Edhe vetë Putini e di që po humbet

Edhe vetë Putini e di që po humbet

Nga Mark Galeotti - 22/09/2022

Vendimi për thirrjen e rezervistëve është shenjë dëshpërimi

Nga Mark Galeotti, Spectator

Përshkallëzimi më i fundit i Vladimir Putinit në Ukrainë demonstron jo vetëm që ai nuk mendon se po e fiton luftën, por edhe se çfarë ndodh kur një lider e di që duhet të bëjë “diçka” por nuk e di çfarë.

Vrulli i momentit nuk ishte më në anën e tij. Ai duket se ka shpresuar që përgjatë dimrit të ashpër ose Ukraina do ta humbiste vullnetin për të luftuar, ose Perëndimi do të lodhej me barrë ukrainase. Megjithatë, kundërofensiva mbresëlënëse e Ukrainës në verilindje jo vetëm konfirmoi vullnetin dhe aftësinë në rritje të Kievit për të luftuar, por edhe galvanizoi përkrahjen nga Perëndimi.

Ndërkaq, Perëndimi nuk është i vetëm në dhimbjen që ndien. Putin shkoi në Samarkanda për një samit të Shanghai Cooperation Organisation me shpresën për njëfarë mbështetje politike, nëse jo praktike, për luftën e tij kundër Perëndimit. Ndryshe nga sa shpresonte, Kina, India dhe Turqia që të gjitha i kërkuan t’i jepte fund shpejt luftës dhe ai u detyrua publikisht t’i pranonte shqetësimet e tyre.

Putin u kthye në Moskë dhe lënia vetëm ra dukshëm në sy nga mbledhja globale e liderëve në funeralin e Mbretëreshës (ku ai nuk u ftua) dhe nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (në të cilën nuk do të guxonte të shkonte). Ai është hedhur në kubin e autokratëve, përkrahja nga elita në vend po bie, pretendimet e tij se “operacioni special ushtarak” po shkonte sipas planit tingëllojnë përherë e më bosh.

Kaq duket se ka mjaftuar për ta shtyrë përtej gardhit mbi të cilin ka qëndruar pezull deri tani. Fajkonjtë rreth tij dhe ushtarakët kanë kërkuar deklarim të plotë të luftës dhe mobilizim; këshilltarët politikë e kanë paralajmëruar se ndërsa njerëzit kanë qenë të gatshëm ta përkrahnin konfliktin deri tani për sa kohë që nuk ka ndikuar shumë në jetën e tyre, kjo e fundit do t’i alarmonte dhe armiqësonte me të.

Ashtu siç pritej, i vendosur përballë alternativave të pakëndshme, Putin e zvarriti për aq kohë sa mundi. Samarkanda duket se e ka detyruar të veprojë, por ajo që shohim zor se është një plan koherent e i besueshëm.

“Referendumet” nuk do të kenë legjitimitet ndërkombëtar dhe ka gjasa ta largojnë më tepër Kinën. Pekini është kapur te parimi i paprekshmërisë së sovranitetit, të cilin e përdor si bazë të pretendimeve për Tajvanin. Ato do të jenë edhe qesharake jo vetëm për fatin që do të mbahen në territore të cilat as nuk janë plotësisht de facto nën kontrollin rus.

Putin me sa duket shpreson që aneksimi, i shoqëruar me kërcënime të forta për reprezalje bërthamore kundër sulmeve në “tokë ruse”, ose do ta pengojë Kievin, ose do ta frikësojë Perëndimin në përpjekjet për të bindur Ukrainën të mbahet. Megjithatë, asnjë nuk duket e besueshme. Duke konsideruar që goditjet bërthamore janë, edhe pse jo plotësisht të pamundura, ende me shumë pak gjasa, Putin duket edhe një herë sikur po e nxjerr vetë blof veten.

Si pjesë e mobilizimit të pjesshëm që, sipas Ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, do të thërrasë nën armë 300 mijë rezervistë, ka pak evidencë që ushtria mund të thithë e nxjerrë kaq shumë.

Rusia me letra ka 25 milionë rezervistë, por në praktikë vetëm 100 mijë, maksimumi 150 mijë, mund të thirren vërtet nën armë. Në fund të fundit, të gjithë do të kenë nevojë për stërvitje të reja, por ushtarët profesionistë të kuadrit stërvitor janë dërguar pasivisht në front mes kërkimit të dëshpëruar për trupa. Nëse këto trupa strehohen në çadra gjatë dimrit, shëndeti dhe morali i tyre do të bjerrë në mënyrë dramatike por nuk ka baza të mëdha bosh në afërsi të zonës së luftës, dhe as ushtria ruse nuk është më e përgatitur për mobilizim masiv. Rezervistët duhet të pajisen, çka do të thotë se duhet të nxirren nga magazinat armatimet e viteve ’70 e ’80, të cilat duhet të rikondicionohen para përdorimit.

Do të duhen ndoshta tre muaj për të mbledhur forca të reja, të gjitha rezervistë të patrajnuar e të pamotivuar. Ndërsa ata mund të bëjnë vërtet diferencën në fushën e betejës, përballë ushtrisë ukrainase me besim në rritje dhe të mirë-armatosur do të pësojnë humbje të rënda, çka do të shkaktojë probleme të mëdha politike në vendin e tyre.

Ndërkaq, duke ripërcaktuar në mënyrë arbitrare zonat e pushtuara si territor rus, Putin mund të dërgojë rekrutë atje, diçka e ndaluar deri tani për shkak të vendosmërisë së tij për të mos pranuar se kjo është luftë. Ushtria ruse është rreth 25 përqind rekrutë, kështu që ndoshta as nuk e kishte nevojën e mobilizimit për të gjetur forca të reja njerëzore për luftë.

E ndërsa strategjia politike pas këtyre lëvizjeve të reja është e qartë, ajo varet nga besueshmëria e kërcënimeve të Putinit. Ato përmbajnë rrezikun e përshkallëzimit, i cili nuk është në avantazhin e Kremlinit dhe as nuk tregojnë ndonjë strategji të veçantë beteje. Në rastin më të mirë, Putin duhet të jetë duke shpresuar se kjo do t’i lejojë të mbajë territorin që e ka zënë tashmë, çka është një tregues vërtet i mirë se edhe ai vetë e di që po humbet.

*Profesor Mark Galeotti është autor i 24 librave mbi Rusinë. I fundit është “Një histori e shkurtër e Rusisë” (2021).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco