SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

SKANDALI! Vetëm ne nuk kemi (asnjë) faj

Nga Lutfi Dervishi - 22/09/2022

Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në vend. Agresorët dihen. Dëmi i shkaktuar ende nuk është i qartë. Ende nuk dihet se çfarë do të vij më pas. Gjëja më e qartë deri në këto momente është papërgjegjshmëria. Ka ndodhur gjëma dhe ASKUSH nuk ka përgjegjësi. Askush.

Edhe për ngjarjen më të rëndë sjellja është si për çdo skandal të radhës. Minimizimi, relativizimi, justifikimi, zhvendosja vëmendjes, normalizmi i skandalit.

1. Minimizimi.

Mund të kishte ndodhur më keq. Më e keqja nuk ka ndodhur. Reaguam në kohë. Sistemi që kemi ngritur u testua dhe rezistoi. Po të mos kishim marrë masat atëherë do të ishim vërtet keq. Agresorët nuk ja dolën, etj. etj

2. Relativizimi

Këto gjëra ndodhin kudo. U kanë ndodhur vendeve dhe shteteve më të fuqishme se ne.  

Kanë ndodhur edhe më parë. Do të ndodhin sërish. Po ndodhin çdo ditë.  U paralizua X, Y. etj

3. Justifikimi

Kemi investuar, por kërkohet më shumë. Jemi certifikuar. Jemi vlerësuar. Armiku ka investuar më shumë. Aleatët i kemi patur në krah në çdo moment.

 4. Aleatët

Jemi në konsultim të ngushtë me aleatët/partnerët. Na kanë shprehur mbështetjen dhe janë gati për të na ndihmuar. Partnerët janë në krahun tonë. (A thua se do të jenë në krahun e Iranit?)

5. Zhvendosja vëmendjes

Sajohet një skandal tjetër. Vihen në lëvizje institucionet e pavarura (mundësisht të drejtësisë) me veprime apo me deklarata. Mbajta e ‘një skandali’ si AS nën mëngë për një ditë më të keqe.

Kush është familjar me funksionimin e AKSHI-t e di shumë mirë që ka pasur probleme të rënda me sigurinë. Por jo hetim, por as analizë për çfarë ka ndodhur duket nuk ka ndërmend të bëj askush. 

Fakti që edhe sot e kësaj  dite, askush nuk kërkon ndjesë për ‘patronazhistët’ (se hetim ta harrojmë) që grabitën të dhënat e shqiptarëve- është dëshmi që siguria kibernetike asnjëherë nuk është marrë seriozisht. Dhe puna e patronazhistëve nuk është punë patriotike, por punë votash. Nuk ishte punë për Mëmëdheun, por për Nënën Parti.

P. S. Gjatë gjithë kohës së agresionit kemi dëgjuar çdo fjalë, me përjashtim të dy fjalëve: Më falni dhe Ndjesë. Janë fjalë të gjuhës shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA22/09/2022 22:00

HEU SKANDAL! VETËM NE NUK KEMI (ASNJË) FAJ?" EU ÇKA BAL! MBETËM PRE E NUK
VEMI (QASNJË) VAJ OU HAJ!! NJË PRIND MALSIE E KISHTE PASUR NJË DJALË PËRTAC,
QË NUK PUNONTE AS NUK TENTONTE, AS TË MBETEJ GJALLË O, T'MERËMETONTE A,
TA NDËRTONE NJË SHTËPI TË RE; QË E KISHTE NJË SHTËPI T'VJETËR ME GURË DHE
LLAÇ, VRIMA E ZGURA; A, GJITHË NATËN LUANIN MINJ, BRETKOCA E GJARPI NEPËR
SHTËPI! KUR NJË NATË MINI SI BREJTËS I RRYER MU ATI DJALIT KLLAPITUR N'GJUM
THELLË, SI ARIU NË DIMËR; IA KISHTE SHKURTUAR NJERIN KRAH TË MUSTAKUT DHE
KUR E VREJTI AI DJALI PERTAC, FILLOI TË BËRTAS DHE KUKATË A, KUR DËGJOI BABA
PO I DREJTOHEJ: PO ÇKA PO BERTET DHE PISKAT KOT, MIRË TA KA BERË AI MINI HË I
LUMTË, SE VETË JE FAJTOR; SEPSE, KËTE SHTËPI TË VJETËR QË NGA GJYSHI JONË
ME GURË E LLAQË, PLOT VRIMA E ZGURA QË NATËN LUAJNË VALLE MINJ, BRETKOCA
E GJARPI EDHE TI, VETËM I KREH E I PREH MUSTAQET, PA PUNUAR ASGJË MORE TI O
PËRTAC I MALLKUAR!! A, PËRGJEGJJA E DJALIT PËRTAC: MORE BABË O, NUK PO JAM
AQ NGUSHT PËR NJERIN KRAH TË MUSTAKUT; SE PO I SHKURTOJ KREJTË QË TANI A,
PO FRIGOHËM SE AI MINI BREJTËS I MALLKUAR, KA MËSUAR RRUGËN DHE DO TË NA
BREJË E PREJË TERË TRUPIN HË, TURPIN TONË, MORE T'MJERËT NE MË TË MJERËT
Q'NA KA GJETË HË, HAJ MEDET; KEMI MBETUR OR TRETUR NGA PËRTACIA! MANI USA

Shto koment

Denonco