Shamitë e krenarisë sime!

Shamitë e krenarisë sime!

Nga Kim Mehmeti - 15/08/2022

Në atë album janë të pakta fotografitë ku mund të shihen femra. Por ato i shoh edhe kur nuk janë në foto. Siç e shoh për shembull gëzimin e motrave të mia kur më rregullonin të fotografohesha. Apo frikën e nënës që objektivi të mos i kapte edhe pjesët e arnuara të palltos sime.

Kur shoh ndonjë fotografi të rrallë të motrave, më përfshin një ndjenjë si ajo e hajdutit që përballet me ata që i ka plaçkitur. Dhe në ato fotografi unë e shoh gjininë femërore të burrërisë, të krenarisë dhe të bujarisë sonë.

Duke i shikuar fotografitë e pakta të nënës e të motrave, i shoh gardianet e shqiptarisë, femrat e atyre hapësirave që gjatë dekadave të socializmit, flijuan çdo gjë të veten që te ne shqiptarët e rrethinës së Shkupit, të mos vdisnin ëndrrat tona për një të ardhme kur nuk do duhej të fshiheshim pas mureve të lartë të avllisë, kur do dilnim lirshëm nëpër çardakët e kullave dhe nga aty njëri tjetrin do e thërrisnin me jehonën e këngës shqip.

Pra, kur i shoh fotot e largëta të nënës dhe motrave të mia, më kujtohen kohët kur qarqet sllavo-komuniste donin të na nxirrnin nga prapambeturia, duke ua nxjerr grave shqiptare shaminë.

Më faniten pra heroinat tona të atyre kohëve, të cilat, duke e ‘mbuluar’ identitetin kombëtar e fetar me shami, duke e ‘mbuluar’ me shami gjuhën tonë amtare, ia dolën ta mbronin shqiptarinë në vitet kur komunistët e Titos donin që nga ne shqiptarët këtej kufirit të ‘prodhonin’ një popull të ri të quajtur ‘shiptari’, me një gjuhë të re të emëruara gjuha ‘shiptare’.

Dhe andaj e ndjej mungesën e një përmendoreje të femrës shqiptare me shami në kokë, përmendore të krenarisë sime, të femrës së kohëve të socializmit, të atyre grave që ia dolën ta pengonin asimilimin tonë, që nuk lejuan që edhe ne shqiptarët mysliman, njësoj si ata ortodoksë, të 'civilizoheshim' duke e flakur shaminë shqiptare, që pastaj ta humbnim gjuhën, të asimiloheshim, të turpëroheshim kur do na e rikujtonin se cilët kemi qenë dhe, të jemi aty, por si maqedonas, e jo atë që kanë qenë nënat tona me shami në kokë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krenaria e ADN-s15/08/2022 14:24

Po ç'krenari zeza janë shamitë o Abdylaqim Mehmeti?! Me një test ADN atësie bie farsa e shamive dhe ndershmërisë false fetare! Del dobiçllëku në shesh. Pastaj, kur e ke emrin Abdylaqim, pse ta shkruajnë Kim?
Shënim: Poshtë çensura e të kastruarve mediatikë.

elmaz bufi15/08/2022 12:57

Nuk po kuptoj a eshte per shamine islamike e ferexhene qe mbulon teresisht koken eme floke apo Jo... nuk na duhen krahasime per veshje ne kohe te ndryshme. Ajo shami qe e perdorninketue 50 vite perpara ishte pjese e nje veshje tradicionale e ndryshme e nuk ka asgje te beje me shamine per te cilen debatohet sot. Ajo eshte dhe ne veshjet e shenjtoreve kristiane dhe shpesh, por jo me detyrim edhe sot mjaft gra e perdorin kur shkojne ne kishe..si nje shami thuajse transparente por jo kundra shikimit te meshkujve.
Shamia si shenje dallimi fetar eshte i demshem per shqiperine shume religjonesh e nuk duhet lejuar ne shkolla e institucione shteterore mbase edhe kryqi..

altini15/08/2022 11:07

Kete here nuk ndaj te njejtin mendim me ju z. Kim Mehmeti. Shamia qe mund te kene mbajtur grate shqiptare, e trasheguar nder shekuj, nuk ka lidhje as me fene dhe as me te ashtequajturin "civilizim". Se mire qe popullsia shqiptare ortodokse ne Maqedonine e Veriut u sllavizua, por shamia nuk i mbrojti nje pjese te shqiptareve myslymane te cilet ose lane vendin per ne Turqi, te etiketuar si myslymane (pra turq per fqinjet sllave) ose u turqizuan duke humbur po njelloj identitetin dhe gjuhen. Brenda nje popullate gjen gjithnje njerez me te forte, ashtu si gjen edhe me te dobet, qe i nenshtrohen dhe perkulen presioneve. Kjo nuk eshte e re dhe nuk ndodh vetem me shqiptaret.

Shto koment

Denonco