Nuk janë në konflikt fetë, por injoranca dhe destruktiviteti njerëzor!

Nuk janë në konflikt fetë, por injoranca dhe destruktiviteti njerëzor!

Nga Kim Mehmeti - 13/08/2022

Evropa është ‘kopsht’ më i bukur dhe më i zhvilluar në botë edhe shkaku se ngërthen në vetvete vlera shumetnike e shumëfetare. Pra edhe pse është ‘truall’ ku është mbjellë më e vlefshmja e botëve islame – krishtere - hebraike. 

Por, në këtë Evropë, kurrë nuk ka marr fund lufta e ndërsjellë mes botëve fetare që të tregohen më e mirë se tjetra.

Dhe në këtë garë, fituese gjithmonë ka qenë bota më e pasur, më e arsimuar, ushtarakisht më e fortë, ajo që i ka kolonizuar të tjerat: Evropa e krishterë!

Dhe duke qenë më e shkathtë në përdorimin e ‘botoksit’ dhe ‘silikonit’, ajo ka mundur ta zbukurojë fytyrën e vet ashtu siç ka dashur, siç ka mundur edhe t’i fshehë ‘bukuritë’ e botës myslimano-hebraike.

Ja disa fakte, por jo për të dëshmuar se cila nga fetë më bukur i rrinë kësaj bote, por që të mësojnë diçka ata që nuk lexojnë asgjë e që i dinë të gjitha si dhe, që të mund ta kuptojnë se në këtë rruzull tokësorë, kurrë nuk kanë qenë në konflikt mes veti fetë, por injoranca dhe destruktiviteti njerëzorë:

- Universiteti më i vjetër në botë nuk është ai me të cilin mburret Evropa e krishterë – ai i Bolonjës, por Al-Qarawiyin, në qytetin Fes të Marokos.

Të cilin, në vitin 859 e ka themeluar vajza 21 vjeçare myslimane, Fatima-al Fihri, e ku kanë studiuar edhe jomyslimanë, mes të cilëve edhe Geberti nga Aurillaca, apo papa Silvesteri i II i mëvonshëm si dhe, filozofi dhe mjeku hebre, Majmonidi;

- Myslimanët dhe hebrenjtë e dëbuar në vitin 1492 nga Andaluzia nuk i pranoi Evropa e krishterë (kalimthi thënë, deri në vitin 1568 Anglia ua kishte ndaluar hyrjen hebrenjve dhe i kishte dëbuar të gjithë ata që me shekuj jetonin aty) dhe u strehuan në perandorin e vetme që njihet në histori si shumëfetare dhe shumetnike – në atë Osmane, e cila i shpërndau ata nëpër vendbanimet e saja, kështu që Selaniku, me 179 mi hebrenjtë në të, për nga numri i tyre, asokohe ka qenë kryeqyteti hebraik, por të cilët u ‘zhdukën’ porsa këtë qytet e mori në duar kjo Evropa e sotme…

Tani për tani vetëm kaq, se thonë që të gjithëdijshmit kurrë nuk duhet t’i ngarkosh me shumë të dhëna që i qartësojnë gjërat, sepse ata, asgjë nuk i irriton dhe nuk i egërson aq shumë sa e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

GENCI14/08/2022 11:31

UN KRENOHEM ME MENCURINE , DITURINE DHE MIRESINE TENDE !

Shto koment

Denonco