Si do t’i përgjigjet Putin disfatës më të fundit?

Si do t’i përgjigjet Putin disfatës më të fundit?

Nga Mark Galeotti - 13/09/2022

Nga Mark Galeotti, SPECTATOR

Rusia po tërhiqet me shpejtësi përgjatë frontit të Harkovit, duke lënë pas tanke të djegur, madje, çka është edhe më domethënëse, edhe tanke të padëmtuar. Pamje televizive tregojnë popullsinë vendase teksa pret forcat ukrainase dhe rrëfime dëshmitarësh nga vendngjarja – por asnjë prej tyre nuk është shfaqur në median shtetërore ruse. Teksa Kremlini përpiqet të gjejë ndonjë mënyrë për të shitur të pashitshmen, kjo do të ndikojë jo vetëm në kredibilitetin e tij publik por edhe në unitetin e elitës.

Ministria e Mbrojtjes ruse flet për “rigrupim” të njësive të saj. Televizioni shtetëror tregon “bëmat” e ushtarëve trima. Gazeta qeveritara Rosijskaja Gazeta, teksa shkruan për fitoren e supozuar, ia fut vetes duke e vendosur aksionin thellë në territorin dikur të mbajtur nga rusët. Korrespondenti i luftës i tabloidit Komsomolskaja Pravda – pardon, korrespondenti i “operacionit ushtarak special” – tregon përralla entuziaste nga fronti, duke përshkruar jo një tërheqje të rrëmujshme, por një tërheqje të rregullt nën sulmet e “mercenarëve të huaj” dhe të “trupave të stërvitura nga NATO”.

Media zyrtare po përpiqet ose të injorojë kolapsin e linjave ruse ose të gjejë mënyra për ta justifikuar apo zbukuruar, por në secilin rast efekti është jokoherent dhe jobindës. Në proces, kjo demonstron problemin kyç të një makine propagandistike të kontrolluar nga shteti: varet e gjitha nga një linjë që vjen nga lart.

Kremlini duket se është në konfuzion, në rastin më të mirë, dhe, më e keqja, në krizë. I kapur në befasi, pa ditur si të përgjigjet, nuk po mundet t’i japë drejtim medias dhe në një sistem si ky askush nuk guxon të shfaqë iniciativë, me frikën e gabimit. Në fund të fundit, ky është i njëjti mendim difensiv i stilit sovjetik që fut në konfuzion ushtrinë dhe që e provon në çdo çast se është kundërproduktiv.

Kremlini ka dy probleme akute. I pari është si të prodhojë çfarëdolloj tabloje pozitive pa ia dashur të kthehet e të korrigjojë gënjeshtrat më të mëdha. Këtë dilemë e ka hasur edhe në të dyja luftërat çeçene dhe gjatë luftës së Bashkimit Sovjetik në Afganistan: si të gënjejë mjaftueshëm, pa e kaluar masën.

Ky është një lloj i çuditshëm akti balancues morali që krijohet në regjimet totalitare. Problemi nuk është se shumica e rusëve e besojnë detyrimisht linjën zyrtare – ndonëse ka plot që e besojnë – por më tepër është se nuk kanë vullnetin të përpiqen që të mos e besojnë. Është shumë e rrezikshme, nga ana morale dhe etike.

Në fundin e viteve 1980, më kujtohet prindi i një veterani të luftës në Afganistan që më thoshte se “nuk doja ta besoja atë që njerëzit thoshin për luftën, përndryshe do të më duhej ose të veproja ose të isha pjesë e saj”.

Ashtu edhe sot, shumë rusë preferojnë më mirë ta mbajnë kutinë mbyllur e mos ta dinë nëse macja brenda saj është gjallë apo ka vdekur. Megjithatë, sa më i madh hendeku midis propagandës dhe realitetit, aq më e vështirë është të shmanget e vërteta.

Sfida e dytë e Kremlinit është si të menaxhojë elitën, atë që ka shumë për të humbur por që njëherazi ka edhe më tepër dijeni për atë çka po ndodh.

