

Urdhri kundër kopshtit duket sikur nuk është si një nga këto raste. Por gjasat janë që ky episod i sprasmë i arbitraritetit qeveritar të jetë edhe më i keq e më dëmprurës se rastet e tjera. Nuk e kam fjalën për pasojat sociale (250 fëmijë, qindra nxënës e familjet e tyre në  çorodi) apo tek rrënimi i mëtejshëm i besimit tek një shtet i së drejtës (tek naivët e tuafët e mbetur).

Me sa duket qeveria po importon në Shqipëri arbitraritetin e një shteti tjetër. Dhe po hyn në një konflikt që nuk ka të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët; duke sjellë kështu probleme të shumanshme e afatgjata.

Por sidoqoftë qeveria Rama nuk bën qoka veresie. Por kthen favorin për mbështetjen që ka marrë për të akaparuar pushtetit dhe për të shtuar grand-korrupsionin.

P.S. Për të dhënë një ide se në çfarë kulmi mund të arrijë arbitrariteti i fetvasë qeveritare: në Shkodër urdhërohet shkolla e vajzave që jo vetëm të mbyllet, por godinën e vet (pronë private) t'ia dorëzojë një fondacioni shtetëror të Turqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA23/09/2022 20:54

HEU, KUR KOKËBOSTANET E MBYLLIN GJYLISTANIN!" EU, ZGUR KROKËTRAZANET QË
I VENË DRYRIN BRRYLITRANIN?! KRYQEVERITARI RAMA NUK BENË QOKA VERESIE O,
FRYENEVERITARI TUK NXENË KRROKA FERREZIE?! DUHEJ OR, DRUHEJ QË O, PËR TA
SHTUAR GRANDKORRUPCIONIN DHE TRANDËHORUKZIONIN; TË TRASHET MIQËSIA A
TË SHVATET FËLLIQËZIA, ME MIKUN QE NA FIKUN; ME KRYEKRIMINELIN E LUFTES AH,
SI PRESIDENTI I TRUQISË ME PUTININ, DUKE U MBAJTUR DORË PËR DORE ËH, KUKE
U SHAJTUR KORE PËR KORE, HORRE PËR HORRE; NACISTA, RACISTA, FASHISTA AUH
PËR VRASJEN O PLASJEN TERË POPUJKOMBEVE T'BOTËS, ROPUJKORBEVE SQOTËS
DIKTATORI PËR DEKTATORIN, FRIKAHORI TERË FRIKAHORIN!. TË FALA NGA MANI USA

krasasi tp23/09/2022 13:11

Kam disa pyetje për Ju Z.Pollo.Unë jam njeri prej "naivët dhe tuafët e ngelur" siç na etiketoni .Nuk marë përsipër ti përfaqësoj të gjithë dhe as të flas në emër të tyre.
A ishte grusht shteti, ajo që ndodhi në Turqi në vitin 2016, ku një parlament dhe qeveri e dalë nga zgjedhje të gjithëpranuara si të lira e të ndershme dhe të çertifikuara edhe nga ndërkombëtarët, të sulmohet e të përmbyset me dhunë e ku vriten disa qindra qytetarë ? Sidomos një vënd që aderon në NATO?. Nëse Z.Gylen dhe organizata e tij nuk kanë dorë në grusht shtetin në Turqi/2016 a i janë drejtuar ata Gjykatës Ndërkombëtare kundër shtetit Turk?. A ka vepruar organizata Gylen si një shtet brënda shtetit?. I takon institucioneve turke të japin përgjigje. Trysnia që shteti Turk po ushtron ndaj 'vëllezërve' të tij NATO/ist për mos tu zgjeruar, pa dënuar frymën praktikën njerëzit dhe financat që gjenerojnë para e që mbështesin marrjen e pushtetit me dhunë, është e drejtë, përderisa po mbështetet edhe nga vëndet aspirante për antarësim në NATO, por edhe nga vetë organizata. Ju përmëndni vetëm "fetmanë qeveritare" për një kopsht dhe një fondacion dhe anashkaloni dhe nuk përmëndni gjimnazin . Por pyetja një milion dollarëshe, ngelet për tu bërë. A janë konçensionet dhe privatizimet e bankave, insitucioneve arsimore, ato në telekomunikacion etj, të ndikuara nga, e nën influencën e ideologjive ekstremiste dhe radikale?. A janë marë ato (vendimet) në interes të shtetit ?. Apo disa biznese dhe biznesmenët e lidhur me to, apo intelektualët (një pjesë jo e vogël) që ndoqën edukimin e ofruar nga këto institucione , përqafuan ideologjitë radikale?. I propogandojnë vënçe dhe i kanë udhëheqje për veprim. Dhe akoma më keq, sot pas 20 vjetësh, korrupsionin dhe rrënimin e shtetit të së drejtës, j'ua faturojnë vetëm të tjerëve. Apo modelin e shtetit brënda shtetit në Turqi ,janë munduar dhe deri diku ja kanë arritur ta implementojnë edhe në Shqipëri?.

Shto koment

Denonco