Procesi i Merrick Garland kundër Trump është problematik e i rrezikshëm

Procesi i Merrick Garland kundër Trump është problematik e i rrezikshëm

Nga Gregg Jarrett - 15/08/2022

Parashikimet plot besim me Donald Trump që bën prova te rrobaqepësi nga kostumet blu te tutat portokalli (të burgut) janë, si gjithmonë, të pamatura dhe të tepruara.

Histeria është ajo çka dinë të bëjnë më mirë anëtarët e medias liberale. Supozimet e furishme dhe spekulimet e qëllimshme janë specialiteti i tyre. Ata janë alergjikë ndaj kuptimit dhe nuancave të ligjeve. Faktet janë gjëra pa rëndësi që i pengojnë ta tregojnë historinë sipas leverdisë së tyre.

Por në interes të së vërtetës dhe saktësisë, le të eksplorojmë disa fakte të spikatura dhe ligje përkatëse që shtypi tradicional nuk do të shqetësohej kurrë t'i merrte në konsideratë mes zellit për të dënuar ish-presidentin për diçka – për çfarëdo gjëje.

Për të vërtetuar akuzën se Trump vodhi të dhënat qeveritare – përfshirë dokumentet e supozuara sekrete – prokurorët fillimisht duhet të vërtetojnë se ai e përvetësoi materialin qëllimisht.

Në të vërtetë, të tre statutet federale të cituara në urdhrin e mundshëm të kërkimit të shkaqeve të Departamentit të Drejtësisë që çuan në bastisjen që në mëngjes herët nga FBI në rezidencën dhe zyrën e Trumpit në Florida, kërkojnë që një person të veprojë “me dashje” (18 USC 2071) ose “me vetëdije”, (18 USC 1519) ose “me qëllim” (18 USC 793).

Këto terma analoge nënkuptojnë pikërisht atë që thonë. Ato përshkruajnë gjendjen subjektive mendore ose objektivin mendor pas veprimeve të një individi. Për të pasur sukses, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland dhe hetuesit e tij do të duhet të provojnë se Trump e dinte që po vepronte gabim dhe që synonte të shkelte ligjin.

Kështu, për shembull, nëse Trump donte të mbante materiale që ai mendonte se i përkisnin atij – edhe nëse besimi i tij ishte i gabuar – statutet nuk aplikohen domosdoshmërisht. Nëse ai u mbështet te punonjësit dhe avokatët për të kontrolluar dhe inspektuar grupet e dokumenteve të dërguara në kuti në Mar-a-Lago në Palm Beach, ai nuk mund të konsiderohet rrjedhimisht fajtor për gabimet e bëra nga të tjerët.

Kodet e mësipërme federale të identifikuara në mandatin e diskutueshëm nuk janë "krime të rrepta përgjegjësie" ku qëllimi ose gjendja mendore janë të parëndësishme. E kundërta është e vërtetë, siç e thotë qartë gjuha e statuteve. Kjo e bën çdo padi të mundshme kundër Trumpit problematike në mos anemike.

Le të shohim një tablo më të gjerë të asaj që ndodhi. Presidentët nuk i paketojnë personalisht letrat dhe gjërat e tyre kur largohen nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të tyre në mesditën e 20 janarit. Kjo detyrë kryhet nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) në përputhje me ligjin federal sipas Aktit të Tranzicionit Presidencial të vitit 1963 dhe ndryshimeve të mëvonshme.

Meqenëse presidentët janë punonjës të qeverisë federale, çdo rekord i krijuar ose i marrë gjatë shërbimit të tyre duhet të mbahet në ruajtje në Arkivin Kombëtar. Por, identifikimi dhe renditja e duhur e miliona dokumenteve në një afat të shkurtër kohor është një recetë për gabime, veçanërisht kur letrat personale janë përzier me rekordet zyrtare. Volumi i madh kërkon kamionë e avionë për transportimin e artikujve në vendin e magazinimit. Është një ndërmarrje marramendëse. Natyrisht, transferimet e dokumenteve gjatë tranzicionit rrallëherë funksionojnë pa probleme. Shpeshherë më pas zbulohen materiale në vendin e gabuar apo lindin mosmarrëveshje për pronësinë e tyre.

Në pothuajse çdo administratë gjatë 60 viteve të fundit, ka pasur kategorizim dhe/ose vendosje të gabuar të materialeve. Kjo nuk do të thotë se ka ndodhur një krim. Negociatat e mëvonshme me Arkivin Kombëtar janë rregull, jo përjashtim. Mosmarrëveshjet mund të zgjaten, por zakonisht zgjidhen në mënyrë miqësore.

