Shqipëria, cullak te semafori!

Shqipëria, cullak te semafori!

Nga Mehmet Elezi - 16/08/2022

Po jepen me koncesion rrënjët tona: sjellim ndër mend vetëm Butrintin.

Po jepen me koncesion pasuritë kombëtare: sjellim ndër mend vetëm Portin e Durrësit dhe djegësit (“inceneratorët”).

Po jepet me koncesion shëndeti, jeta e shqiptarëve. Me çfarë çmimi? Në një kronikë të Zërit të Amerikës (23 dhjetor 2019) thuhej se çmimi i sterilizimit për një set kirurgjikal në spitalet publike ishte 2.4 euro; sipas kontratës, koncensionari merr mesatarisht 190 euro ose tetëdhjetë herë më shumë!

Po jepet me koncesion edhe pasaporta, identiteti shtetëror. Atdheu, në të gjitha përmasat. Me koncension!

Pse do ta blejë një i huaj, shtetësinë shqiptare? Shqipëria nuk është Zvicra a Norvegjia, që ta kenë për nder si shtetas të atij vendi. Nëse një milioner i huaj e blen shtetësinë shqiptare, gjasat janë se e blen për punë që bien erë. Për shkak të vendndodhjes, Shqipëria u shërben edhe si trampolinë për në Europë.

Një arsye më shumë, që Bukseli është kritik. Një investitor serioz ka vetëm një kërkesë: klimë të përshtatshme biznesi, ligje bashkëkohore, zbatim korrekt i ligjeve nga institucionet e shtetit. Përmbushi këto dhe investitorët vijnë. Shqipëria s’ka nevojë për pare të zeza.

Shqiptarët po shohin se dikush po ua nxjerr Nënën te semafori. Shqipëria cullak te semafori, tutori (qeveria) ua shkel syrin kalimtarëve: Hë,ç’prisni? Cili të paguajë më shumë, do ta ketë në shtrat!

A nuk duhet thënë: Mjaft është mjaft?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari16/08/2022 13:33

Te ngrihemi ne kembe dhe tu q...robt ridhjerasve, ta zhdukim nga faqja e dheut kete pjelle bastarde me rrenje ne Beograd dhe Moske.

Shto koment

Denonco