Lajmi i fundit

Vendimet e Këshillit Kombëtar, Paloka: Edhe simpatizantët e PD do të votojnë në 'primaret'

Paç fat, Bajram! Në atdhe do të ngelet veç Rama me Spiropalin

Paç fat, Bajram! Në atdhe do të ngelet veç Rama me Spiropalin

Nga Agim Xhafka - 19/09/2022

Në whatsapp, afër mëngjesit, më erdhi një mesazh: “Sapo zbrita në Ancona, bashkë me çunat, gruan dhe vajzën. Të përshëndes.  Bajrami.”

Nuk e kam shok të ngushtë, as mik të vjetwr. Jemi njohur dy muajt e fundit në një librari. Unë për të blerë një libër, ai për një zgjidhje interesante me librashitësin. Merrte botime me qira. 

Duket si çudi, por nga që ishte pa punë zgjidhte atë që i pëlqente, e paguante me çmim të plotë e pasi e lexonte, e kthente të padëmtuar. Atëherw shitësi i kthente lekët, mbante veç 100 lekë të reja. Kaq ishte qiraja. 

Në një nga ato ditë u ulëm te një kafe pranë. Më tha se qe nga Dukati, u shenjua familje ballistësh dhe ashtu u trajtua vite e vite. Vuajti për shkollim, për punë dhe për martesë. Tamam si shprehja, donim të tjera, na donin të tjera, u martuam me të tjera, qeshte. I ra bretku në kooperativë. 

Më pas erdhi përmbysja e Bajrami ia nisi shkollës. U bë ekonomist dhe filloi punë në bankë. U rritën fëmijët. Çunat nuk i la të iknin jashtë. Po bënin ca punë në qytet. Me mundim, por fitonin diçka. Më tej erdhën bijtë e komunistëve. I hoqën nga puna. Bajramin të parin, pastaj gjoba biznesit të çunave. Luftë si nazizmi, hebrenjve. 

U përpëlit ca vite, ashtu duke punuar me orë e ditë deri sa i dha zgjidhje. Një motra e vet në Napoli ia gjeti anën t’u nxirrte leje pune të gjithëve. E nuk e bëri dysh. Hipi në traget e iku si familje. “Do kujtoj Çajld Haroldin”, më tha. “Kur të jem larg brigjeve do recitoj si ai se asgjë nuk më bën më të kthehem”.

Dje u largua një familje komplet. E braktisi atdheun. Fluturoi për bukën e gojës. Të tjera po presin varg, si hudhrat lidhur në spango. Faji i vetëm: “Nuk ishin mbështetës të qeverisë. Ishin kundërshtarë të komunizmit dje dhe të neokomunistëve sot.”

Ikja e Bajramit më lëndoi. Se ishte i vuajtur, i ditur, punëtor dhe ne si shoqëri qemë në borxh ndaj tij. Mesazhi që la qe dhimbja. Ngrita kokën atë çast e në tv lexova: ”Ulet rritja ekonomike. Nga 4% shkon në 2,2%”. As borxhet nuk do shlyejmë dot me kaq zhvillim. Mbase nesër të gjithë do i bashkohemi Bajramit. Në atdhe do ngelet veç Rama me Spiropalin. E do ndjehen keq. Shumë keq. Se nuk do kenë kë të shajnë e për kë të shpifin. A do jetojnë dot ashtu?!

Paç fat, Bajram!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA19/09/2022 22:36