Kjo e bën vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland për të thirrur një juri të madhe dhe për të kërkuar mandat kontrolli  e për të sekuestruar dokumente në shtëpinë e Trumpit edhe më të ngatërruar dhe më të dyshimtë. Po aq befasuese ishte konferenca për shtyp mbrojtëse e gjithë mendjemadhësi, që zgjati pesë minuta.

Garland padashur minoi argumentin e tij për domosdoshmërinë e një mandati kur tha: "Është praktikë standarde të kërkosh mjete më pak invazive si alternativë ndaj një kërkimi". A i respektoi prokurori i përgjithshëm rregullat? Jo.

Departamenti i Drejtësisë dhe FBI i paraqitën Trumpit një thirrje "më pak invazive” në fillim të qershorit. Ish-presidenti u pajtua dhe dorëzoi dokumentet e kërkuara. Kur zyrtarët qeveritarë vendosën se donin edhe më shumë materiale, pse Garland nuk i bëri thjesht një kërkesë të dytë? Moskundërshtimi i Trumpit herën e parë tregon se prapë do të kishte pranuar. Pse të ndërmerret një bastisje e tillë në errësirën e natës nga një batalion agjentësh dhe një falangë mbështetjeje taktike?

Nuk ka kuptim nëse synimi i mandat-kontrollit nuk ishte i pandershëm dhe shërbeu thjesht si një pretekst për FBI-në që të gërmonte shtëpinë e Trumpit për dhjetë orë me shpresën për të kapur çdo gjë që Garland mund të shfrytëzonte për një objektiv tjetër. A është ky një hetim në kërkim të ndonjë krimi tjetër, ndoshta një komploti i imagjinuar kryengritës i lidhur me trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol? Sigurisht që ashtu duket. Nëse është, atëherë sjellja e Garland është joetike dhe e gabuar. Ajo përbën abuzim me detyrën nën maskën e legjitimitetit.

Mosbesimi ndaj motivit të prokurorit të përgjithshëm shtohet nga metoda që ai zgjodhi për sigurimin e mandatit. Në vend që të kërkonin miratimin e një gjyqtari nga gjykata distriktuale federale për një ndërhyrje të këtyre përmasave, Garland dhe aleatët e tij zgjodhën një gjyqtar të nivelit të ulët që nuk është gjyqtar i emëruar nga presidenti dhe i miratuar nga Kongresi.

Një jurist me përvojë do të kishte bërë pyetje sfiduese se përse qeveria nuk po përdorte një thirrje tjetër. A ishte mashtruar gjyqtari Bruce Reinhart? Nuk do të ishte hera e parë. Gjatë mashtrimit famëkeq të Rusisë, një avokat i FBI-së ndryshoi emailet për të marrë një mandat federal për të spiunuar një bashkëpunëtor të Trumpit. Ai zyrtar, Kevin Clinesmith, më vonë u deklarua fajtor për një krim. Gjykata e FISA-s që u mashtrua më vonë kritikoi FBI-në për mashtrimin e saj.

Është shqetësuese edhe që Reinhart – përpara emërimit si gjyqtar – postoi opinione anti-Trump në mediat sociale duke sulmuar karakterin moral të presidentit. Gjashtë javë përpara se të firmoste mandatin e kontrollit, Reinhart u tërhoq nga një rast tjetër që përfshinte një padi të Trump duke përmendur paragjykimet e tij personale dhe mungesën e paanësisë. Pse, atëherë, ai nuk e skualifikoi veten sipas të njëjtit statut kur iu paraqit mandati për Trump?

Në konferencën për shtyp, Garland gjasme ofroi transparencë duke njoftuar se po kërkonte publikimin e mandatit dhe listës së inventarit të materialeve të sekuestruara. Megjithatë, ai nuk kërkoi që të bëheshin publike dokumentet më të rëndësishme nga të gjitha, deklaratat në mbështetje të mandatit. Këto deklarata nën betim nga zyrtarët e FBI-së dhe/ose të DD ofrojnë arsyetimin dhe justifikimin për bastisjen. Ato do të zbulonin edhe nëse qeveria i fshehu informacione jetike gjyqtarit ose keqinterpretoi faktet për të siguruar firmën e tij. Prokurori i Përgjithshëm vazhdon t'i fshehë ato.

Trump këmbëngul se dokumentet e përcaktuara më parë si të klasifikuara dhe tepër sekrete janë deklasifikuar nga ai përpara se të largohej nga detyra dhe se ai ishte më se i gatshëm t'i përcillte ato në Arkivin Kombëtar sipas kërkesës. Nëse Garland ishte kaq i shqetësuar për rrezikimin e sigurisë kombëtare të Amerikës, pse priti kaq shumë përpara se të niste një veprim kaq agresiv për të rikuperuar materialet? Agjentët thuhet se mësuan për materialin shtesë rreth dy muaj më parë, megjithëse koha e saktë është e paqartë.

