‘U lodhe o Edvin, u lodhe, po Saliut s’ia kalove’

‘U lodhe o Edvin, u lodhe, po Saliut s’ia kalove’

Nga Agim Xhafka - 15/09/2022

Titulli u sajua sipas vargjeve:

’U plake, u plake e dorë s’hoqe/

Që gurët e varrit t’u bëfshin…’

Fiks 26 vjet më parë Edi Rama ia shaloi karriges së pushtetit dhe akoma tund propagandën bajate hipur mbi të. Dëgjuam e ç’nuk dëgjuam. Që do na ulte taksa, që do na pyllëzonte edhe bulevardet, që sikur Enveri të çohej nga varri nuk do të prishej asnjë ndërtim, që uji do na rridhte me forcë si sperma e demit për 24 orë rresht, që vaditjen do e çonte në çdo rrënjë bime, që qindra mijëra vende të reja do hapte, që… Uf, u lodha duke numëruar vetëm çerekun e rrenave.

E normal unë, ti, ai, ne… si qytetarë bëjmë një krahasim mes Ramës dhe Berishës.

Mes dy qeverive që ia lanë vendin njëra-tjetrës.

Berisha e rriti rrogën mesatare 90%

Rama e rriti rrogën mesatare 20%

Berisha e rriti borxhin me 4.6%

Rama e rriti borxhin me 36%

Berisha rriti prodhimin e brendshëm me 66%

Ramani rriti prodhimin e brendshëm me 40%

Pa hyrë më thellë në eksodin masiv, në kanabizimin e vendit, në korrupsionin masiv në çdo qelizë të qeverisjes.

Ose në infrastrukturën e Shqipërisë.

Qeveria Berisha ndërtoi 11 mijë km rrugë e autostrada, qeveria Rama nuk po mbyll dot as tre-katër baypasse që ishin gati të përfunduara.

Dhe si qershia mbi tortë fakti: ‘Administrata publike sot ka 200 mijë të punësuar.’

Një barrë e rëndë për taksapaguesit shqiptarë. Kaq rrogëtarë për frymë nuk i ka asnjë shtet në glob.

Ndaj po i përsëris vargjet e përpunuara:

U lodhe o Edvin, u lodhe/ Po Saliut s’ia kalove’.

Ose fshatarçe:

’Këto 9 vite Edo ia ke bërë shurrën bahçes. Kaq ka arritur. Kaq’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

avni16/09/2022 15:36

Ja ke futur pak kot. Saliu te pakten na beri te udhetojme pa viza dhe na futi ne NATO, ndersa ky na ka futur vetem ne borxh. Nese ne kohen e Salut duhej ryshfet per te hyre ne pune, po tani c'fare duhet??? A i ke pare administratat, burri drejtor, gruaja drejtoreshe, burri drejtor gruaja kryefinanciere, etj etj.

Agimi.16/09/2022 00:45

Boll broçkullite me këto krahasime idiotësh ti m....,se edhe celularët po vijnë erë nga ty zgjebës!.

M mir muti apo kaka?15/09/2022 22:00

Xhafka vazhdon me servilizmat ndaj Saliut. Problemi është çfarë bëri ndonjë gjë të mirë Saliu? Firmat piramidale që vodhën paratë e shqiptarëve? Universitetet private piramida? Papunësinë dhe informalitetin? Që solli malokët më Tiranë për vota? Në kohën e Saliut, po mos të jepje rryshfet e mos të kishe miq, nuk të fuste njeri në punë. Kjo ka rëndësi. Pra nuk kishte meritokraci. Të tjerat nuk kanë rëndësi. Rama e ka kapur çdo pushtet e ka bërë çdo gjë baltë, ose më saktë mut gjithandej. Por të krahasosh qeverisjen e Ramës me të Saliut është njësoj si të krahasosh mutin me kakën.

Shto koment

Denonco