HEU, PAÇ FAT BAJRAM! NË ATDHE DO TË NGELIN VETËM RAMAT ME SPIROPALIN!"
EU, PLAÇ SHVAT HAJ QAM! N'ATDHE O ZHELËM, TRETËN DRAMAT QIROZHGALIN!!.
NGA DIKTATURA RUSO KOMUNISTE NUK KISHIN TË DREJTË SHKOLLIMI TERË ATA
QË KONSIDERONIN SI ARMIQ TË POPULLIT; POR, PËR FAT PASI U RRËZUA KOHA E
DIKTATURËS, MU MUNDËSUAR SHKOLLIMI, MBAROVE DISTERTACIONE EKONIMKE,
U PUNËSOVA NË BANKË; KU PUNOJA EDHE I SHKOLLOJA FËMIJËT, NUK LEJOVA TË
LARGOHËN FËMIJËT DHE FAMILJA E NGUSHTË NË MERGIM, PA KTHIM; PORSE SA
U KTHYE PARTIA SOCIALISTE E DIKTATURËS RUSO KOMUNISTE A, PRAP SI ARMIK
I KOMUNIZMIT DHE NEOKOMUNIZMIT QË MË LARGUAN NGA PUNA, PORSI DHE JO
VETËM MUA POR, GATI TERË ATYRE Q'E RREZUAN NGA PUSHTETI KOMUNIZMIN O,
DHE NEOKOMUNIZMIN A, PRAP GATI TERË POPULLLATËN AH, RROKULLNGRATEN
MBARË SHQIPTARE, DUKE NA SHPALLUR SI ARMIQ TË POPULLIT TË DIKTATURËS
RUSO SERBO KOMUNISTE; A VEÇ JANË DUKE SHPËRNGULLUR MBARË POPULLIN
SHQIPTARË, QË KËRKON DHE NDERON LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË OUH,
MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE! PRA, ME FAT O JU SHQIPTARË, PRAPË
TEPRAPË, NA U KTHYE, DUKE NA ZHGRRYE E THYE, FYE; PËR MERGIM O TERBIM,
TË PA KTHIM, TERË SHQIPTARINË, TENTON, KËRKON MBETEJ VETËM DIKTAORI OH,
GRIKAHORRI, PO VAJ MEDET, TI QAJ O BERTET. DO TRETEJ I VETËM, NUK KA KEND
TA SHPALLË AS TA KALLË, SI ARMIK POPULLI, AH,QË TA FIK, ÇPIK TRAFIK HORBULLI!.
TË FALA MANI USA

Mirela Kopliku19/09/2022 12:36

Histori shume e dhimbeshme dhe shume mbreselenese, z. Agim Xhafka! Nuk dua te behem pesimiste, por mendoj se mos valle populli dhe vendi yne eshte i mallkuar? Perse askush nuk mendon se cfare desheron ky popull, por gjithkush mendon te realizoje interesat e tij(te drejta ose te padrejta qofshin) ne kurriz te ketij vendi! Mjaft te kujtojme permbytjen e 40 fshatrave te bukura te bjeshkeve dibrane, nga Skavica( kujt i intereson ky ndertim), blerja e anijeve lundruese ne Vlore, nga Bangladeshi me 6 fishin e cmimit real( kryeministri ne rrefenjat e tij na tha, se vinin nga SHBA- ja), dhenia me koncension e Butrintit(kujt)? dhe keshtu vazhdon lista e pafund!! Fatkeqet shqiptare qe tere jeten punuan per te tjeret, si ne vendin e tyre, ashtu dhe ne mergim, duke lenguar nga malli per vendin e tyre( si shkruante i madhi Naim Frasheri), te cilit malli per vendin e tij ja zbukuronte edhe me shume bukurite e vendit. Dhe ne pa e provuar kete mall nuk e kuptonim. Tani u shperfytyruan familjet, u lane vetem te moshuarit me syte qe u rrjedhin lote per femijet, qe nuk do te mblidhen me kurre rreth sofres familjare, dhe shpirti qe fillon dhe egersohet dhe ngurtesohet nga vuajtjet e emigrimit, sepse mendohet se duke i derguar 100 € prinderve jane permbushur te gjitha detyrat(mund te shkruhen libra te tera per pasojat negative, ose pozitive te emigrimit). Dhe gjithshka ndodh per shkak te nje bande cubash, qe populli yne nuk ka kurajon ti shporri dhe te jetoje e punoje njehere te vetme per vehten, familjen e vendin e tij!!!! Mos po na ndjek profecua e Nolit( anes detit i palare, trup dhe shpirt i sakatosur ......)???

Skrapari19/09/2022 12:07

Trishtim te madh ndjeva. Por ky eshte realiteti. Nuk ka njerez Shqiperia, ne kuptimin e plote te fjales, ne te kundert ky rregjim banditesh duhet te kishte perfunduar ne sqolle te hales.

Shto koment

Denonco