Garland pretendon se ai "po zbaton ligjin në mënyrë të barabartë, pa frikë apo dallime". Ky është një pohim i çuditshëm nga një prokuror i përgjithshëm, i cili refuzoi të zbatonte ligjin duke arrestuar demonstruesit që bënë kërcënime të shëmtuara jashtë shtëpive të gjyqtarëve konservatorë të Gjykatës së Lartë në shkelje të qartë të statuteve federale. Dhe më pas ishte shënjestrimi i prindërve të shqetësuar që guxuan të ankoheshin në bordet e shkollave për politikat me të cilat ata nuk ishin dakord. A është trajtimi i tyre si "terroristë vendas" ideja e Garland për zbatimin e shëndoshë të ligjit? Në të dyja rastet, prokurori i përgjithshëm u përkul para turmës “woke”.

Nëse shteti ligjor dhe zbatimi i tij "në mënyrë të barabartë" është kaq i çmuar për Garland, pse nuk ka pasur asnjë bastisje apo padi ndaj Hunter Biden, pavarësisht një grumbulli provash inkriminuese se ai drejtonte skema të shitjes së ndikimit të huaj shumë milionë dollarësh duke shitur akses te babai i tij i fuqishëm? Siç thashë në shkrimin tim të fundit, prokurori i përgjithshëm duket se po bën zhurmë për të mbrojtur shefin e tij, Presidentin Joe Biden, dhe djalin e tij të korruptuar.

Garland pretendon se askush nuk është mbi ligjin. Por veprimet e tij sugjerojnë të kundërtën. Aleatët partizanë gëzojnë trajtim të veçantë, ndërsa kundërshtarët politikë persekutohen dhe ndëshkohen. Abuzimi me pushtetin dhe zbatimi i pabarabartë i ligjit janë tashmë shenjat dalluese të mandatit të tij helmues. Bastisja e shtëpisë së Trumpit që e miratoi personalisht Prokurori i Përgjithshëm është ilustrimi më i fundit i paradigmës së tij të rrezikshme. 

*Gregg Jarret është analist i Fox News dhe më parë ka punuar si avokat mbrojtës dhe profesor juridik

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari17/08/2022 15:51

Komenti I Shqiptaro-amerikanit shume I goditur. E majta kudo ne note te njejtin surat ka. Ndaj lufta ndaj saj duhet te jete e perhershme dhe vendimtare derisa ajo te jete minorance.

Shqiptaro-Amerikani15/08/2022 21:54

Amerikanet akoma nuk e kane kuptuar se duke i dhene mandatin sorosianit Biden, kane per ta ngrene te s'emes me keq se sa shqiptaret ne mandatine e 3-te te Rames!!
Sorosianet, qe te gjithe nje surrat kane!! Komunistet dhe te majtet kudo neper bote, fshihen pas tezave, teorive dhe prapagandes se shfrenuar populiste, por jane manipulatore, jane mashtrues, jane intrigante, jane te korruptuar, nuk i njohin dhe i shkelin ligjet, jane fashiste dhe terroriste te nje organizate terroriste sorosiano-liberaleo-majtiste!!
Jo vetem amerikanet, por te gjithe popujt qe votuan dhe do te votojne majtisto-komunisto-sorosianet, kane per te shkaterruar veten e tyre!!! Majtistet nuk bejne kurre zgjedhje te drejta, te lira dhe demokratike, por gjithmone i manipulojne dhe i vjedhin ato!!! Ata nuk e pranojne kurre humbjen dhe jane gati te kryejne edhe akte terroriste dhe c'njerezore ndaj kundershtareve te tyre politike vetem per te mbajtur me cdo mjet pushtetin e tyre gjakatar, te korruptuar, manipulativ dhe kleptokrat!! Ata jane rraca me ndyre dhe me imorale mbi Toke! Ata gjithmone e perdorin ligjin per te mbrojtur pushtetin e tyre kriminal dhe si kamzhik ndaj kundershtarit politik!
Majtisto-komunistet jane teper te rrezikshem per njerezimin dhe gjithmone kane qene shkaktare luftrash, aktesh terroriste dhe fatkeqesish me permasa te medha kudo neper bote!!
Dy jane opsionet e mundshme ne Amerike per zgjedhjet Presidenciale 2024:
1. Fiton Trump apo cdo Republikan kandidat
2. Zgjedhjet do te manipulohen nga majtistet, do te blihen ose do te vidhen nga sorosianet dhe ne SHBA shperthen per here te dyte ne historine e tyre, Lufta Civile!

Shto koment

Denonco