Një fakt i rëndësishëm është që Ramzan Kadirov, komandanti i Çeçenisë, është ankuar hapur në rrjetet sociale se “është një situatë dreqi” dhe paralajmëron se “nëse sot a nesër nuk ka ndryshime në strategjinë e drejtimit të operacionit ushtarak special, do të më duhet të shkoj te drejtuesit e vendit dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shpjeguar situatën”.

Qëndrimi i tij prej të forti nuk duhet marrë në pamje të parë pasi ai njihet për kërcënime retorike boshe dhe bën bujë. (Ashtu si dhe trupave ruse iu ka ardhur në majë të hundës me forcat çeçene që e kanë mendjen më tepër për të postuar video në TikTok se sa për të luftuar).

Megjithatë, nëse Kadirov pranon se gjërat po shkojnë keq dhe përpiqet të distancohet nga mënyra se si po shkon invazioni, kjo është shenjë e presioneve më të thella, tektonike. Teknokratët prej kohësh kanë qenë të pakënaqur nga lufta, por të pazotë për të bërë diçka. Teksa edhe skifterët e oportunistët po nisin ta tregojnë publikisht zhgënjimin, kjo sinjalizon një izolim në rritje të presidentit.

Putin nuk është i kërcënuar seriozisht, të paktën jo për momentin. Por nëse ndihet i kërcënuar, kjo mund të na çojë në situata edhe më të rrezikshme. Mund të ndodhë që ai të gjejë mënyra për ta pikturuar ndryshe tablonë e të përpiqet të bëjë paqe duke e quajtur fitore. Por mund të ndodhë edhe që ta ndiejë që nuk ka alternativë tjetër përveç përshkallëzimit, me frikën se humbja jashtë vendit mund të çojë në hedhje nga dritarja brenda tij.

*Profesor Mark Galeotti është autor i 24 librave për Rusinë. I fundit është ‘Një histori e shkurtër e Rusisë’ (2021)

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA13/09/2022 21:03

PUTIN, SI T'I PËRGJIGJET SËFUNDI DISFATES T'FUNDIT NË UKRAINË?!" EU O, SI NDËR-
GJIGJET E TUNDI KRIZËNGRATES T'MUNDIT NË UKRAINË!.-O, NUK DI A I KA TREGUAR
I NDJERI ISH PRESIDENTI GORBAÇOV, PËR TAKIMIN NË BERLININ E NDARË MU N'MES
NGA ISH BASHKIMI SOVJETIK-RUSIA DHE PERENDIMI; A, DUKE TERHEQUR VREJTJEN:
-Z. PRESIDENT GORBAÇOV, ÇKA ËSHTË KJO NDARJE E BERLINIT, ÇKA ËSHTË KY MUR
I TURPIT, QË NDANË GJERMANINË POPULLKOMBIN KRYSOR NË EUROPË, ME MURI TË
TURPIT, ME FURI TË KURPIT; PO KY ËSHTË TURPI I JUAJ DHE TURPI I YNË! A E DINI JU,
SE NE TANI KEMI LUFTËN ME YJE QIELLORE A, SA PËR PLANETIN E GLOBIT TOKËS QË
E KEMI SI NË SHUPLAKË TË DORES; PRANDAJ, JU LUTEMI, RRËNONE URGJENT KËTE
MUR TË TURPIT QË KENI NDARË DHE T' PËRÇARË GJERMANINË, POPULLIN KRYESOR
T'EUROPES DHE, DUKE NDARË NJERËZIMIN E TERË GLOBIT TË TOKËS N'LINDJE DHE
NË PERENDIM; PO TANI PËR TANI NA DUHEJ LIRIA DHE PAVARËSIA OUH, DEMOKRACIA
MBARË KOMBËTARE ORE MBARË NJERËZORE TERË POPUJKOMBET PLANETIT TOKË!"
MANI USA

Shto koment

Denonco